Kapitujt

2 i Kronikave: 28. Pafeja e Akazit, babait tė Ezekisė

28

1 Akazi ishte njėzet vjeēar kur u bė mbret e mbretėroi nė Jerusalem gjashtėmbėdhjetė vjet. Nuk bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit si kishte bėrė Davidi, i ati i tij, 2 por ndoqi udhėt e mbretėrve tė Izraelit. Pėr mė tepėr ky punoi edhe trupore tė Baalėve. 3 Ky ėshtė ai qė kushtoi kem nė Luginėn e birit tė Enomit dhe i kaloi nė zjarr bijtė e vet pas zakonit tė shėmtuar tė popujve paganė, tė cilėt Zoti i dėboi para bijve tė Izraelit. 4 Ky flijonte dhe digjte kem nė lartėsira e nė kodra nėn ēdo lėndė tė gjelbėr.

Pushtimi

5 Zoti, Hyji i tij, e lėshoi nė duar tė mbretit tė Sirisė, i cili e theu, zuri njė numėr tė madh robėrish dhe i ēoi nė Damask. Edhe ky qe lėshuar nė duar tė mbretit tė Izraelit, i cili i shkaktoi njė humbje tė tmerrshme. 6 Faceu, biri i Romelisė, vrau nė njė ditė tė vetme njėqind e njėzet mijė judenj, tė gjithė trima luftėtarė, sepse e kishin mėnjanuar Zotin, Hyjin e tė parėve tė vet. 7 Po aso kohe Zekriu, trim i fortė nga Efraimi, vrau birin e mbretit Maasinė, pėrgjegjėsin e oborrit mbretėror, Ezrikėn, dhe Elkanėn, njeriun e dytė pas mbretit. 8 Bijtė e Izraelit morėn prej vėllezėrve tė vet si pre lufte dyqind mijė gra, djem e vajza dhe pre tė tjetėr tė pamasė dhe e ēuan nė Samari.

Izraelitėt e dėgjojnė profetin Oded

9 Ndodhej aty njė profet i Zotit qė quhej Oded. Ky i doli nė takim ushtrisė qė po kthehej nė Samari e u tha: “Ja, i zemėruar Zoti, Hyji i etėrve tuaj, kundėr Judės, i lėshoi ata nė duart tuaja. Ju i vratė mizorisht kaq sa arriti deri nė qiell mizoria juaj. 10 Pėr mė tepėr doni t’i bėni skllevėr e robėresha bijtė e Judės e tė Jerusalemit. Po a nuk e dini se edhe ju jeni fajtorė kundrejt Zotit, Hyjit tuaj?! 11 Ma dėgjoni, pra, kėshillėn: ktheni robėrit qė i sollėt prej vėllezėrve tuaj, sepse zemėrim i tmerrshėm i Zotit do tė bjerė mbi kokat tuaja”!

12 Atėherė u dolėn para atyre qė po ktheheshin prej luftės disa nga krerėt e bijve tė Efraimit: Azaria, biri i Johananit, Barakia, biri i Mosolamotit, Ezekia, biri i Selumit, dhe Amasa, biri i Adaliut 13 e u thanė: “Mos i futni kėtu robėrit, sepse mjaft peshon mbi ne mėkati para Zotit. Ju doni ta shtoni numrin e mėkateve dhe tė fajeve tona. Ne edhe kėshtu jemi pėr sė tepėrmi fajtorė dhe zemėrimi i hidhėrimit tė Zotit rėndon mbi Izraelin”!

14 Atėherė luftėtarėt i lanė robėrit dhe mbarė prenė qė kishin marrė para prijėsve dhe bashkėsisė. 15 Atėherė disa burra tė shėnuar pėr emėr u ēuan, i ngushėlluan robėrit, i veshėn ata qė ishin tė zhveshur me petka tė presė. Pasi i veshėn, i mbathėn, i pėrtėrinė me ushqim e me pije, i lyen me barna dhe i kthyen me kujdes, madje tė gjithė ata qė nuk mund tė ecnin, i vunė mbi shtazė, e i ēuan tek vėllezėrit e tyre nė Jeriko, nė qytetin e Palmave. Pastaj u kthyen nė Samari.

Mėkatet dhe vdekja e Akazit

16 Aso kohe mbreti Akaz ēoi tė kėrkonte ndihmė prej mbretit tė Asirisė. 17 Idumenjtė erdhėn edhe njė herė dhe e mundėn Judėn e i zunė robėr. 18 Gjithashtu edhe filistinėt ishin shtrirė nėpėr qytetet e Judės nė Sefelė e nė Nageb; e pushtuan Betsamesin, Ajalonin, Gaderotin edhe Sokon me fshatrat e tij, Tamnanin e Gamzon me fshatrat e tyre dhe zunė tė banojnė nė to. 19 Zoti e kishte pėrulur Judėn pėr shkak tė Akazit, mbretit tė Izraelit, sepse ia kishte liruar frerėt Judės dhe e kishte urryer Zotin.

20 Erdhi kundėr tij Teglatfalnasari, mbreti i Asirisė, dhe nė vend qė ta ndihmonte e shtypi. 21 Akazi edhe pse e rrėmbeu Shtėpinė e Zotit, pallatin mbretėror e tė prijėsve dhe ia dha mbretit tė Asirisė, prapė se prapė s’pati kurrfarė pėrfitimi.

22 Ēka ėshtė edhe mė zi, edhe nė kohėn e ngushticės sė vet, e shtoi urrejtjen kundėr Zotit. Shih mbreti Akaz 23 u flijoi hyjnive tė Damaskut qė e kishin ndrydhur e tha: “Zotat e mbretėrve tė Sirisė po u ndihmojnė; unė do t’i bėj pėr vete me fli e ata do tė mė vijnė nė ndihmė”. Por pėrkundrazi, ata qenė rrėnimi i tij dhe i mbarė Izraelit. 24 Akazi i mblodhi tė gjitha enėt e Shtėpisė sė Zotit, i theu, i mbylli dyert e Tempullit tė Hyjit dhe ndėrtoi lterė nė ēdo kėnd tė Jerusalemit. 25 Po ashtu edhe nė tė gjitha qytetet e Judės ndėrtoi lartėsira pėr t’u djegur kem hyjnive tė huaja dhe kėshtu bėri tė hidhėrohet Zoti, Hyji i etėrve tė tij.

26 Veprat e tjera tė tijat, tė tė gjitha punėve tė tija, prej fillimit deri nė fund, janė tė shkruara nė Librin e Mbretėrve tė Judės e tė Izraelit. 27 Edhe Akazi fjeti me etėrit e vet dhe e varrosėn nė qytetin e Jerusalemit. Nuk e rrėmuan nė varret e mbretėrve tė Izraelit.

Nė vend tė tij u bė mbret i biri, Ezekia.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Pafeja e Akazit, babait tė Ezekisė