Kapitujt

2 i Kronikave: 33. Manaseu e shkatėrron veprėn e Ezekisė

33

1 Manaseu kishte dymbėdhjetė vjet kur u bė mbret dhe nė Jerusalem mbretėroi pesėdhjetė e pesė vjet.

2 Ai bėri atė qė ėshtė e keqe para Zotit, sipas poshtėrsive tė paganėve, tė cilėt Zoti i dėboi para bijve tė Izraelit. 3 Ai i rindėrtoi lartėsirat e rrėnuara prej tė atit, Ezekisė, ndėrtoi edhe lterė pėr Baalėt, punoi banirė, nderoi dhe i adhuroi ushtritė qiellore. 4 Ai madje ndėrtoi edhe lterė nė Shtėpinė e Zotit, pėr tė cilėn kishte thėnė Zoti: “Nė Jerusalem do tė banojė pėrgjithmonė Emri im”. 5 I ndėrtoi lterėt nė nder tė mbarė ushtrisė qiellore nė dy tremet e Shtėpisė sė Zotit. 6 Ai i kaloi fėmijėt e vet nėpėr zjarr nė luginėn e birit tė Enomit. Ushtroi magjinė, shortinė, pėrdorte mjeshtritė magjike, mbante nė oborr shpirtpyetės e rropullikėqyrės dhe bėri shumė tė kėqija tė tjera para syve tė Zotit, pėr ta ngacmuar atė. 7 E punoi dhe e vendosi njė trupore idhulli nė Shtėpinė e Hyjit, pėr tė cilėn Zoti i ka thėnė Davidit e Salomonit, birit tė tij: “Nė kėtė Shtėpi dhe nė Jerusalem, tė cilin e zgjodha ndėr tė gjitha fiset e Izraelit, do ta vendos Emrin tim pėrgjithmonė. 8 Nuk do tė bėj qė Izraeli ta luajė kėmbėn prej tokės qė ua kam dhuruar etėrve tė tyre, por me kusht qė t’i ruajnė urdhėrimet qė ua kam dhėnė, tėrė Ligjin, urdhrat dhe rregulloret me anė tė Moisiut”.

9 Kėshtu Manaseu e mashtroi Judėn dhe banorėt e Jerusalemit tė bėjnė tė kėqija mė tepėr se tė gjitha kombet, tė cilėt Zoti i kishte zhdukur para fytyrės sė bijve tė Izraelit.

10 Zoti i foli atij dhe popullit tė tij, por ata nuk deshėn ta dėgjojnė.

Burgimi dhe kthimi

11 Pėr kėtė arsye Zoti kundėr tyre i dėrgoi prijėsit e ushtrisė sė mbretit tė asirėve. Ata e zunė dhe e lidhėn Manaseun nė pranga dhe tė lidhur me zinxhirė e ēuan nė Babilon. 12 Ky pasi ra ngusht, iu lut Zotit, Hyjit tė vet, dhe u pendua plot pėrvujtėri para Hyjit tė etėrve tė vet. u 13 U lut dhe Zoti pati dhimbje pėr tė, ia dėgjoi lutjen dhe e ktheu nė Jerusalem nė mbretėrinė e vet. Atėherė Manaseu e mori vesh se Zoti ėshtė Hyj i vėrtetė.

14 Pas kėsaj ai e ndėrtoi murin e jashtėm tė Qytetit tė Davidit, nė perėndim tė Gihonit, nga lugina deri te Dera e Peshqve dhe e rrethoi me mure edhe Ofelin. Murin e bėri shumė tė lartė. Nė ēdo fortesė tė qyteteve tė Judės Manaseu e caktoi prijėsin ushtarak. 15 I mėnjanoi zotat e huaj dhe idhullin nga Shtėpia e Zotit, po ashtu edhe lterėt qė i kishte ndėrtuar nė Malin e Shtėpisė sė Zotit e nė Jerusalem dhe i humbi tė gjithė jashtė qytetit. 16 Pastaj e rindėrtoi lterin e Zotit dhe mbi tė i flijoi flitė e pajtimit e tė falenderimit dhe i urdhėroi Judesė t’i shėrbejė Zotit, Hyjit tė Izraelit. 17 Megjithatė populli edhe mė tej vazhdoi tė flijonte mbi lartėsira, por tani vetėm Zotit, Hyjit tė vet.

18 Pjesa tjetėr e historisė sė Manaseut, lutja e tij drejtuar Hyjit tė vet, si dhe fjalėt e vegimtarėve qė flisnin me tė nė emėr tė Zotit, Hyjit tė Izraelit, gjenden nė Historinė e Mbretėrve tė Izraelit. 19 Lutja e tij si dhe vėshtrimi i uratės sė tij, tė gjitha mėkatet e tija si dhe pėrbuzja, vendet nė tė cilat ndėrtoi lartėsira, ku bėri banirė e trupore, para se tė kthehej, janė tė shkruara nė Historinė e Hozait. 20 Edhe Manaseu fjeti me etėrit e vet. E varrosėn nė oborrin e shtėpisė sė tij. Nė vend tė tij u bė mbret i biri, Amoni.

Kokėfortėsia e Amonit

21 Amoni ishte njėzet e dy vjeē kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi nė Jerusalem dy vjet. 22 Bėri tė keqen nė praninė e Zotit, ashtu si kishte bėrė edhe Manaseu, i ati, dhe u flijoi e u shėrbeu tė gjithė idhujve qė i kishte punuar Manaseu. 23 Dhe nuk e pėrvujtėroi vetveten para Zotit, siē ishte pėrulur Manaseu, ati i tij, madje Amoni bėri edhe shumė tė kėqija mė tė mėdha. 24 Oborrtarėt e tij u pėrbetuan kundėr tij dhe e vranė nė shtėpinė e tij, 25 por populli i vendit, i vrau tė gjithė ata qė ishin pėrbetuar kundėr mbretit Amon dhe, nė vend tė tij, e bėnė mbret tė birin, Josinė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Manaseu e shkatėrron veprėn e Ezekisė