Kapitujt

2 i Kronikave: 21. Mbretėria e Joramit

21

1 Jozafati pushoi me etėrit e vet dhe qe varrosur me ta nė Qytetin e Davidit. Nė vend tė tij u bė mbret Jorami, biri i tij.

5. PAUDHĖSITĖ DHE VĖSHTIRĖSITĖ NĖN SUNDIMIN E JORAMIT, AKAZISĖ, ATALISĖ DHE JOASIT

Mbretėria e Joramit

2 Jorami ka pasur gjashtė vėllezėr, bij tė Jozafatit: Azarinė, Jahielin, Zakarinė, Azarinė, Mikaelin e Safatinė. Tė gjithė kėta ishin bijtė e Jozafatit, mbretit tė Izraelit. 3 I ati i tyre u dha shumė dhurata nė argjend dhe ar, gjėra tė ēmueshme dhe qytete tė fortifikuara nė Judė, kurse mbretėrinė ia dha Joramit, sepse ky ishte i parėlinduri.

4 Jorami, si e mori nė dorė mbretėrinė e tė atit dhe, pasi e pėrforcoi pushtetin, me shpatė i preu tė gjithė vėllezėrit e vet dhe disa prej prijėsve tė Izraelit.

5 Jorami ishte tridhjetė e dy vjeēar kur u bė mbret. Nė Jerusalem mbretėroi tetė vjet. 6 Ndoqi udhėn e mbretėrve tė Izraelit, siē kishte vepruar shtėpia e Akabit, sepse bija e Akabit ishte gruaja e tij. Ai bėri gjėra qė janė tė kėqija para syve tė Zotit. 7 Megjithatė Zoti nuk deshi ta zhdukte familjen e Davidit, pėr shkak tė besės qė e kishte lidhur me tė dhe pse i kishte premtuar se do t’ia linte atij dhe bijve tė tij njė dritė tė ndezur pėrgjithmonė.

8 Gjatė mbretėrimit tė tij Edomi u ēua nė kryengritje pėr tė mos ndenjur nėn sundimin e Judės dhe e vuri mbretin e vet. 9 Jorami, sė bashku me prijėsit e vet dhe me karrocat e luftės qė ishin me tė, e kaloi kufirin, u ēua natėn e i ra Edomit qė e kishte rrethuar atė dhe tė gjithė prijėsit e karrocave tė luftės, dhe i mundi. 10 Megjithatė Edomi u ēua nė kryengritje pėr tė mos qenė nėn sundimin e Judės dhe e fitoi pavarėsinė qė e ka edhe nė ditėn e sotme. Po nė kėtė kohė u shkėput nga dora e tij edhe Lobna, sepse Jorami e kishte lėnė Zotin, Hyjin e etėrve tė vet. 11 Pėr mė tepėr ai ndėrtoi edhe lartėsira nė malet e Judės, i bėri tė lavirėsojnė banorėt e Jerusalemit e ta lėrė Juda rrugėn e Zotit. 12 Aso kohe i arriti njė letėr prej profetit Eli, nė tė cilėn i shkruante: “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Davidit, babait tėnd: Pasi nuk ece udhėve tė Jozafatit, babait tėnd, as udhėve tė Asės, mbretit tė Judės, 13 por more rrugėn e mbretėrve tė Izraelit dhe bėre tė lavirėsojė Juda e jerusalemasit duke e ndjekur lavirėsinė e shtėpisė sė Akabit e, pasi, pėr mė tepėr i vrave edhe vėllezėrit e tu, bijtė e atit tėnd, mė tė mirė se veten: 14 ja, Zoti do ta godasė me fatkeqėsi tė madhe popullin tėnd, bijtė e gratė e tua dhe gjithė pasurinė tėnde. 15 E ti do tė sėmuresh me njė sėmundje tepėr tė keqe barku, kėshtu qė, dalėngadalė, pėr ēdo ditė zorrėt e tua do tė dalin pėrjashta”.

16 Atėherė Zoti e zgjoi kundėr Joramit shpirtin e armiqėsisė tė filistinėve e tė arabėve qė jetojnė afėr etiopiasve. 17 Ata i ranė Judesė, e sulmuan dhe e rrėmbyen gjithė pasurinė qė kishte pallati mbretėror, pastaj edhe bijtė e gratė e tija dhe s’i mbeti djalė tjetėr, pėrveē Joakazit, qė ishte djali mė i vogėl. 18 Pas kėsaj Zoti e goditi me njė sėmundje tė pashėrueshme barku. 19 Ditė pas dite, koha po shkonte e, nė krye tė dy vjetėve, kėshtu e shkriu sėmundja e gjatė deri sa i dolėn zorrėt dhe vdiq nė dhembje tė papėrshkrueshme. Vdiq prej kėsaj sėmundjeje tė tmerrshme. Populli nuk i bėri djegie erėrash tė mira, siē u kishte bėrė tė parėve tė tij.

20 Ishte tridhjetė e dy vjeēar kur u bė mbret dhe nė Jerusalem mbretėroi pėr tetė vjet. Vdiq pa iu dhembsur askujt. E varrosėn nė Qytetin e Davidit, por jo nė varrezat e mbretėrve.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Mbretėria e Joramit