Kapitujt

2 i Kronikave: 17. Fuqia e Jozafatit

17

1 Nė vend tė tij u bė mbret Jozafati, biri i tij. Ky e pėrforcoi pushtetin e vet kundėr Izraelit. 2 I dėrgoi ushtarėt e vet nė tė gjitha qytezat e Judės qė ishin tė rrethuara me mure. Caktoi edhe garnizone nė tokėn e Judės dhe nė qytetet e Efraimit qė i pushtoi babai i tij, Asa.

Kujdesi i tij pėr Ligjin

3 Zoti qe me Jozafatin, sepse sjellja e tij ishte si sjellja e babait tė tij nė fillim dhe nuk shpresonte nė Baalėn, 4 por nė Hyjin e babait tė vet dhe jetoi sipas urdhėrave tė tij e jo nė mėkate si bijtė e Izraelit. 5 Zoti e bėri tė fortė mbretėrinė e tij. Mbarė Juda i sillte dhurata Jozafatit dhe kėshtu fitoi pasuri tė madhe e lavdi tė shquar. 6 Zemra e tij bėhej pėrherė e mė e guximshme pėr tė ecur udhėve tė Zotit dhe kėshtu i zhduki nė Judė lartėsirat dhe banirėt.

7 Nė vitin e tretė tė mbretėrimit tė vet i dėrgoi prijėsit e vet Benhailin, Obdinė, Zakarinė, Natanaelin e Mikenė qė tė jepnin mėsim nė qytetet e Judės. 8 Me ta ishin edhe levitėt Semeja, Natania, Zabadia, Asaeli dhe Semiramoti, Jonatani, Adonia e Tobia, me ta ishin edhe priftėrinjtė Elisama e Jorami. 9 Ata zunė tė japin mėsim nėpėr Judė e pėr doracak e kishin Librin e Ligjit tė Zotit. Kėta i qarkullonin tė gjitha qytetet e Judės dhe e mėsonin popullin.

10 Kėshtu frika e Zotit i kishte pushtuar tė gjitha mbretėritė e dheut, qė ishin pėrreth Judesė dhe nuk kishin guxim tė bėnin luftė kundėr Jozafatit. 11 Po edhe filistinėt i paguanin Jozafatit tatime dhe taksa nė tė holla. Kėshtu edhe arabėt i sillnin bagėti tė imėta: shtatė mijė e shtatėqind desh dhe po aq cjepėr.

12 Kėshtu Jozafatit dita‑ditės i rritej pushteti sa qė u bė shumė i madh. Nė Judé ndėrtoi qyteza dhe qytete drithnike.

Ushtria

13 Kishte nozullime tė begatshme nė qytetet e Judės. Kishte shumė trima tė fortė luftėtarė nė Jerusalem. 14 Dhe, ja, njėsitė sipas vėllazėrive: nė Judė, prijėsit e ushtrisė: Prijėsi Ednas dhe me tė treqind mijė luftėtarė. 15 Pėr krah tij prijėsi Johanan dhe me tė dyqind e tetėdhjetė mijė. 16 Pėrsėri pėr krah tė kėtij Amasia, biri i Zekriut, i shuguruari i Zotit, dhe me tė dyqind mijė trima tė zgjedhur. 17 Prej Beniaminit burrakoēi pėr luftė, Eliada, e me tė dyqind mijė burra tė armatosur me harqe e me shqyta. 18 Pėr krah tij Jozabadi e me tė njėqind e tetėdhjetė mijė tė gatshėm pėr luftė.

19 Kėta ishin drejtpėrdrejt nėn shėrbimin e mbretit pa i numėruar ata tė tjerėt qė i kishte vendosur nė qytezat e fortifikuara kudo nė Judė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Fuqia e Jozafatit