Kapitujt

Jozuehu: 10. Pesė mbretėr fillojnė luftėn kundėr Gabaonit

10

1 Kur mori vesh Adonisedeku, mbreti i Jerusalemit, se Jozuehu e kishte shkatėrruar Hajin ‑ siē ia kishte bėrė Jerikut dhe mbretit tė tij, po ashtu ia bėri edhe Hajit e mbretit tė tij ‑ dhe se gabaonasit kishin bėrė paqe me izraelitėt dhe tashmė ishin bashkuar me ta, 2 e kapi tmerr i madh. E njėmend, Gabaoni ishte qytet i madh, si njė ndėr qytetet mbretėrore, mė i madh se Haji, dhe burrat e tij trima shumė tė fortė, 3 prandaj Adonisedeku, mbreti i Jerusalemit, ēoi lajmėtarė tek Ohami, mbreti i Hebronit, te Farami, mbreti i Jerimotit, tek Jafjai, mbreti i Lakisit dhe te Dabiri, mbreti i Eglonit. U tha: 4 ”Ejani tek unė e mė ndihmoni ta shpartallojmė Gabaonin, sepse bėri paqe me Jozuehun dhe me izraelitėt. 5 Si u bashkuan, pra, pesė mbretėrit amorrenj ‑ mbreti i Jerusalemit, mbreti i Hebronit, mbreti i Jerimotit, mbreti i Lakisit, mbreti i Eglonit u ngjitėn sė bashku me ushtritė e tyre, ngulėn fushimin pėrballė Gabaonit pėr ta luftuar.

Jozuehu i vjen nė ndihmė Gabaonit

6 Tashti gabaonasit dėrguan tek Jozuehu, qė tani gjendej nė ja pranė Galgalės, dhe i thanė: “Mos hiq dorė t’i ndihmosh shėrbėtorėt e tu! Hiq e eja sa mė parė, na shpėto e na eja nė ndihmė: sepse janė bashkuar kundėr nesh tė gjithė mbretėrit amorenj qė banojnė nė Malėsi.”

7 U nis Jozuehu prej Galgalės e me tė tė gjithė luftėtarėt ‑ njėri mė trim se tjetri! 8 Zoti i tha Jozuehut: “Aspak mos i druaj! Tė gjithė t’i kam lėshuar nė dorė! Asnjėri prej tyre s’do tė mund tė tė bėjė ballė”!

9 Jozuehu u sul mbi ta papritmas pasi kishte udhėtuar prej Galgalės gjithė natėn e lume.

Ndihma prej sė larti

10 Zoti lėshoi pėshtjellim mes tyre posa e panė Izraelin qė i shpartalloi duke u bėrė dėme tė shumta nė Gabaon. I ndoqi udhės qė shpie pėrpjetė drejt Betoronit dhe i vrau deri nė Azekė e nė Macedė. 11 Ndėrsa po iknin prej bijve tė Izraelit dhe gjendeshin nė teposhten e Betoronit, Zoti flaku mbi ta gurė tė mėdhenj prej qiellit deri nė Azekė dhe mbetėn tė vrarė shumė mė shumė prej breshrit tė gurėve se prej shpatės sė bijve tė Izraelit.

12 Atėherė, po atė ditė, kur Zoti ia dorėzoi Amorreun nė sy tė bijve tė Izraelit, Jozuehu iu drejtua Zotit e para bijve tė Izraelit tha me zė tė lartė:

“Ndalu, o diell, mbi Gabaonin,

e ti, o hėnė, mbi luginėn Ajalon”!

13 U ndal dielli edhe hėna,

derisa populli iu hakmor armiqėve tė vet.

Pse, a nuk shkruan nė librin e tė Drejtit? “Zuri vend dielli nė mes tė qiellit e s’u ngut tė perėndojė gati pėr njė ditė tė tėrė.

14 Dhe as mė parė as pas nuk pati njė ditė tjetėr porsi ajo, nė tė cilėn Zoti tė dėgjojė zėrin e njė njeriu, sepse Zoti luftoi pėr Izraelin”.

15 Pastaj Jozuehu sė bashku me tė gjithė izraelitėt u kthye nė zemėrimiė nė Galgalė.

Pesė mbretėrit nė shpellėn Maceda

16 Porse pesė mbretėrit kishin ikur dhe ishin fshehur nė shpellėn e qytetit Macedė. 17 E lajmėruan Jozuehun se ishin gjetur tė fshehur pesė mbretėrit nė shpellėn e qytetit tė Macedės. 18 Jozuehi dha urdhėr: “Rrotulloni gurė tė mėdhenj nė grykėn e shpellės dhe vini njerėz t’i ruajnė tė fshehurit”. 19 Por ju mos zini vend, veēse ndiqni armiqtė, suljuni prapavijės e vritini: mos lejoni qė tė hyjnė nė qytetet e tyre, sepse Zoti, Hyji juaj, i la nė duar tuaja”.

20 Pasi i vranė armiqtė dhe i zhdukėn deri nė shfarosje ‑ shpėtuan njė pakicė qė u strehuan nė qytete tė fortifikuara ‑ 21 mbarė ushtria e Izraelit u kthye shėndoshė e mirė nė llogor nė Macedė tek Jozuehu. Askush mė s’guxoi as tė fliste kundėr bijve tė Izraelit.

22 Atėherė Jozuehu dha urdhėr: “Hapeni grykėn e shpellės dhe m’i nxirrni pesė mbretėrit qė fshihen nė tė”. 23 Ashtu bėnė: i nxorėn pesė mbretėrit prej shpellės e i sollėn para tij: mbretin e Jerusalemit, mbretin e Hebronit, mbretin e Jerimotit, mbretin e Lakisit, mbretin e Eglonit. 24 Pasi u nxorėn para tij, i grishi tė gjithė trimat e Izraelit dhe u tha prijėsve ushtarakė qė ishin me tė: “Afrohuni dhe vini kėmbėt nė qafėn e kėtyre mbretėrve”! Pasi u afruan kėta dhe i vunė kėmbėt mbi zverkun e tyre, 25 pėrsėri u tha: “Mos u trembni as mos kini frikė! Merrni zemėr e kini guxim! Kėshtu do t’ua bėjė Zoti tė gjithė armiqėve tuaj, kundėr tė cilėve do tė luftoni”!

26 Pastaj Jozuehu i goditi dhe i vrau. I vari nė pesė lisa. Qėndruan tė varur deri nė mbrėmje. 27 Kur po perėndonte dielli, Jozuehu dha urdhėr tė uleshin prej lisave. Si u ulėn, i flakėn nė shpellė, ku ishin fshehur. Nė grykėn e saj rrotulluan gurė tė mėdhenj: aty janė edhe sot.

Pushtimi i qyteteve jugore tė Kanaanit

28 Po atė ditė Jozuehu e pushtoi edhe Macedėn: e goditi qytetin me teh tė shpatės, e vrau mbretin e saj dhe tė gjithė banorėt e saj e s’la tė shpėtojė askush. Mbretit tė Macedės ia bėri siē ia kishte bėrė mbretit tė Jerikut.

29 Pastaj Jozuehu me mbarė Izraelin shkoi prej Macedės nė Lebnė dhe e sulmoi. 30Zoti e lėshoi qytetin dhe mbretin e tij nė duar tė Izraelit: e goditėn qytetin me tehun e shpatės e me tė tė gjithė banorėt. Nuk lanė gjallė asnjė pėr be dhe mbretit tė Lebnės ia bėnė siē ia patėn bėrė mbretit tė Jerikut.

31 Prej Lebnės Jozuehu kaloi nė Lakis me mbarė Izraelin: pasi e rrethoi me ushtri, nisi ta sulmojė. 32 Po edhe Lakisin Zoti ia lėshoi nė dorė Izraelit, qė e pushtoi tė nesėrmėn. I preu me shpatė gjithsa ndodheshin nė tė, siē ia pat bėrė Lebnės. 33 Asohere u ngrit mbreti i Gazerit, Horami, pėr t’i ndihmuar Lakisit: por Jozuehu e goditi me mbarė popullin e tij deri nė shfarosje.

34 Prej Lakisit Jozuehu kaloi bashkė me mbarė Izraelin nė Eglon, e rrethoi 35 dhe po atė ditė e pushtoi dhe me shpatė i preu gjithsa ishin nė tė, po ashtu siē bėri nė Lakis.

36 Po ashtu me mbarė Izraelin u ngjit nga Egloni nė Hebron dhe luftoi kundėr tij. 37 E pushtoi edhe atė. Me teh tė shpatės e goditi mbretin e tij, tė gjitha fshatrat e banorėt e tij qė u gjetėn aty: nuk u la asnjė shenjė: siē ia bėri Eglonit, po ashtu ia bėri edhe Hebronit: gjithēka gjeti nė tė, vuri nėn shpatė.

38 Si u kthye me mbarė Izraelin prej andej, e sulmoi Dabirin. 39 E pushtoi edhe atė. Mbretin e fshatrat e tij i copėtoi me shpatė: s’la gjallė asnjė pėr be: siē ua kishte bėrė Hebronit e Lebnės dhe mbretėrve tė tyre, po kėshtu ia bėri edhe Dabirit e mbretit tė tij.

Pėrsėritje e pushtimit tė Jugut

40 Kėshtu pra, Jozuehu e pushtoi mbarė atė vend: Malėsitė, Nagebin, Sefelėn dhe Rrafshin me mbretėrit e tyre. Nuk la nė to asnjė tė gjallė qė merrte frymė, por i vrau siē kishte urdhėruar Zoti, Hyji i Izraelit. 41 I vrau tė gjithė prej Kadesbarnesė deri nė Gazė, mbarė vendin Gosen deri nė Gabaon. 42 Tė gjithė mbretėrit dhe krahinat e tyre i pushtoi me njė sulm tė rrufeshėm tė vetėm: sepse Zoti, Hyji i Izraelit, luftonte pėr Izraelin.

43 Atėherė Jozuehu bashkė me mbarė Izraelin u kthye nė ja nė Galgalė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Jozuehu > Pesė mbretėr fillojnė luftėn kundėr Gaba...