Kapitujt

2 i Samuelit: 16. Davidi dhe Siba

16

1 Sapo Davidi e kaloi paksa majėn e malit, dhe ja, Siba, shėrbėtori i Meribaalit, po i del nė takim. Kishte dy gomarė tė ngarkuar. Bartnin dyqind bukė, njėqind vile rrushi tė thatė, njėqind fruta vere dhe njė rrėshiq me verė. 2 Mbreti i tha Sibės: “Ēfarė t’u deshėn kėto”? Siba iu pėrgjigj: “Gomarėt do t’u vlejnė anėtarėve tė familjes sė mbretit pėr tė udhėtuar me ta, buka dhe pemėt djelmoshave pėr ushqim e vera pėr pije atyre qė do tė lodhen duke ecur nėpėr shkretėtirė”. 3 Atėherė mbreti i tha: “Ku ėshtė biri i zotėrisė tėnd”? Siba iu pėrgjigj mbretit: “U ndal nė Jerusalem, sepse i thotė mendja: ‘Sot shtėpia e Izraelit do tė ma kthejė mbretėrinė e tim eti’”. 4 Mbreti i tha Sibės: “Ja pra, gjithēka ka pasur Meribaali, le tė jenė tė tuat”! E Siba tha: “Po bie nė nderim para teje! Oh, sikur tė mund tė gjeja hir para syve tė tu, Imzot, o mbret”!

Semei e mallkon Davidin

5 Davidi mbret po arrinte nė Bahurim, dhe ja, prej andej dilte njė burrė prej vėllazėrisė sė familjes sė Saulit, me emrin Semei. Ishte biri i Gerės. Ecte e mallkonte 6 dhe gjuante pesha kundėr Davidit dhe kundėr tė gjithė shėrbėtorėve tė mbretit David. E pra, mbarė populli dhe trimat e zgjedhur ecnin djathtas e majtas pėrreth mbretit. 7 E Semei kėshtu fliste duke e nėmur mbretin: “Ik, ik o gjakėsor, o i poshtėr! 8 Zoti e solli mbi ty gjithė gjakun e familjes sė Saulit, sepse ti e pushtove mbretėrinė e tij. Por Zoti e lėshoi mbretėrinė nė dorėn e Absalomit, djalit tėnd! Ja, po tė ndrydhin tė zezat e tua, sepse je njeri vrastar”!

9 Atėherė Abisai, biri i Sarvisė, i tha mbretit: “Pse po e mallkon ky qen i ngordhur zotėrinė tim mbretin? Po shkoj e po ia shkurtoj kokėn”. 10 Por mbreti i tha: “Po ē’po na bėn mua e ty, o djali i Sarvisė? Nėse mallkon e nėse Zoti i ka urdhėruar ta mallkojė Davidin, kush ėshtė ai qė ka guxim t’i thotė: ‘Pse po bėn ashtu?’”. 11 Prandaj Davidi i tha Abisait dhe mbarė oborrtarėve tė vet: “Ju po shihni se im bir, qė ka dalė prej barkut tim, po e kėrkon jetėn time, po aq mė tepėr ky tashti qė ėshtė beniaminas. Lėreni le tė mallkojė nė qoftė se Zoti i ka thėnė tė mė mallkojė. 12 Ndoshta Zoti e merr parasysh mjerimin tim e mallkimin e sotėm ma sjell nė bekim”.

13 Kėshtu Davidi dhe shokėt e tij e vazhduan rrugėn, kurse Semei shkonte shpatit tė malit, krahas me tė duke e mallkuar e duke hedhur pesha kundėr tij e duke ngritur pluhur. 14 Mbreti dhe mbarė populli qė ishte me tė, erdhėn deri tek ujėt tė lodhur e tė kėputur dhe aty pushuan.

Kusai arrin tek Absalomi

15 Ndėrkaq Absalomi dhe mbarė njerėzit e tij, burrat e Izraelit, hynė nė Jerusalem. Me tė hyri edhe Akitofeli. 16 E kur Kusai Arakiti, miku i Davidit, arriti tek Absalomi, i tha: “Rroftė mbreti! Rroftė mbreti”! 17 Absalomi iu pėrgjigj: “Kjo ėshtė besnikėria jote ndaj mikut tėnd a? Pse nuk shkove me mikun tėnd”? 18 Por Kusai iu pėrgjigj Absalomit: “Assesi! Por me atė qė e ka zgjedhur Zoti dhe ky popull madje edhe mbarė Izraeli, i tij do tė jem dhe me atė do tė qėndroj. 19 Por, qė ta shtoj edhe kėtė, kujt do t’i shėrbej unė? Pse vallė jo birit tė mbretit? Sikurse dėgjova babain tėnd, ashtu do tė tė dėgjoj edhe ty”.

Absalomi dhe shemrat e Davidit

20 Atėherė Absalomi i tha Akitofelit: “Kėshillohuni tani ē’na duhet tė bėjmė”. 21 Akitofeli i tha Absalomit: “Hyr te ja e tėt eti qė i la pėr ta ruajtur shtėpinė, qė kur ta marrė vesh mbarė Izraeli se je nė armiqėsi me tėt atė, t’u forcohet krahu tė gjithė atyre qė janė me ty”.

22 Atėherė e shtrinė ēadrėn e Absalomit nė tarracėn e pallatit dhe Absalomi hyri te ja e tė atit nė sy tė mbarė Izraelit. 23 E kėshilla qė jepte asokohe Akitofeli, vlente porsi pėrgjigjja e Zotit. Pėr tė tillė e mbanin kėshillėn e Akitofelit dhe kur ishte me Davidin edhe kur ishte me Absalomin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Davidi dhe Siba