Kapitujt

2 i Samuelit: 4. Vrasja e Isbaalit

4

1 Kur Isbaali, biri i Saulit, mori vesh se kishte mbetur Abneri nė Hebron, humbi krejt guximin dhe mbarė popullit i hyri tmerri. 2 Biri i Saulit kishte dy prijės ēetash. Njėri quhej Baanė e tjetri Rekab. Ishin bijtė e Remonit Berotas, nga fisi i Beniaminit, sepse Beroti mbahet me Beniaminin. 3 Berotasit kishin ikur nė Getaim dhe aty qėndruan si tė ardhur deri nė kėtė kohė.

4 Jonatani, biri i Saulit, kishte njė djalė ēalaman nė tė dy kėmbėt. Ishte pesė vjeē kur prej Jezrahelit erdhi lajmi i zi i Saulit e i Jonatanit. Mėndesha e tij e kapi fėmijėn dhe iku; por, ndėrsa po nxitonte tė ikte, i ra pėrtokė dhe mbeti ēalaman. Quhej Meribaal.

5 U ēuan, pra, bijtė e Remon Berotit, Rekabi e Baana, dhe erdhėn pėr pikė tė vapės te shtėpia e Isbaalit dhe hynė brenda ndėrsa ai po flinte nė shtrat nė pushimin e mesditės. Derėtaren, edhe atė e kishte zėnė gjumi duke pastruar grurin. 6 Kėshtu ata hynė brenda nė shtėpi dhe Rekabi e vėllai i tij Baani e goditėn nė baqth e ikėn. 7 Kur kishin hyrė ata nė shtėpi, ai po flinte nė shtratin e vet nė dhomė. Ata e goditėn dhe e vranė, ia morėn kokėn dhe gjithė natėn udhėtuan nėpėr Arabė.

8 Kokėn e Isbaalit ia ēuan Davidit nė Hebron dhe i thanė mbretit: “Ja, koka e Isbaalit, birit tė Saulit, armikut tėnd, i cili kėrkonte tė tė vriste. Por Zoti deshi t’i lejonte hakmarrje imzotit mbret nė kėtė ditė mbi Saulin dhe mbi farėn e tij”.

9 E Davidi iu pėrgjigj Rekabit dhe Baanės, vėllait tė tij, bijve tė Remonit berotas, dhe u tha: “Pasha Zotin e gjallė qė mė shpėtoi nga ēdo rrezik, 10 nė qoftė se atė qė mė lajmėroi e mė tha: ‘Sauli ka mbetur!’ e qė kujtonte se po mė sjell njė sihariq, e kapa dhe e vrava nė Siceleg ‑ tė cilit i thoshte mendja se do ta paguaja pėr lajmin ‑ 11 po ēka do t’ju bėj tani njerėzve tė pashpirt qė e vranė njeriun pa u pasė bėrė kurrfarė faji, madje nė shtėpinė e vet e nė shtratin e vet?! Po a nuk do ta kėrkoj gjakun e tij prej duarve tuaja e nuk do t’ju zhduk nga kjo botė”?! 12 Atėherė Davidi u dha urdhėr ushtarėve tė vet dhe i vranė. Pastaj u prenė duart e kėmbėt dhe i varėn te liqeni nė Hebron. Pastaj morėn kokėn e Isbaalit dhe e varrosėn nė varrezėn e Abnerit nė Hebron.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Vrasja e Isbaalit