Kapitujt

2 i Samuelit: 19. Dhembja e Davidit

19

1 U trand atėherė mbreti, u ngjit nė dhomėn e derės e qau. Ecte e qante e thoshte kėshtu: “Biri im, Absalom, biri im; biri im Absalom! Oh, sikur tė kisha vdekur unė nė vend tėnd! Absalom, biri im, biri im”!

2 E lajmėruan Joabin se mbreti po e qante e po e vajtonte tė birin. 3 Dhe atė ditė fitorja u kthye nė vaj pėr mbarė popullin, sepse mbarė ushtria e mori vesh atė ditė tė thuhej: “Mbreti po e qan djalin e vet”. 4 Atė ditė ushtria u kthye fshehtazi nė qytet, ashtu siē hyn fshehtas ushtria e turpėruar kur ikėn prej luftės. 5 Mbreti e kishte mbuluar fytyrėn e vet e thėrriste me gjithė zė: “Biri im, Absalom; Absalom, biri im, biri im”!

6 Atėherė Joabi hyri te mbreti nė shtėpi e tha: “Sot ua more fytyrėn tė gjithė shėrbėtorėve tė tu qė sot ta shpėtuan jetėn tėnde dhe jetėn e djemve, tė vajzave, tė grave e tė shemrave tė tua. 7 I do ata qė tė urrejnė e i urren ata qė tė duan. Sot e dėftove se nuk ke kujdes pėr prijėsit e tu e pėr ushtarėt e tu. Me tė vėrtetė tani po e kuptoj se ty do tė tė pėlqente tė vdisnim tė gjithė ne, mjaft qė tė ishte gjallė Absalomi! 8 Prandaj ngrihu tani, dil e folu ushtarėve tė tu, se pėrndryshe po tė pėrbetohem me Zotin, nėse nuk del, asnjė sonte nuk do tė mbesė me ty dhe kjo e keqe do tė jetė pėr ty mė e madhe se tė gjitha tė kėqijat qė tė kanė ndodhur prej rinisė sate e deri mė sot”!

9 Atėherė mbreti u ngrit dhe erdhi e u ul te dera. Lajmėtari i shpalli mbarė ushtrisė se mbreti ėshtė ulur te dera e qytetit. Mbarė ushtria u afrua te mbreti.

Pėrgatitjet pėr kthimin e Davidit

Izraelitėt kishin ikur secili nė ēadrėn e vet. 10 Tė gjithė izraelitėt grindeshin nėpėr fiset e tyre e thoshin: “Mbreti na ka ēliruar nga duart e armiqve tanė, ai na shpėtoi nga duart e filistenjve; e tani iu desh tė ikė nga vendi prej Absalomit.

11 Por Absalomi, tė cilin ne e shuguruam pėr mbretin tonė, ai u vra nė luftė. Ēfarė prisni tani qė nuk e ktheni mbretin”? Kėto fjalė tė tė gjithė izraelitėve arritėn deri te mbreti nė shtėpinė e tij.

12 Atėherė mbreti David dėrgoi t’u thuhej priftėrinjve Sadokut e Abiatarit: “Thoniu krerėve tė Judės kėshtu: ‘Pse jeni tė fundit pėr ta kthyer mbretin nė shtėpinė e vet? 13Ju jeni vėllezėrit e mi, jeni ashti im e mishi im, a tė fundit do ta ktheni mbretin’? 14 E Amasės m’i thoni: ‘A nuk je ti ashti im e mishi im’? Kėshtu e kėshtu ma bėftė mua Zoti e edhe mė zi, nėse ti s’do tė jesh komandanti i ushtrisė sime pėr sa tė jesh gjallė nė vend tė Joabit’”! 15 Dhe i pėrfitoi zemrat e tė gjithė burrave tė Judės si tė njė burri tė vetėm. Kėta dėrguan njerėz te mbreti e i thanė: “Kthehu ti dhe tė gjithė njerėzit e tu”.

Ngjarjet nė tė kthyer: Semei

16 U kthye, pra, mbreti e arriti te Jordani. Arritėn nė Galgalė edhe judenjtė pėr ta takuar mbretin e pėr ta kaluar pėrtej Jordanit.

17 Semei, biri i Gerės, beniaminas prej Bahurimit, nxitoi dhe zbriti bashkė me trimat e Judės pėr ta pritur mbretin David. 18 Me tė ishin njė mijė burra beniaminas dhe Siba, shėrbėtori i shtėpisė sė Saulit, pesėmbėdhjetė bijtė e tij dhe tė njėzet shėrbėtorėt e tij. Ata shpejtuan e ranė nė Jordan para mbretit, 19 i kishin kaluar vatė pėr ta kaluar nė anė tjetėr familjen e mbretit e pėr tė bėrė ēka t’i pėlqente mbretit. Semei, biri i Gerės, i pėrkulur para mbretit, kur po donte tė kalonte Jordanin, 20 i tha: “Imzot, mos ma merr pėr faj tė keqen dhe tė mos i bjerė ndėr mend fyerja e shėrbėtorit qė i bėra Imzotit ditėn kur doli imzot mbreti prej Jerusalemit. Le ta harrojė zotėria im, mbreti. 21 Sepse unė, shėrbėtori yt, e pranoj fajin tim dhe prandaj erdha i pari prej gjithė shtėpisė sė Jozefit sot dhe zbrita nė takim tė zotėrisė tim mbretit”.

22 Por u pėrgjigj Abisai, biri i Sarvisė, e tha: “A thua Semei nuk e meriton vdekjen pse e ka nėmur tė shuguruarin e Zotit”? 23 Por Davidi u pėrgjigj: “Ē’punė keni me mua ju, o bijtė e Sarvisė, qė sot po mė nxitni tė bėj keq? Po a bėn tė vritet sot ndonjė izraelit? Mu sot kur po shoh se pėrsėri jam mbreti i Izraelit”? 24 Dhe mbreti i tha Semeit: “Ti s’do tė vritesh!”, dhe iu pėrbetua.

Meribaali

25 Po edhe Meribaali, nipi i Saulit, doli ta presė mbretin. Nuk i kishte larė kėmbėt, nuk i kishte prerė thonjtė, nuk e kishte qethur mjekrrėn as i kishte larė petkat e veta prej ditės qė mbreti e kishte lėshuar qytetin deri nė ditėn kur u kthye shėndoshė e mirė. 26 Kur i doli para prej Jerusalemit nė takim mbretit, mbreti i tha: “Meribaal, pse nuk erdhe me mua?” 27 Ai iu pėrgjigj: “O mbret, zotėria im, mė gėnjeu shėrbėtori im! Nė tė vėrtetė, unė shėrbėtori yt, i pata thėnė: Po e shaloj gomarin dhe po shkoj me mbretin, sepse unė, shėrbėtori yt jam i ēalė. 28 Ai pėr mė tepėr i ėshtė shpifur shėrbėtorit tėnd para zotėrisė tim, mbretit. Porse ti, Imzot o mbret, je porsi engjėlli i Hyjit: bėj gjithė si tė tė pėlqejė ty me mua. 29 Sepse mbarė familja e tim eti nuk ka merituar tjetėr para zotėrisė tim mbretit pėrveē vdekjes; porse ti mė vure mua, shėrbėtorin tėnd, me ata qė hanė nė tryezėn tėnde. Po a kam unė mė ndonjė tė drejtė? Ē’do tė kisha unė t’i ankohesha mbretit”?

30 Prandaj mbreti i tha: “S’ėshtė nevojė tė shtosh tė tjera fjalė. Unė e kam caktuar: Ti e Siba ndani pronat”! 31 Meribaali iu pėrgjigj mbretit: “Le t’i marrė tė gjitha, nė dashtė, pasi imzot mbreti u kthye nė shtėpinė e vet shėndoshė e mirė”!

Berzelai

32 Po ashtu zbriti prej Rogelimit Berzelai i Galaadit. Ai e kaloi bashkė me mbretin Jordanin pėr t’u pėrshėndetur e pėr t’u ndarė nga mbreti nė Jordan. 33 Berzelai Galaadas ishte shumė i moshuar: ishte tetėdhjetėvjeēar. Derisa mbreti po qėndronte nė Mahanaim, ky i kishte sjellė mbretit ushqime: ishte njeri shumė i pasur. 34 Mbreti i tha Berzelait: “Eja me mua dhe unė do tė tė mbajė nė Jerusalem.” 35 Por Berzelai iu pėrgjigj mbretit: “Po edhe sa vjet jete mė mbesin qė tė vij unė me mbretin nė Jerusalem? 36 Unė jam sot tetėdhjetėvjeēar! A thua mund tė dallojnė tanimė shqisat e mia tė ėmblėn nga e hidhura? A thua mund ta kėnaqė shėrbėtorin tėnd haja e pija? A thua mund tė dėgjoj mė zėrin e kėngėtarėve e tė kėngėtareve? Pėrse shėrbėtori yt do t’i bėhej barrė mė tutje zotėrisė tim mbretit? 37 Po eci, shėrbėtori yt, me ty edhe pak prej Jordanit. Pse tė ma japė mbreti njė shpėrblim tė tillė? 38 Por, po tė lutem, unė shėrbėtori yt, qė tė kthehem e tė vdes nė qytetin tim aty afėr varrezės sė tim eti e sime nėnė. Por ja, shėrbėtori yt Kamaami: le tė vijė ai me ty, imzot mbret, e bėji atij ēka tė tė pėlqejė”. 39 E mbreti tha: “Le tė vijė, pra, me mua Kamaami e unė do tė bėj pėr tė gjithēka tė tė pėlqejė ty. Gjithēka tė mė kėrkosh pėr tė, pėr hatrin tėnd, do t’ia plotėsoj”.

40 Kur e kaloi Jordanin mbarė populli bashkė me mbretin, mbreti u pėrqafua me Berzelain dhe e bekoi. Ai u kthye nė vendin e vet.

Juda dhe Izraeli grinden rreth mbretit

41 Mbreti e vazhdoi kėshtu rrugėn drejt Galgalės e Kamaami udhėtonte me tė. Mbretin e pėrcillte mbarė populli i Judės dhe gjysma e popullit tė Izraelit. 42 Kur ja, mbarė izraelitėt u bashkuan e dolėn para mbretit. I thanė: “Pse vėllezėrit tanė, bijtė e Judės, tė vodhėn dhe e kaluan mbretin tonė, mbarė familjen e tij pėrtej Jordanit dhe tė gjithė njerėzit qė qenė me Davidin”? 43 Judenjtė iu pėrgjigjėn izraelitėve: “Sepse e kemi mė afėr mbretin. Pse po hidhėroheni pėr kėtė gjė? A mos hėngrėm gjė prej mbretit, apo na u dhanė farė dhuratash”? 44 Atėherė izraelitėt iu pėrgjigjėn judenjve: “Dhjetė pjesė tė mbretit na pėrkasin neve nė mbretin, kėndej edhe nė Davidin. Pastaj ne jemi tė parėlindurit. Pse na pėrbuzėt? Po a nuk qemė ne tė parėt qė kėrkuam tė kthehet mbreti ynė”? Por fjalėt e Judės ishin mė tė rėnda se fjalėt e burrave tė Izraelit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Dhembja e Davidit