Kapitujt

2 i Kronikave: 35. Pėrgatitja pėr Pashkė

35

1 Atėherė Jozia i kremtoi Pashkėt nė nder tė Zotit nė Jerusalem. Pashkėt i flijoi nė tė katėrmbėdhjetėn ditė tė muajit tė parė.

2 Jozia i rivendosi priftėrinjtė nė shėrbesat e tyre dhe u dha zemėr tė shėrbejnė nė Shtėpinė e Zotit. 3 Levitėve, qė e mėsonin mbarė Izraelin dhe qė ishin tė shuguruar pėr Zotin, u tha: “Vendoseni Arkėn e shenjtė nė Tempullin, qė e ndėrtoi Salomoni, biri i Davidit, mbreti i Izraelit. Mė nuk do ta mbartni nė krah. Tani e tutje shėrbeni Zotit, Hyjit tuaj, dhe popullit tė tij, Izraelit! 4 Organizohuni sipas vėllazėrive tuaja, sipas rendeve qė i ka shkruar Davidi, mbreti i Izraelit, dhe i pėrshkroi Salomoni, biri i tij. 5 Shėrbeni nė Shenjtėrore sipas rendeve tė vėllazėrive tė vėllezėrve tuaj, tė bijve tė popullit, sipas ndarjes sė vėllazėrive tė levitėve. 6 Kėshtu, pra, therni qengjin e Pashkėve, shenjtėrohuni dhe bėni gati vėllezėrit tuaj, tė plotėsohet gjithēka sipas fjalės sė Zotit qė u trashėgua nėpėr Moisiun”.

Kremtimi

7 Jozia i dhuroi popullit, qė kishte ndodhur aty, pėr tė kremtuar Pashkėt tridhjetė mijė qengja e keca edhe tri mijė bagėti tė trasha: tė gjitha kėto nga gjėja e mbretit. 8 Prijėsit e tij vullnetarisht dhuruan pėr popull, pėr priftėrinj e pėr levitė: Helcia, Zakaria e Jehieli, prijėsit e Shtėpisė sė Zotit, u dhuruan priftėrinjve pėr tė kremtuar Pashkėt sė bashku bagėti tė imėta dy mijė e gjashtėqind dhe bagėti tė trasha treqind krerė. 9 Konenia, Semeja e Natanaeli, vėllezėrit e tij, Hasabia, Jahieli e Jozabali, prijėsit e levitėve, u dhuruan levitėve tė tjerė pėr tė kremtuar Pashkėt pesė mijė bagėti tė imėta e pesėqind bagėti tė trasha.

10 Kėshtu gjithēka u bė gati pėr shėrbesė: priftėrinjtė zunė vendet e veta, po ashtu edhe levitėt, sipas ndėrresave, sipas urdhrit tė mbretit. 11 U flijuan Pashkėt: priftėrinjtė e derdhėn gjakun me duart e veta e levitėt i rropėn bagėtitė e flive tė shkrumbimit. 12 E ndanė veēmas flinė e shkrumbimit pėr t’ua dhėnė bijve tė popullit, pėr t’ia kushtuar Zotit siē shkruan nė Librin e Moisiut. Ashtu bėnė edhe bagėtitė e trasha. 13 Sipas zakonit e poqėn Qengjin e Pashkėve nė zjarr, kurse flitė e tjera tė kushtimit i zien nė kusi, nė vegsha, nė tigan dhe ia ndanė me kujdes mbarė popullit. 14 Pėr vete e pėr priftėrinj bėnė gati mė vonė, sepse, duke i kushtuar flitė e shkrumbimit dhe tė dhjamit, priftėrinjtė qenė tė zėnė deri nė mbrėmje e pėr kėtė arsye levitėt pėrgatitėn pėr vete e pėr priftėrinjtė, bijtė e Aronit, mė nė fund. 15 Ndėrkaq kėngėtarėt, bijtė e Asafit, qėndronin nė vendet e veta, sipas urdhrit tė Davidit, tė Asafit, tė Hemanit e tė Iditunit, profetėve tė mbretit. Derėtarėt qėndronin nė ēdo derė. Ata nuk e lėshuan shėrbimin, sepse levitėt, vėllezėrit e tyre e pėrgatitnin ushqimin pėr ta.

16 Kėshtu, pra, atė ditė qe pėrgatitur gjithēka si lypet pėr shėrbesėn e Zotit pėr t’i kremtuar Pashkėt dhe pėr tė kushtuar flitė e shkrumbimit mbi lterin e Zotit si kishte urdhėruar mbreti Jozi. 17 Bijtė e Izraelit qė kishin ndodhur aty i kremtuan Pashkėt dhe tė Pabrumet aso kohe pėr gjashtė ditė. 18 Nuk qenė kremtuar Pashkė tė tjera si kėto nė Izrael qė nė kohėn e profetit Samuel dhe madje asnjė prej tė gjithė mbretėrve tė Izraelit nuk i kremtoi Pashkėt si Jozia me priftėrinj, levitė, me mbarė Judėn dhe Izraelin qė kishte ndodhur aty e me banorėt e Jerusalemit. 19 Kėto Pashkė u kremtuan nė tė tetėmbėdhjetin vit tė mbretėrimit tė Jozisė.

Fundi tragjik i mbretėrisė

20 Pasi Jozia e ripėrtėriu Tempullin, erdhi Nekao, mbreti i Egjiptit, pėr tė luftuar nė Karkamis, pėrbri Eufratit. Jozia i doli pėrballė. 21 Nekaoja i dėrgoi lajmėtarė e i tha: “S’kam punė me ty, o mbreti i Judės! Nuk po vij sot kundėr teje, por kam luftė me njė shtėpi tjetėr, kundėr tė cilės mė ka urdhėruar Hyji tė shkoj me nxitim”. 22 Jozia nuk deshi tė kthehet, por me guxim u bė gati pėr luftė kundėr tij, e nuk i dėgjoi fjalėt e Hyjit prej gojės sė Nekaos. Shkoi tė luftojė kundėr tij nė fushėn e Magedos. 23 Shigjetarėt e plagosėn aty. Jozia atėherė u tha djelmoshave tė vet: “Mė nxirrni nga luftimi, sepse jam plagosur rėndė”. 24 Ata e kaluan prej karroce nė njė karrocė tjetėr dhe e ēuan nė Jerusalem. Vdiq dhe u varros nė varrezat e etėrve tė vet: mbarė Juda e Jerusalemi i bėnė gjėmė. 25 Edhe Jeremia vojtoi pėr Jozinė. Tė gjithė vajtorėt e vajtoret deri nė ditėn e sotme nė vajtimet e tyre ende pėrkujtojnė Jozinė. Ky u bė zakon nė Izrael dhe gjendet i shėnuar ndėr Vajtime.

26 Veprat tjera tė Jozisė, dėshmitė e dashurisė sė tij qė janė tė urdhėruara me Ligjin e Zotit, 27 si dhe veprat e tija, prej fillimit e deri nė fund, janė tė shkruara nė Librin e Mbretėrve tė Izraelit e tė Judės.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Pėrgatitja pėr Pashkė