Kapitujt

2 i Kronikave: 19. Reformat e gjyqit

19

1 Jozafati, mbreti i Judės, u kthye nė shtėpi tė vet nė Jerusalem shėndosh e mirė. 2 Jehui vegimtar, biri i Hananiut, porsa e pa, i doli para e i tha: “Ti po i ndihmon tė patenzonit, lidh miqėsi me ata qė e urrejnė Zotin qė ta meritosh hidhėrimin e Zotit! 3 Megjithatė u gjetėn nė ty disa vepra tė mira, sepse ti i zhduke prej vendit banirėt dhe e pėrgatite zemrėn tėnde pėr ta kėrkuar Hyjin”.

Reformat e gjyqit

4 Jozafati, pas njė qėndrimi nė Jerusalem, doli pėrsėri nė mes tė popullit prej Bersabesė deri nė malet e Efraimit dhe e ktheu popullin kah Zoti, Hyji i etėrve tė vet. 5 I caktoi gjykatėsit e vendit nė tė gjitha qytetet e fortifikuara tė Judės, nė ēdo qytet. 6 Tė gjithė gjykatėsve u urdhėroi: “Kujdes ēfarė bėni! Sepse ju nuk e ushtroni gjyqin nė emėr tė njerėzve, por nė emėr tė Zotit qė ėshtė me ju nė ushtrimin e drejtėsisė. 7 Kini frikėn e Zotit e bėni gjithēka me urtėsi! Te Zoti, Hyji ynė, s’ka dredhi! Ai nuk pranon pėrkrahje as dhurata”!

8 Po edhe nė Jerusalem Jozafati i caktoi disa levitė, disa priftėrinj dhe disa prej krerėve tė vėllazėrive tė Izraelit, qė ta ushtrojnė drejtėsinė e Zotit nė rast mosmarrėveshjesh nė mes banorėve tė Jerusalemit. 9 Edhe atyre u urdhėroi: “Ja si duhet tė veproni: me frikėn e Zotit, me besnikėri e me zemėr tė ēiltėr. 10 Ēdo mosmarrėveshje ndėrmjet vėllezėrve tuaj qė jetojnė nė qytetet e veta e vjen para jush ‑ qoftė ajo ēėshtje vrasjeje, ligji, urdhri, dokeje, pėrkujtoni tė mos mėkatojnė kundėr Zotit e qė hidhėrimi i tij tė mos bjerė mbi ju e mbi vėllezėrit tuaj. Veproni kėshtu e nuk do tė mėkatoni! 11 Dhe ja, Amaria, prifti prijės, do tė jetė nė krye tė tė gjithė juve nė ato ēėshtje qė kanė tė bėjnė me Hyjin, kurse Zabadia, biri i Ismahelit qė ėshtė prijėsi i shtėpisė sė Judės, do tė kryesojė pėr tė gjitha ēėshtjet qė i pėrkasin mbretit. Levitėt do t’i keni pranė jush si shkrues. Zemėr dhe nisjani punės! Zoti jua priftė mbarė”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Reformat e gjyqit