Kapitujt

Jozuehu: 22. Lėshimi i fiseve pėrtejjordanase

22

1 Atėherė Jozuehu grishi rubenasit e gadasit dhe gjysmėn e fisit tė Manaseut 2 e u tha: “Bėtė gjithēka ju ka urdhėruar Moisiu, shėrbėtori i Zotit. Edhe mua mė dėgjuat gjithēka ju urdhėrova. 3Dhe gjatė kėtyre ditėve tė shumta deri mė sot nuk i latė vėllezėrit tuaj: e mbajtėt urdhėrimin e Zotit, Hyjit tuaj! 4 E, pasi Zoti, Hyji juaj, ua dha vėllezėrve tuaj qetėsinė dhe paqen, ashtu sikurse edhe ua pat premtuar, tani kthehuni e shkoni nė tendat tuaja e nė pronėn tuaj qė jua dha Moisiu, shėrbėtori i Zotit, pėrtej Jordanit. 5 Porse kini kujdes tė madh qė t’i ruani e t’i zbatoni urdhėrimet dhe Ligjin qė jua urdhėroi Moisiu, shėrbėtori i Zotit: duani Zotin, Hyjin tuaj, dhe ecni nė tė gjitha udhėt e tija. Mbani urdhėrimet e tija. Qėndroni Atij besnikė dhe shėrbejini me gjithė zemėr e me gjithė shpirt”!

6 Atėherė Jozuehu i bekoi dhe i la tė shkonin. Ata u kthyen nė tendat e tyre.

7 Edhe gjysmės sė fisit tė Manaseut Moisiu ua kishte dhėnė pronėn nė Basan. Prandaj gjysmės tjetėr Jozuehu i dha me short pjesėn e trashėgimit nė mes tė vėllezėrve tė tyre pėrtej Jordanit, nė anėn e tij tė perėndimit. Duke i pėrcjellė qė tė shkonin nė tendat e tyre, Jozuehu i bekoi 8 dhe u tha: “Me pasuri tė shumta po ktheheni nė shtėpitė tuaja: me argjend, me ar, me bronz e me hekur dhe me petka tė llojllojshme: ndajeni me vėllezėrit tuaj prenė qė ua rrėmbyet armiqėve”.

Ngritja e njė lteri nė bregun e Jordanit

9 Bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit e gjysma e fisit tė Manaseut u kthyen dhe u nisėn prej bijve tė Izraelit nga Siloja, nė tokėn e Kanaanit, pėr t’u kthyer nė Galaad, nė tokėn e pronės sė vet, qė e kishin marrė sipas urdhrit tė Zotit nėpėr dorė tė Moisiut.

10 Kur arritėn nė Leqet e Jordanit, nė tokėn e Kanaanit, nė brigjet e Jordanit ndėrtuan njė lter tė madh qė shihej sė largu. 11 Kur dėgjuan bijtė e Izraelit se rubenasit, gadasit dhe gjysma e fisit tė Manaseut kishin ndėrtuar njė lter nga krahina e tokės sė Kanaanit te Leqet e Jordanit pėrballė bijve tė Izraelit, 12 u bashkuan tė gjithė nė Silo pėr tė shkuar e pėr tė luftuar kundėr tyre.

Qortime drejtuar fiseve pėrtej Jordanit

13 Ndėrkaq dėrguan tek ata nė tokėn e Galaadit Fineesin, birin e Eleazarit prift. 14 Me tė dėrguan edhe dhjetė prijės, prej secilit fis nga njė. Secili ishte kryetar i vėllazėrive tė Izraelit.

15 Kėta shkuan te bijtė e Rubenit, tė Gadit e tė gjysmės sė fisit tė Manaseut nė tokėn Galaad dhe u thanė:

16 “Ja ē’ju thotė mbarė bashkėsia e Zotit: Ē’do tė thotė kjo shmangie juaj? Pse e latė Zotin, Hyjin e Izraelit, e ndėrtuat njė lter shenjtdhunim dhe u larguat nga adhurimi i Tij? 17 A ju duket pak mėkati i Fegorit, dėnga e sė cilės emnesė ende mbetet nė ne, i cili solli vdekjen nė bashkėsinė e Zotit? 18 E ju sot prapė e latė Zotin dhe u ēuat kundėr Zotit. Nesėr zemėrimi i tij do tė ndizet flakė kundėr mbarė bashkėsisė sė Izraelit. 19 Nė qoftė se jua merr mendja se toka e trashėgimit tuaj ėshtė e papastėr, atėherė kaloni nė tokėn e pronės sė Zotit, ku ėshtė Banesa e Zotit, dhe banoni ndėr ne! Mjaft qė tė mos ngrini kokė kundėr Zotit dhe tė mos na bėni edhe ne tė ēohemi kundėr Zotit duke ndėrtuar lter tjetėr pėrveē lterit tė Zotit, Hyjit tonė. 20 A nuk qe vetėm Akani, biri i Zaresė, qė shkeli urdhrin e Zotit lidhur me “mallkimin”, e hidhėrimi i Zotit rėndoi mbi mbarė bashkėsinė e Izraelit? Ai s’qe njė njeri i vetėm; oh, sikur tė kishte mbaruar vetėm ai pėr fajin e vet”!

Pėrligjja i fiseve pėrtej jordanase

21 Bijtė e Rubenit, tė Gadit e tė gjysmės sė fisit tė Manaseut iu pėrgjigjėn prijėsve tė dėrgatės sė Izraelit:

22 “Zoti, Hyji i gjithėpushtetshėm, Hyji i gjithėpushtetshėm Zot e di mirė, por le ta marrė vesh edhe Izraeli: nėse e ndėrtuam kėtė lter me shpirt kryengritjeje dhe kundėrshtimi ndaj Zotit, le tė mos na ndihmojė, por tė na ndėshkojė tani; 23 e nėse e bėmė me mendim qė tė largohemi prej Zotit pėr tė kushtuar fli shkrumbimi, fli kushtimore bimore ose fli pajtimi mbi kėtė lter: le tė shohė vetė Zoti e le tė gjykojė. 24 Nė tė vėrtetė ne e bėmė kėtė gjė prej shqetėsimit dhe mendimit qė na ka mbėrthyer, sepse nesėr fėmijėt tuaj do t’u thonė fėmijėve tanė: ‘Ēfarė keni sė bashku ju me Zotin, Hyjin e Izraelit? 25 Zoti vuri kufi ndėrmjet nesh e jush, o bijtė e Rubenit e bijtė e Gadit, lumin Jordan! Prandaj ju s’keni pjesė mė Zotin!’ Kėshtu bijtė tuaj do t’i bėnin bijtė tanė tė largohen e tė mos e kenė frikė Zotin. Kėndej edhe menduam se ėshtė mė mirė 26 e thamė: Tė ndėrtojmė njė lter, jo pėr fli shkrumbimi e fli theroreje, 27 por pėr dėshmi ndėrmjet nesh e jush, ndėrmjet bamit tonė e bamit tuaj, dhe se kemi tė drejtė tė kushtojmė fli shkrumbimi, therore e fli pajtimi qė assesi tė mos u thonė bijtė tuaj bijve tanė nė tė ardhmen: ‘Ju nuk keni pjesė mė Zotin’! 28 E nėse do t’u thonė, le t’iu pėrgjigjen: ‘Ja, trajta e lterit tė Zotit qė e punuan etėrit tanė, jo pėr fli shkrumbimi e therore, por pėr dėshmi ndėrmjet nesh e jush’! 29 Larg nesh mendimi se duam tė ēohemi kundėr Zotit e t’i kthejmė atij shpinėn duke ndėrtuar lter pėr fli shkrumbimi, therore e fli kushtimi, pėrveē lterit tė Zotit, Hyjit tonė, qė ėshtė pranė Banesės sė tij”.

Pėrkimi i rivendosur

30 Kur i dėgjuan kėto fjalė prifti Finees dhe prijėsit e dėrgatės sė izraelitėve qė ishin me tė, u qetėsuan dhe fjalėt e bijve tė Rubenit, tė Gadit e tė gjysmės sė fisit tė Manaseut i pranuan me shumė kėnaqėsi. 31 Fineesi prift, biri i Eleazarit, u tha: “Tani po e marrim vesh se Zoti ėshtė me ne, sepse nuk e paskeni bėrė kėtė shėmtim dhe i paskeni ēliruar bijtė e Izraelit prej dorės sė Zotit”.

32 Fineesi bashkė me prijėsit u kthye prej bijve tė Rubenit e tė Gadit prej tokės sė Galaadit nė tokėn e Kanaanit te bijtė e Izraelit dhe u treguan gjithēka. 33 Tė gjithė dėgjuesve u pėlqeu pėrgjigjja dhe bijtė e Izraelit i dhanė lavdi Hyjit, dhe hoqėn nga mendja qė t’i sulmojnė e ta shkretojnė me luftė vendin nė tė cilin banonin bijtė e Rubenit e tė Gadit. 34 Bijtė e Rubenit e bijtė e Gadit lterit qė kishin ndėrtuar, ia ngjitėn emrin: Dėshmitar. Sepse thanė: “Ėshtė Dėshmitar ndėr ne se Zoti ėshtė Hyj”.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Lėshimi i fiseve pėrtejjordanase