Kapitujt

Jozuehu: 4. Dymbėdhjetė gurėt pėrkujtues

4

1 Pasi e kaluan Jordanin, Zoti i tha Jozuehut:

2 “Merrini dymbėdhjetė burra, nga njė pėr ēdo fis 3 dhe urdhėrojuni: Merrini prej kėtu, prej mesit tė Jordanit, prej vendit ku qėndruan ngulur kėmbėt e priftėrinjve, dymbėdhjetė gurė. Merrini me vete dhe vini nė vendin e fushimit ku do t’i ngulni sonte tendat”.

4 Atėherė Jozuehu i thirri dymbėdhjetė burrat, qė i kishte zgjedhur prej bijve tė Izraelit nga njė pėr ēdo fis, 5 dhe u tha: “Shkoni para Arkės sė Zotit, Hyjit tuaj, nė mes tė Jordanit dhe merrni secili nė krah nga njė gur, sipas numrit tė fiseve tė Izraelit 6 qė tė jenė shenjė ndėr ju. Kur t’ju pyesin nesėr fėmijėt tuaj e t’ju thonė: “Ēka ju pėrkujtojnė kėta gurė?’, 7 pėrgjigjuni: ‘U shterr uji i Jordanit para Arkės sė Zotit kur e kaloi atė. Prandaj u vunė kėta gurė si pėrmendore e pėrjetshme pėr bijtė e Izraelit”.

8 Bijtė e Izraelit bėnė siē u urdhėroi Jozuehu: i morėn prej mesit tė shtratit tė Jordanit dymbėdhjetė gurė, siē i kishte urdhėruar Zoti, sipas numrit tė fiseve tė Izraelit, i ēuan deri nė vendin ku bėnė fushimin, dhe i vendosėn aty. 9 Pastaj Jozuehu vendosi edhe dymbėdhjetė gurė tė tjerė nė mes tė shtratit tė Jordanit, ku qėndruan priftėrinjtė qė mbartėn Arkėn e Besėlidhjes. Aty ndodhen deri nė ditėn e sotme.

Pėrfundimi i kalimit

10 Priftėrinjtė qė e mbartnin Arkėn e Besėlidhjes, qėndronin nė kėmbė nė mes tė Jordanit derisa tė zbatohej gjithēka i kishte urdhėruar Zoti Jozuehut t’i thoshte popullit, krejtėsisht ashtu siē i kishte thėnė Moisiu Jozuehut. Populli shpejtoi e kaloi. 11 Kur kaluan tė gjithė, kaloi edhe Arka e Zotit. Priftėrinjtė ecnin nė krye tė popullit. 12 Po edhe bijtė e Rubenit, tė Gadit e tė gjysmės sė fisit tė Manaseut, tė armatosur, ecnin para izraelitėve, siē u kishte urdhėruar Moisiu. 13 Rreth dyzet mijė luftėtarė tė gatshėm pėr luftė kaluan nė praninė e Zotit nė drejtim tė fushave tė Jerikut.

14 Nė kėtė ditė Zoti e madhėroi Jozuehun nė sy tė izraelitėve, qė ta nderonin atė ashtu si e nderuan Moisiun gjatė gjithė jetės sė tyre.

15 E Zoti i tha: 16 “Urdhėroju priftėrinjve qė e mbartin Arkėn e Dėshmisė, tė dalin nga Jordani”. 17 E Jozuehu u urdhėroi: “Dilni prej Jordanit”! 18 Dhe, posa priftėrinjtė, qė mbartnin Arkėn e Besėlidhjes sė Zotit, dolėn nga Jordani, dhe posa zunė tė shkelin me kėmbė tokėn e terur, ujėrat u kthyen nė shtratin e vet tė lumit dhe rrodhėn si mė parė pėrmbi brigjet e tija.

Arritja nė Galgalė

19 Populli doli prej Jordanit ditėn e dhjetė tė muajit tė parė dhe e nguli zemėrimiėn nė Galgalė, nė krahun e lindjes tė Jerikut. 20 Po edhe dymbėdhjetė gurėt qė i morėn prej shtratit tė Jordanit, Jozuehu i vendosi nė Galgalė.

21 Atėherė u tha izraelitėve: “Kur t’i pyesin nesėr bijtė tuaj etėrit e vet e t’u thonė: ‘Ē’do tė thonė kėta gurė?’, 22 mėsoni e thoniu: ‘Izraeli e ka kaluar kėtu Jordanin terikut, 23 sepse Zoti, Hyji juaj, i thau ujėrat e tij para jush derisa e kaluat, 24 siē pati bėrė mė parė nė Detin e Kuq, qė e thau para nesh derisa e kaluam. 25 Bėri kėshtu qė ta njohin popujt e mbarė tokės dorėn e fuqishme tė Zotit dhe qė ju ta druani nė ēdo kohė Zotin, Hyjin tuaj”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Dymbėdhjetė gurėt pėrkujtues