Kapitujt

2 i Kronikave: 32. Pushtimi i Senakeribit

32

1 Pas kėtyre ngjarjeve dhe pas dėshmisė sė njė besnikėrie tė tillė, erdhi Senakeribi, mbreti i asirėve, hyri nė Judė dhe i rrethoi qytetet e fortifikuara pėr t’i pushtuar.

2 Kur Ezekia e pa se Senakeribi kishte ardhur dhe se gjithė fuqinė e rrėmbyeshme tė luftės e kishte drejtuar kundėr Jerusalemit, 3 u kėshillua me parinė dhe me trimat e zgjedhur pėr t’i mbyllur grykat e burimeve qė ishin jashtė qytetit. Pasi e pa mendimin e tė gjithėve, 4 u bashkua njė shumicė e madhe njerėzish dhe i mbyllėn tė gjitha burimet edhe pėrroin qė rrjedh pėrmes vendit. Thonin: “Pse mbretėrit e Asirisė ta gjejnė gjithė kėtė ujė kur tė vijnė”?! 5 Ndreqi gjithashtu, duke punuar me kujdes, ēdo mur ku kishte qenė rrėnuar, pėrmbi tė punoi pirgje dhe pėrjashta ndėrtoi edhe njė mur. E rindėrtoi Melon nė Qytetin e Davidit dhe punoi shumė shigjeta e shqyte. 6 Emėroi prijės lufte pėrmbi popull, i thirri nė sheshin e derės sė qytetit dhe u mbajti njė fjalim pėr t’u dhėnė zemėr. U tha: 7 “Jini trima e kini guxim! Mos u trembni as mos e druani mbretin e Asirisė as tė tėrė atė mori qė ėshtė me tė! Me ne janė shumė mė tepėr se me tė: 8 me tė ėshtė krahu i mishtė, kurse me ne ėshtė Zoti, Hyji ynė, i cili ėshtė ndihmėsi ynė dhe ai lufton nė vendin tonė”! Kėto fjalė tė Ezekisė, mbretit tė Judė, i dhanė zemėr e guxim popullit.

Fjalėt e patenėzona tė Senakeribit

9 Pas tė gjitha kėtyre, Senakeribi, mbreti i Asirisė, qė e mbante tė rrethuar Lakisin me tė gjitha forcat e ushtrisė, dėrgoi lajmėtarėt e vet tek Ezekia, mbreti i Judės, dhe te mbarė populli qė ishte nė qytet, me kėto fjalė: 10 “Kėshtu thotė Senakeribi, mbreti i asirėve: Nė ēka e keni mbėshtetur shpresėn qė po rrini tė rrethuar nė Jerusalem? 11 Vallė a nuk ju gėnjen Ezekia pėr t’ju bėrė tė vdisni nga uria dhe etja, i cili ju siguron se Zoti, Hyji juaj, do t’ju shpėtojė nga dora e mbretit tė Asirisė? 12 Pse a nuk ėshtė Ezekia ai qė i mėnjanoi lartėsirat e tija dhe lterėt dhe u urdhėroi judenjve e jerusalemasve: ‘Adhuroni para njė lteri tė vetėm dhe vetėm nė tė digjni flitė’. 13 Pse a nuk e dini se ēfarė u kam bėrė unė dhe etėrit e mi tė gjithė popujve tė tokės? Vallė a qenė tė zotėt zotat e popujve tė dheut ta shpėtojnė vendin e tyre nga dora ime? 14 Cili zot i kėtyre popujve tė dheut, tė zhdukur nga dora e tė parėve tė mi, do tė mund ta shpėtonte popullin e vet prej dorės sime, qė tė mundet edhe Hyji juaj t’ju nxjerrė ju nga thonjtė e mi? 15 Prandaj, mos t’ju gėnjejė Ezekia, dhe tė mos ju mashtrojė me shpresė tė kotė, dhe mos i besoni! Sepse, nė qoftė se asnjė zot i tė gjithė popujve dhe i tė gjitha mbretėrive nuk mundi ta shpėtojė popullin e vet prej duarve tė mia e tė etėrve tė mi, aq mė pak Hyji juaj do tė mund t’ju shpėtojė nga dora ime”!

16 Folėn shėrbėtorėt e tij edhe shumė fjalė tė tjera kundėr Zotit Hyj e kundėr Ezekisė, shėrbėtorit tė tij. 17 Shkroi gjithashtu edhe letra plot hyjshmi kundėr Zotit, Hyjit tė Izraelit, dhe thoshte kundėr tij: “Sikurse as hyjnitė e popujve tė dheut nuk mundėn t’i shpėtojnė popujt e vet prej dorės sime, kėshtu as Hyji i Ezekisė nuk do tė mundet ta shpėtojė popullin e vet nga kjo dorė”.

18 Tė dėrguarit bėrtitėn me zė tė lartė hebraisht dhe iu drejtuan popullit tė Jerusalemit qė po rrinte nė mur, me qėllim qė t’i trembnin e t’i mbrapshtonin pėr ta pushtuar qytetin. 19 Senakeribi foli kundėr Hyjit tė Jerusalemit si pėr hyjnitė e popujve paganė qė s’janė tjetėr pėrveēse vepėr e dorės sė njeriut.

Suksesi i lutjes sė Ezekisė

20 Nė kėtė gjendje mbreti Ezekia dhe profeti Isaia, biri i Amosit, u lutėn kundėr kėsaj blasfemie dhe e thirrėn nė ndihmė Qiellin. 21 Atėherė Zoti dėrgoi njė engjėll i cili e vrau ēdo trim tė fortė luftėtar dhe secilin prijės nė fushimin e mbretit tė asirėve. Senakeribi u kthye i turpėruar nė vendin e vet. Kur hyri nė shtėpinė e zotit tė vet, tė bijtė, ata qė kishin dalė prej ijės sė tij, e vranė aty me shpatė. 22 Kėshtu Zoti e shpėtoi Ezekinė dhe banorėt e Jerusalemit nga dora e Senakeribit, mbretit tė asirėve dhe nga dora e tė gjithė armiqve, dhe u dhuroi paqe gjithkund pėrreth. 23 Atėherė shumė vetė sillnin dhurata nė nder tė Zotit nė Jerusalem. I sillnin edhe Ezekisė, mbretit tė Judės, gjėra tė ēmueshme, sepse pas kėtyre ngjarjeve erdhi e u lartėsua shumė nė sy tė tė gjithė popujve.

24 Po nė kėtė kohė Ezekia u sėmur pėr vdekje. Ai iu lut Zotit. Zoti e dėgjoi dhe bėri pėr tė njė mrekulli. 25 Por Ezekia nuk i shpėrbleu bamirėsitė qė mori, sepse erdhi e iu rrit mendja dhe zemėrimi rėndoi mbi tė, mbi Judėn dhe mbi Jerusalemin. 26 Ezekia mė vonė u pėrvujtėrua vėrtet pėr shkak tė mendjes sė madhe, u pendua ai dhe banorėt e Jerusalemit, dhe kjo qe arsyeja qė, gjatė jetės sė Ezekisė, nuk u zbraz hidhėrimi i Zotit mbi ta.

27 Ezekia qe shumė i pasur dhe i nderuar; ndėrtoi thesarė pėr argjend e pėr ar, pėr gurė tė ēmueshėm, pėr erėra tė mira, pėr shqyte dhe pėr lloj‑lloj gjėrash tė ēmueshme. 28 Punoi gjithashtu depo pėr drithėra, verė e vaj, stalla pėr ēdo lloj bagėtie dhe vatha pėr grigjat. 29 Ndėrtoi edhe qytete pėr vete. Kishte tufa tė panumėrta bagėtish tė imėta e tė trasha, sepse Zoti i kishte dhuruar pasuri tė madhe pa masė.

Fundi i mbretėrimit dhe vdekja

30 Ezekia e mbylli burimin e sipėrm tė ujėrave tė Gihonit dhe i kaloi ato teposhtes nė anėn e perėndimit tė Qytetit tė Davidit. Ezekisė tė gjitha punėt i shkonin mbarė. 31 Por kur erdhėn tė dėrguarit e prijėsve tė Babilonit, tek ai pėr t’u njoftuar me mrekullinė qė kishte ndodhur nė vend, Hyji hoqi dorė prej tij, kėshtu qė ra nė tundim dhe i zbuloi tė gjitha qė ishin nė zemrėn e tij.

32 Pjesa tjetėr e historisė sė Ezekisė, dhe veprat e dashurisė sė tij janė tė shkruara nė vegimet e profetit Isai, birit tė Amosit dhe nė Librin e Mbretėrve tė Judės e tė Izraelit. 33 Ezekia pushoi me etėrit e vet dhe e varrosėn nė tatėpjetėn kur shkohet nė varrezat e bijve tė Davidit. Mbarė Juda dhe Jerusalemi i kremtoi salikimet e tija. Nė vend tė tij u bė mbret i biri i tij Manaseu.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Pushtimi i Senakeribit