Kapitujt

2 i Kronikave: 30. Thirrje pėr kremtimin e Pashkėve

30

1 Ezekia dėrgoi njerėz nėpėr mbarė Izraelin e Judėn, madje shkroi edhe letra nė Efraim e njė Manasé qė tė vijnė nė Jerusalem nė Shtėpinė e Zotit pėr t’i kremtuar Pashkėt nė nder tė Zotit, Hyjit tė Izraelit. 2 Pasi u kėshilluan mbreti, prijėsit dhe mbarė kuvendi i dheut nė Jerusalem, vendosėn qė Pashkėt t’i kremtojnė nė muajin e dytė, 3 sepse nuk mundėn t’i kremtojnė nė kohėn e caktuar, pasi nuk kishin qenė kushtuar aq priftėrinj qė tė mund tė mjaftonin, e as populli ende nuk kishte qenė mbledhur nė Jerusalem. 4 Parashtrimi i pėlqeu mbretit dhe mbarė bashkėsisė 5 dhe vendosėn tė dėrgohen lajmėtarė nė mbarė Izraelin qė nga Bersabeja deri nė Dan, qė tė bashkohen nė Jerusalem e t’i kremtojnė Pashkėt nė nder tė Zotit, Hyjit tė Izraelit, sepse shumica e madhe nuk kishte kremtuar sipas rregulloreve tė parapara.

6 Kasnecėt u nisėn me letra nga dora e mbretit dhe e prijėsve tė tij nė mbarė Izraelin e nė Judėn, po ashtu si kishte urdhėruar mbreti, shpallnin: “Bijtė e Izraelit! Kthehuni nga Zoti, Hyji i Abrahamit, i Izakut e i Izraelit qė edhe Ai tė sillet kah Teprica qė u shpėtoi duarve tė mbretėrve tė Asirisė. 7 Mos u bėni si etėrit tuaj e vėllezėrit qė u larguan nga Zoti, nga Hyji i etėrve tė vet, dhe i lanė tė sharrojnė si po shihni ju vetė. 8 Tani mos u bėni mė kokėfortė si etėrit tuaj! Shtrijani dorėn Zotit dhe ejani nė Shenjtėroren e tij qė e shenjtėroi pėr amshim. Shėrbejini Zotit, Hyjit tuaj, qė tė largohet prej jush zemėrimi i hidhėrimit tė tij! 9 Vėrtet, nėse ju do tė ktheheni kah Zoti, edhe vėllezėrit dhe bijtė tuaj do tė gjejnė mėshirė te zotėrinjtė e tyre qė i zunė robėr, dhe do tė kthehen nė kėtė vend: sepse i mėshirshėm dhe bujar ėshtė Zoti, Hyji juaj, dhe nuk do ta mėnjanojė faqen e vet prej jush, nėse do tė ktheheni tek ai”.

10 Kasnecėt kaluan nga njė qytet nė tjetrin nėpėr tokėn e Efraimit e tė Manaseut deri nė Zabulon, por njerėzit i pėrqeshnin dhe i vinin nė lojė. 11 Megjithatė, disa nga fisi i Aserit, i Manaseut dhe i Zabulonit u pėrulėn e erdhėn nė Jerusalem. 12 Kurse nė Judė u dėftua dora e Zotit dhe i bėri tė gjithė njė mendimi pėr ta zbatuar urdhrin e mbretit e tė prijėsve sipas fjalės sė Zotit. 13 Kėshtu u bashkua nė Jerusalem njė mori e madhe populli pėr tė kremtuar tė Pabrumet nė muajin e dytė; u bė njė tubim shumė i madh! 14 Atėherė u ngritėn dhe i rrėnuan lterėt qė ishin nė Jerusalem; i shpartalluan edhe tė gjithė lterėt e kemimit dhe i hodhėn nė pėrroin Kedron.

Pashkėt dhe tė Pabrumet

15 I flijuan Pashkėt nė ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit tė dytė; priftėrinjtė e levitėt tė hutuar, u pastruan dhe arritėn t’i ēonin flitė e shkrumbimit nė Shtėpinė e Zotit. 16 I zunė vendet e veta sipas rregullores dhe ligjit tė Moisiut, njeriut tė Hyjit. Priftėrinjtė e spėrkatnin gjakun qė e merrnin prej duarve tė levitėve. 17 Meqenėse shumė prej popullit nuk ishin pastruar, atėherė levitėt i flijonin theroret e tė gjithė atyre qė nuk ishin tė pastruar pėr t’ia kushtuar Zotit. 18 Njė pjesė shumė e madhe e popullit prej Efraimit, Manaseut, Isaharit e Zabulonit nuk ishin tė pastruar dhe kėshtu i bėnė Pashkėt jo si ėshtė rregulli. Atėherė pėr ta u lut Ezekia: “Zoti i mirė pastė dhimbje 19 pėr tė gjithė ata qė e drejtuan zemrėn e vet pėr ta kėrkuar Zotin, Hyjin e etėrve tė vet, edhe pse pa pastėrtinė e duhur pėr Shenjtėrore”. 20 Zoti ia dėgjoi lutjen dhe pati dhimbje pėr popullin.

21 Kėshtu bijtė e Izraelit, qė ndodhėn nė Jerusalem, e kremtuan festėn e tė Pabrumeve pėr shtatė ditė me gėzim tė madh, e lavdėruan Zotin e ēdo ditė levitėt e priftėrinjtė i jepnin lavdi Zotit me vegla muzikore.

22 Ezekia u dha zemėr levitėve qė kishin dėftuar njė kuptim tė gjerė pėr gjėrat e Zotit; gjatė shtatė ditėve morėn pjesė nė kushtimin e flive tė pajtimit duke e lavdėruar Zotin, Hyjin e etėrve tė tyre.

23 Mbarė kuvendi i dheut vendosi tė kremtojė edhe shtatė ditė tė tjera, ēka edhe e bėnė me gėzim tė jashtėzakonshėm. 24 E njėmend Ezekia, mbreti i Judės, i kishte dhuruar bashkėsisė njė mijė mėzetėr e shtatė mijė bagėti tė imėta, ndėrsa prijėsit i kishin dhėnė popullit njė mijė mėzetėr e dhjetė mijė dele; atėherė u shenjtėruan shumė priftėrinj. 25 Kėshtu u gėzilirua mbarė tubimi i judenjve, qoftė priftėrinjtė e levitėt qoftė edhe tė gjithė ata qė erdhėn prej Izraelit si dhe ardhacakėt qė erdhėn prej Izraelit ose banonin nė Judė. 26 U bė njė gėzim i madh nė Jerusalem si nuk kishte qenė qė prejditėve tė Salomonit, tė birit tė Davidit, mbretit tė Izraelit, aty nė qytet.

27 Atėherė u ngritėn priftėrinj e levitė pėr ta bekuar popullin. Zėri i tyre qe dėgjuar, arriti lutja e tyre nė Banesėn e Tij tė shenjtė, nė qiell.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Thirrje pėr kremtimin e Pashkėve