Kapitujt

2 i Kronikave: 18. Besėlidhja me Akabin dhe profetėt

18

1 Jozafati u bė shumė i pasur dhe i pėrmendur. Me Akabin lidhi krushqi. 2 Pas disa vitesh zbriti tek ai nė Samari. Akabi preu pėr tė e pėr pėrcjelljen e tij bagėti tė imėta e tė trasha me shumicė dhe ia mbushi mendjen tė ngjitej bashkė me tė nė Ramot Galaad. 3 Akabi, mbreti i Izraelit, i tha Jozafatit, mbretit tė Judės: “Eja me mua nė Ramot Galaad”. Ai iu pėrgjigj: “Ēka tė ndodhė me ty, le tė ndodhė edhe me mua; ēka tė ndodhė me popullin tėnd, le tė ndodhė edhe me timin: me ty do tė vijmė nė luftė”.

4 Pastaj Jozafati i tha mbretit tė Izraelit: “Tė lutem veē, kėshillohu mė parė me fjalėn e Zotit”. 5 Mbreti i Izraelit i bashkoi atėherė katėrqind profetė dhe i pyeti: “A tė shkojmė nė Ramot Galaad pėr tė luftuar a tė mos shkojmė”? Ata i pėrgjigjėn: “Shko dhe Hyji do t’ia lėshojė mbretit nė dorė”. 6 Por Jozafati tha: “Vallė, a nuk ka kėtu edhe ndonjė tjetėr profet tė Zotit qė ta kėrkojmė edhe kėshillėn e tij”? 7 Mbreti i Izraelit iu pėrgjigj Jozafatit: “Po, ėshtė vetėm edhe njė njeri, prej tė cilit mund ta kėrkojmė vullnetin e Zotit; por unė atė e urrej, sepse s’ma parakallėzon tė mirėn, por gjithmonė tė keqen. Ai ėshtė Mikeja, biri i Jemlės”. Jozafati vijoi: “Mos fol kėshtu, o mbret”! 8 Atėherė mbreti i Izraelit thirri njėrin prej oborrtarėve e i urdhėroi: “Thirre menjėherė Mikenė, birin e Jemlės”.

9 Ndėrkaq mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbreti i Judės, rrinin tė dy nė fronet e veta tė veshur me petka mbretėrore. Po rrinin nė lėmė pėrbri derės sė Samarisė dhe tė gjithė profetėt profetizonin para tyre. 10 Sedecia, biri i Kanaanės, kishte punuar pėr vete brirė tė hekurt e thoshte: “Kėshtu thotė Zoti: Me kėta do t’i zhbordosh sirianėt deri qė t’i shfarosėsh”! 11 Po edhe tė gjithė profetėt e tjerė profetizonin nė kėtė mėnyrė e thoshin: “Shko nė Ramot Galaad e do tė fitosh. Zoti do t’i lėshojė nė dorėn e mbretit”.

12 Lajmėtari qė kishte shkuar pėr ta thirrur Mikenė i tha: “Ja, fjalėt e tė gjithė profetėve njėzėri i lajmėrojnė veē tė mira mbretit, prandaj, po tė lutem, qė edhe fjala jote tė jetė nė pėrkim me tė tyren e parakallėzoj sukses”. 13 Mikeja iu pėrgjigj: “Pasha Zotin e gjallė, do ta them vetėm atė qė tė ma ketė thėnė Hyji”!

14 Kėshtu, pra, erdhi para mbretit, i cili e pyeti: “Miké, a na duhet tė shkojmė nė Ramot Galaad pėr tė luftuar a tė mos shkojmė”? Ai iu pėrgjigj: “Shkoni e do tė keni sukses! Armiqtė do tė bien nė duart tuaja”. 15 Mbreti i tha: “Pėrsėri po tė pėrbej tė mos mė thuash tjetėr pėrveē tė vėrtetėn nė emėr tė Zotit”! 16 Atėherė ai i tha:

“E pashė mbarė Izraelin

tė shpėrndarė maleve

porsi delet pa bari!

Atėherė Zoti mė tha:

‘Kėta s’kanė zot shtėpie!

Secili le tė kthehet nė shtėpinė e vet nė paqe’”.

17 Atėherė mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: “A nuk tė thashė se ky nuk do tė mė parakallėzojė asgjė tė mirė, por vetėm tė keqen”?

18 Pėr kėtė arsye Mikeja vazhdoi: “Dėgjojeni fjalėn e Zotit: E pashė Zotin tek po rrinte mbi fronin e vet; mbarė ushtria qiellore qėndronte nė tė djathtėn e nė tė majtėn e tij. 19 Atėherė pyeti Zoti: Kush do ta mashtrojė Akabin, mbretin e Izraelit, qė tė shkojė e tė sharrojė nė Ramot Galaad? Meqenėse dikush thoshte kėshtu e dikush ashtu, 20 doli njė shpirt dhe qėndroi para Zotit e tha: ‘Unė do ta mashtroj’! E Zoti e pyeti: ‘Nė ē’mėnyrė do ta mashtrosh’? 21 Ai iu pėrgjigj: ‘Do tė dal e do tė bėhem shpirt gėnjeshtrues nė gojėn e tė gjithė profetėve tė tij’. Atėherė Zoti i tha: ‘Do ta mashtrosh e do tė kesh sukses! Dil e bėj ashtu’! 22 Dije pra, se Zoti e ka vėnė nė gojėn e tė gjithė profetėve tė tu shpirtin e gėnjeshtrės, kurse nė tė vėrtetė ta parakallėzon fatkeqėsinė”.

23 Ndėrkaq u afrua Sedecia, biri i Kanaanės, i ra shuplakė nė faqe Mikesė e tha: “Cilės rrugė shpirti i Zotit doli prej meje pėr tė folur ty”? 24 Mikeja tha: “Ti vetė do ta shohėsh atė ditė, kur do tė kalosh prej njė vrimė nė tjetrėn pėr t’u fshehur”! 25 Atėherė mbreti i Izraelit dha urdhėr: “Merreni Mikenė e ēojeni tek Amoni, komandanti i qytetit e te Joasi, djali i mbretit, 26 e thoni: Mbreti urdhėron: Hidheni kėtė njeri nė burg e jepini vetėm nga pak bukė e ujė derisa unė tė kthehem shėndosh e mirė”. 27 Mikeja i tha: “Nėse ti kthehesh shėndosh e mirė, atėherė Zoti nuk ka folur nėpėr mua.” Dhe shtoi: “Mbajeni mend tė gjithė, o popull”!

Luftimi. Ndėrhyrja e njė profeti

28 Kėshtu, pra, mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbreti i Judės, u nisėn kundėr Ramotit tė Galaadit. 29 Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: “Unė po i ndėrroj petkat dhe do tė hyj nė luftė, kurse ti mbaji petkat mbretėrore”. Mbreti i Izraelit i ndėrroi petkat dhe hyri nė luftė.

30 Mbreti i Sirisė u kishte urdhėruar prijėsve tė vet tė karrocave tė luftės e u kishte thėnė: “Mos luftoni kundėr tė voglit as tė madhit, por vetėm kundėr mbretit tė Izraelit”. 31 Kėshtu, pra, kur prijėsit e karrocave e panė Jozafatin, menduan: “Ky ėshtė mbreti i Izraelit!”, dhe e rrethuan pėr t’iu sulur. Por Jozafati e thirri nė ndihmė Zotin e Zoti i ndihmoi dhe Hyji i largoi ata prej tij. 32 Prijėsit e karrocave kur panė se ai nuk ishte mbreti i Izraelit, e lanė. 33 Por ndodhi qė njė prej popullit gjuajti me shigjetė ashtu, pa ditur se kė e gjuan dhe e goditi mbretin e Izraelit mu nė rrudhėn ndėrmjet brezit dhe pancirit. Atėherė mbreti i tha karrocierit tė vet: “Silli kuajt e mė nxirr nga lufta se jam plagosur”! 34 Luftimi atė ditė u bė pėrherė e mė i ashpėr dhe mbreti i Izraelit qėndroi nė kėmbė nė karrocėn e vet pėrballė sirianėve deri nė mbrėmje. Nė perėndim tė diellit vdiq.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Kronikave > Besėlidhja me Akabin dhe profetėt