Kapitujt

2 i Kronikave: 27. Mbretėrimi i Joatamit

27

1 Kur filloi tė mbretėronte, Joatami kishte njėzet e pesė vjet dhe mbretėroi nė Jerusalem gjashtėmbėdhjetė vjet. E ėma quhej Jerusė dhe ishte bija e Sadokut. 2 Bėri atė qė ishte e drejtė nė sytė e Zotit duke i pėrngjasuar sjelljes sė babait tė tij, Ozisė, me pėrjashtim se nuk hyri nė Tempullin e Zotit. Por populli vazhdonte ta linte rrugėn e Zotit.

3 Ai e ndėrtoi derėn e Lartė tė Shtėpisė sė Zotit dhe bėri shumė punime nė murin e Ofelit. 4 Ndėrtoi gjithashtu edhe qytete nė malet e Judės dhe ndėrtoi kėshtjella e pirgje nė pyje. 5 Luftoi kundėr mbretit tė bijve tė Amonit dhe i mundi kėshtu, bijtė e Amonit i dhanė atė vit njėqind talenta argjendi, dhjetė mijė kore grurė dhe po aq kore elb. Kaq i dhanė bijtė e Amonit edhe nė vitin e dytė edhe nė vitin e tretė. 6 Joatami erdhi dhe u pėrforcua sepse i drejtoi udhėt e veta nė praninė e Zotit, Hyjit tė vet.

7 Veprat e tjera tė Joatamit, jeta e tij, si dhe tė gjitha luftėrat qė i bėri, janė tė shkruara nė Librin e Mbretėrve tė Izraelit e tė Judės. 8 Kur u bė mbret ishte njėzet e pesė vjeēar dhe mbretėroi nė Jerusalem gjashtėmbėdhjetė vjet. 9 Edhe Joatami pushoi me etėrit e vet dhe e varrosėn nė Qytetin e Davidit. Nė vend tė tij u bė mbret i biri, Akazi.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Mbretėrimi i Joatamit