Kapitujt

2 i Samuelit: 21. Uria e madhe dhe vrasja e pasardhėsve tė Saulit

21

1 Nė kohėn e Davidit ndodhi njė uri qė zgjati tri vjet. Davidi iu drejtua pėr kėshillė Zotit e Zoti iu pėrgjigj: “Mbi Saulin dhe mbi familjen e tij rėndon gjaku, sepse i vrau gabaonasit”. 2 Atėherė mbreti i thirri gabao‑ nasit dhe u tha ‑ duhet ditur se gabaonasit nuk janė izraelitė, por mbeturinė e amorrenjve e izraelitėt u kishin dhėnė besėn se s’do t’i vritnin, por Sauli, prej zellit tė tepruar pėr bijtė e Izraelit e tė Judės, vetė deshi t’i vrasė ‑; 3 u tha pra Davidi gabaonasve: “Ēfarė tė bėj pėr ju? Ē’doni t’ju jap pėr shpagim qė t’i bekoni trashėgimtarėt e Zotit”? 4 Gabaonasit i thanė: “Ne nuk kėrkojmė prej Saulit as prej shtėpisė sė tij as argjend as ar. Nuk kėrkojmė as qė tė vritet ndokush prej Izraelit”. Mbreti u tha: “Ē’ tė kėrkoni, unė do ta bėj pėr ju”.

5 Ata i thanė mbretit: “Prej pasardhėsve tė atij njeriu qė na ka vrarė dhe ka dashur tė na e shuajė farėn kėshtu qė tė mos mbetej askush prej nesh brenda kufijve tė Izraelit, 6 na i jep shtatė burra t’i varim para Zotit nė Gabaon, nė malin e Zotit”. Mbreti u pėrgjigj: “Do t’jua jap”.

7 Mbreti e fali Meribaalin, birin e Jonatanit, tė birit tė Saulit, pėr shkak tė besės sė Zotit qė ishte lidhur ndėrmjet Davidit e Jonatanit, tė birit tė Saulit. 8 Kėshtu, pra, mbreti i mori dy bijtė e Resfės, sė bijės sė Ajės, qė ia lindi Saulit, Armoniun e Meribaalin, dhe pesė bijtė e Merabės, sė bijės sė Saulit, qė ia kishte lindur Hadrielit, birit tė Berzelait, qė ishte nga Mehola, 9 dhe ua dorėzoi gabaonasve, tė cilėt i varėn nė mal para Zotit. Kėshtu u vranė tė shtatėt sė bashku nė ditėt e para tė korrjes, nė fillim tė korrjes sė elbit.

10 Atėherė Resfa, bija e Ajės, mori njė thes, e shtroi mbi qetė pėr vete qė prej fillimit tė korrjes derisa ra shiu nga qielli mbi kufomat e tyre. Nuk i la shpendėt tė binin mbi trupin e tyre ditėn as egėrsirat e malit natėn.

11 I lajmėruan Davidit ē’kishte bėrė Resfa, bija e Ajės, shemra e Saulit. 12 Atėherė Davidi shkoi e i mori eshtrat e Saulit dhe eshtrat e Jonatanit, birit tė tij, prej qytetarėve tė Jabesit tė Galaadit, qė i kishin vjedhur nga tregu i Betsanit, ku i kishin varur filistenjtė pasi i patėn vrarė nė Gjelboe. 13 Davidi, pra, i solli eshtrat e Saulit e tė birit tė tij, Jonatanit. I mblodhėn edhe eshtrat e tė varurve 14 dhe i varrosėn bashkė me eshtrat e Saulit e tė birit tė tij, Jonatanit, nė tokėn e Beniaminit, nė Selė, nė varrezėn e Cisit, babait tė tij. Bėnė gjithēka u urdhėroi mbreti e atėherė Zoti u dėftua i mėshirshėm me vendin.

Trimėritė e lavdishme kundėr filistenjve

15 Prapė u bė njė luftė ndėrmjet filistenjve e izraelitėve. Davidi zbriti me ushtarėt e vet e po luftonin kundėr filistenjve. Por Davidi u lodh. 16 Jesbibenobi, njė nga pasardhėsit e Rafės ‑ heshta e tė cilit ishte e rėndė treqind sikla bronzi ‑ me shpatė tė re tė ngjeshur nė ije, lėvdohej se do ta vriste Davidin. 17 Por Davidit i erdhi nė ndihmė Abisai, biri i Sarvisė, e goditi filistiun dhe e vrau. Atėherė u pėrbetuan njerėzit e Davidit dhe i thanė: “Ti s’do tė dalėsh mė me ne nė luftė, qė tė mos na e ndalėsh dritėzėn e Izraelit”.

18 Pėrsėri u bė edhe njė luftė nė Gob kundėr filistenjve: asohere Sobokai i Husės, vrau Safin pasardhėsin e Rafės.

19 Pėrsėri u bė edhe njė luftė tjetėr nė Gob kundėr filistenjve: asohere Elkanani, biri i Jairit, nga Betlehemi, vrau Goliat Geteun, dorėza e heshtės sė tė cilit ishte porsi shuli i tezgjahut.

20 Prapė plasi njė lufte nė Get, ku ishte njė njeri shumė i lartė: kishte nga gjashtė gishtėrinj nė duar e nė kėmbė, d. m. th. njėzet e katėr; edhe ky ishte prej rodit tė Rafės. 21 Edhe ky deshi tė poshtėronte Izraelin, por e vrau Jonatani, biri i Samės, vėllait tė Davidit.

22 Tė katėrtit ishin prej rodit tė Rafės nga Geti dhe u vranė prej dorės sė Davidit e tė ushtarėve tė tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Uria e madhe dhe vrasja e pasardhėsve tė...