Kapitujt

2 i Kronikave: 12. Pabesnikėria e Roboamit

12

1 Kur Roboami e forcoi dhe e pėrforcoi mbretėrinė e vet, e la Ligjin e Zotit e me tė edhe mbarė Izraeli.

2 Nė vitin e pestė tė mbretėrimit tė Roboamit, Sesaku, mbreti i Egjiptit, e sulmoi Jerusalemin ‑ sepse mėkatuan kundėr Zotit ‑ 3 me njė mijė e dyqind karroca lufte e me gjashtėdhjetė mijė kalorės, kurse numri i popullit qė kishte ardhur me tė nga Egjipti ishte jashtėzakonisht i madh e ishin libianė, sociitė dhe etiopianė. 4 I pushtoi qytezat e fortifikuara qė ishin nė Judė dhe arriti deri nė Jerusalem.

5 Atėherė profeti Semeja hyri te Roboami dhe prijėsit e Judesė qė ishin bashkuar nė Jerusalem prej frikės sė Sesakut e u tha: “Kėshtu thotė Zoti: Ju mė latė mua dhe unė ju lėshova nė duar tė Sesakut”. 6 Atėherė prijėsit e Izraelit edhe mbreti u pėrvujtėruan e thanė: “Zoti ėshtė i drejtė”! 7 Kur Zoti pa se ishin pėrulur i tha Semejės: “Pasi u pėrvujtėruan, unė nuk do t’i shfaros. Menjėherė do t’i shpėtoj dhe nuk do ta zbraz zemėrimin tim mbi Jerusalem me anė tė Sesakut. 8 Megjithatė do tė bėhen skllevėrit e tij e kėshtu do ta kuptojnė se ē’do tė thotė tė mė shėrbejnė mua e ēfarė t’u shėrbejnė mbretėrve tė dheut”.

9 Kėshtu, pra, Sesaku, mbreti i Egjiptit, hyri nė Jerusalem, i plaēkiti thesaret e Shtėpisė sė Zotit e tė pallatit tė mbretit; i mori tė gjitha me vete. Mori edhe mburojat e arta qė i kishte punuar Salomoni. 10 Nė vend tė tyre mbreti Roboam i punoi prej bronzi dhe ua dha nė kujdesje prijėsve tė rojės sė pallatit mbretėror qė e ruanin hyrjen e pallatit. 11 Kur mbreti hynte nė Shtėpinė e Zotit, vinin rojet e i merrnin ato, pastaj pėrsėri i kthenin nė armatoren e vet.

12 Pėr shkak se u pėrvujtėrua, hidhėrimi i Zotit u largua prej tij dhe nuk qe zhdukur krejtėsisht. Pastaj edhe nė Judė u gjet ndonjė gjė e mirė.

13 Pastaj mbreti Roboam u mėkėmb pėrsėri nė Jerusalem dhe vazhdoi tė mbretėrojė. Ishte dyzetenjėvjeēar kur hipi nė fron dhe mbretėroi shtatėmbėdhjetė vjet nė qytetin e Jerusalemit, tė cilin Zoti e zgjodhi ndėr tė gjitha fiset e Izraelit pėr ta vendosur nė tė Emrin e vet. Nėna e tij quhej Naamė. Ishte me fis Amanite. 14 Bėri keq, sepse nuk e lodhi mendjen ta kėrkojė Zotin.

15 Veprat e para e tė sprasmet tė Roboamit janė tė shkruara nė historinė e profetit Semeja dhe nė shėnimet e breznive tė vegimtarit Ido, si dhe tė luftėrave tė vazhdueshme ndėrmjet Roboamit e Jeroboamit. 16 Roboami pushoi me etėrit e vet. Qe varrosur nė Qytetin e Davidit. Nė vend tė tij u bė mbret Abia, i biri.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Pabesnikėria e Roboamit