Kapitujt

2 i Kronikave: 15. Qortimet e Azarisė dhe zotimet e besnikėrisė

15

1 Shpirti i Hyjit e pushtoi Azarinė, birin e Odedit, 2 e Azaria i doli para Asės dhe i tha: “Ti Asė e ju tė gjithė djemtė e Judės e tė Beniaminit, mė dėgjoni! Zoti qoftė me ju, pasi ju qetė me tė! Nėse ju do ta kėrkoni, ju edhe do ta gjeni! Nėse ju do ta lini, edhe ai do t’ju lėrė ju! 3 Kaluan shumė ditė nė Izrael pa Hyjin e vėrtetė, pa prift mėsues e pa Ligj. 4 Por kur u kthyen te Zoti, Hyji i Izraelit, pse ranė ngusht, dhe e kėrkuan atė, ata edhe e gjetėn. 5 Nė ato kohė nuk kishte siguri as pėr atė qė shkonte as pėr atė qė vinte, 6 sepse ishte trazirė shumė e madhe pėr tė gjithė banorėt e vendeve: sepse sulej ndesh njė komb kundėr njė kombi tjetėr, njė qytet kundėr njė qyteti tjetėr, sepse Zoti i godiste me ēdo lloj trazire. 7 Por juve tė mos ju lėshojė zemra dhe tė mos ju meken duart tuaja e shpėrblimi nuk do t’ju mungojė”!

8 Kur Asa i dėgjoi kėto fjalė dhe kėtė profeci, mori zemėr dhe i hoqi idhujt prej tokės sė Judės e tė Beniaminit edhe prej qyteteve tė malit tė Efraimit qė i pushtoi dhe e shuguroi lterin e Zotit qė ishte nė treme tė Zotit. 9 Atėherė i bashkoi tė gjithė judenjtė, beniaminėt dhe ardhacakėt qė ishin me ta nga fisi i Efraimit, i Manaseut e i Simonit, sepse me shumicė prej Izraelit ishin strehuar tek ai duke parė se Zoti, Hyji i tij, ishte me tė. 10 Dhe u mblodhėn nė Jerusalem nė tė tretin muaj tė tė pesėmbėdhjetit vit tė mbretėrimit tė Asės. 11 Atė ditė i kushtuan Zotit fli prej presė qė kishin sjellė: shtatėqind bagėti tė trasha dhe shtatė mijė bagėti tė imėta. 12 Dhanė besėn se do ta kėrkojnė Zotin, Hyjin e etėrve tė vet, me gjithė zemėr e me gjithė shpirt: 13 kushdo qė nuk do ta kėrkojė Zotin, Hyjin e Izraelit, do tė vritet me tė madh e me tė vogėl, burra e gra. 14 Iu pėrbetuan Zotit me zė tė lartė e me brohoritje gazmore, me tinguj borish e brirėsh. 15 Tė gjithė banorėt e Judesė u gėzuan shumė pėr shkak tė kėtij betimi, sepse u pėrbetuan me gjithė zemėr. Vėrtet e kishin kėrkuar Zotin me gjithė shpirt. Kėndej edhe Zoti lejoi ta gjejnė dhe u dhuroi paqe nė tė gjithė kufinjtė e tyre.

16 Mbreti Asa e shfronėsoi edhe Maakėn, nėnėn e vet, dhe s’e la tė jetė mė Zonja mbretėreshė, sepse e kishte punuar idhullin e Aserės; Asa e copėtoi idhullin dhe, pasi e bėri copė-copė, e dogji nė pėrroin Cedron. 17 Porse lartėsirat u lanė nė Izrael; megjithatė zemra e Asės ishte e pėrsosur gjatė gjithė jetės sė tij. 18 Gjithēka kishte kushtuar ati i tij dhe ai vet, i ēoi nė Shtėpinė e Hyjit: argjend, ar dhe enė tė ndryshme.

19 Nuk pati luftė deri nė vitin e tridhjetepestė tė mbretėrimit tė Asės.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Qortimet e Azarisė dhe zotimet e besnikė...