Kapitujt

2 i Kronikave: 22. Mbretėrimi i Ohozisė

22

1 Banorėt e Jerusalemit nė vend tė tij e bėnė mbret Ohozinė, djalin e tij mė tė voglin, sepse tė gjithė mė tė mėdhenjtė i vranė hordhitė qė kishin depėrtuar nė fushim me arabėt. Mbret, pra, u bė Ohozia, biri i Joramit, mbretit tė Judės. 2 Ohozia ishte djalė njėzet e dy vjeēar kur u bė mbret. Nė Jerusalem mbretėroi vetėm njė vit. Nėna e tij quhej Atali. Ishte bija e Amriut. 3 Edhe ky e ndoqi udhėn e familjes sė Akabit. Nėna e tij e shtyu tė veprojė keq. 4 Kėshtu, pra, bėri keq para syve tė Zotit porsi shtėpia e Akabit, sepse pėr rrėnimin e tij pikėrisht kėta u bėnė kėshilltarė tė tij pas vdekjes sė babait. 5 Jetoi sipas kėshillave tė tyre dhe shkoi nė luftė me Joramin, birin e mbretit tė Izraelit, kundėr Hazaelit, mbretit tė Sirisė, nė Ramot tė Galaadit. Sirianėt e plagosėn Joramin. 6 Jorami u kthye nė Jezrahel pėr t’u shėruar nga plagėt qė i mori nė luftimin e sipėrpėrmendur.

Kėshtu Ohozia, biri i Joramit, mbret i Judės, zbriti pėr ta vizituar Joramin, birin e Akabit qė lėngonte nė Jezrahel. 7 Nė tė vėrtetė ishte vullneti i Hyjit nė dėm tė Ohozisė qė tė shkonte nė vizitė tek Jorami dhe, kur qe tek ai, tė dilte me tė kundėr Jehuit, birit tė Namsiut, tė cilin Zoti e kishte shuguruar mbret pėr ta shfarosur shtėpinė e Akabit. 8 Pra ndėrsa Jehui po zbatonte vendimin e gjykatės kundėr familjes sė Akabit, i gjeti prijėsit e Judės dhe bijtė e vėllezėrve tė Ohozisė duke i shėrbyer atij, dhe i vrau. 9 E kėrkoi edhe vetė Ohozinė dhe e kapėn tė fshehur nė Samari. Kur e sollėn tek Jehui, e vrau. E varrosėn sepse thanė: ėshtė biri i Jozafatit qė me gjithė shpirt e ka kėrkuar Zotin.

Krimi i Atalisė

Dhe nuk mbeti askush nė shtėpinė e Ohozisė qė tė mund tė mbretėronte. 10 Atėherė, Atalia, nėna e tij, kur pa se i vdiq i biri, u ēua dhe i vrau tė gjithė trashėgimtarėt mbretėrorė tė fisit tė Judės. 11 Porse Jozabeta, bija e mbretit, e mori Joasin, birin e Ohozisė, e vodhi nga mesi i bijve tė mbretit ndėrkohė qė po i vritnin, dhe e fshehi bashkė me nanėshoren e tij nė dhomėn e fjetjes. Jozabeta qė e kishte fshehur atė, ishte bija e Joramit, gruaja e Jojadės, kryepriftit dhe e motra e Ohozisė. Kėshtu fėmija shpėtoi pa u vrarė nga Atalia. 12 Qėndroi, pra, me ta i fshehur nė Shtėpinė e Hyjit gjashtė vjet, ndėrsa mbretėronte mbi mbarė vendin Atalia.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Mbretėrimi i Ohozisė