Kapitujt

2 i Samuelit: 15. Rebelimet e Absalomit

15

1 Pas kėsaj Absalomi bėri karrocė e kuaj dhe i bashkoi pesėdhjetė vetė qė vraponin para tij. 2 Absalomi ngrihej herėt nė mėngjes e qėndronte mbanė udhės qė ēon te dyert e qytetit. Secilin njeri qė kishte ndonjė ēėshtje dhe po shkonte te mbreti nė gjyq, Absalomi e thėrriste dhe i thoshte: “Prej cilit qytet je ti”? Ai i pėrgjigjej: “Jam prej kėtij ose atij fisi, unė shėrbėtori yt”. 3 Absalomi i thoshte: “A po sheh? Fjalėt e tua janė tė mira dhe tė drejta, por gjė s’tė vlen pasi askush s’ėshtė nga ata tė mbretit i caktuar qė tė ta dėgjojė fjalėn”. Pastaj shtonte Absalomi: 4 “Oh, sikur tė mė bėnin mua gjykatės tė vendit! Secili qė do tė kishte ndonjė ankesė ose gjyq, do tė vinte tek unė dhe unė do ta gjykoja me drejtėsi”. 5 E kur i afrohej ndokush pėr t’i shprehur nderim me pėrulje, ai shtrinte dorėn e vet, e kapte, e ngrinte lart dhe e pėrqafonte. 6 Kėshtu bėnte me tė gjithė izraelitėt qė shkonin nė gjyq te mbreti. Nė kėtė mėnyrė Absalomi i bėnte pėr vete zemrat e izraelitėve.

Kryengritja e Absalomit

7 Tashti, pas katėr vjetėsh, Absalomi i tha mbretit: “Tė lutem, mė lejo tė shkoj nė Hebron pėr t’i kryer kushtet qė i kam bėrė Zotit. 8 Sepse shėrbėtori yt, kur ishte nė Gesur tė Sirisė, u zotua kėshtu: ‘Nėse Zoti mė kthen nė Jerusalem, do t’i flijoj Zotit’”. 9 Mbreti iu pėrgjigj: “Shko nė paqe”! Absalomi u ngrit dhe shkoi nė Hebron.

10 Atėherė Absalomi dėrgoi lajmėtarė nė tė gjitha fiset e Izraelit me kėtė porosi: “Posa ta dėgjoni zėrin e borisė, thoni: ‘Absalomi ėshtė bėrė mbret nė Hebron’”! 11 Porse me Absalomin kishin shkuar prej Jerusalemit dyqind vetė, tė grishur, por qė s’dinin asgjė pėr sa po pėrgatitej. 12 Absalomi ēoi dhe e thirri Akitofelin prej Gilos, kėshilltarin e Davidit, prej qytetit tė tij, Gilos, pėr tė marrė pjesė nė flitė e tija. U bė kėshtu njė pėrbetim shumė i rrezikshėm dhe numri i pėrkrahėsve tė Absalomit po shtohej.

Ikja e Davidit

13 Atėherė ia behu te Davidi kasneci me kėtė lajm: “Me gjithė zemėr mbarė Izraeli po shkon pas Absalomit”. 14 Atėherė Davidi u tha oborrtarėve tė vet qė ishin me tė nė Jerusalem: “Ēohuni tė ikim! sepse pėrndryshe askush prej nesh nuk do tė shpėtojė prej duarve tė Absalomit! Shpejtoni tė dalim qė ai tė mos jetė mė i shpejtė e tė na zėrė, se atėherė do tė na rrėnojė e mbarė qytetin do ta kalojė me teh tė shpatės”. 15 Oborrtarėt e mbretit iu pėrgjigjėn: “Gjithėsi ta gjejė se ėshtė mė mirė zotėria ynė, mbreti, shėrbėtorėt e tu janė gati”! 16 Kėshtu, pra, doli mbreti dhe mbarė familja e tij pas tij dhe mbreti i la dhjetė gratė ja pėr t’ia ruajtur shtėpinė. 17 Si doli mbreti dhe mbarė populli pas tij, shkuan e zunė vend tek e sprasmja shtėpi. 18 Tė gjithė oborrtarėt e tij u ndalėn pranė tij. Tė gjithė keretėt, feletėt, mbarė geteasit ‑ gjashtėqind burra qė e kishin ndjekur prej Getit, kaluan pėrpara mbretit.

19 Mbreti e pyeti Etai Geteasin: “Pse po vjen edhe ti me ne? Kthehu dhe qėndro te mbreti, sepse je i huaj, madje i ikur prej vendit tėnd. 20 Dje ke arritur e sot tė tė shtrėngoj tė endesh me ne pasi unė po shkoj nga tė mė bėjnė sytė dritė. Kthehu dhe ktheji vėllezėrit e tu me ty e Zoti ta dėftoftė dashurinė e vet e besnikėrinė”.

21 Por Etai iu pėrgjigj kėshtu mbretit: “Pasha Zotin e pashajetėn e zotėrisė tim, mbretit, kudo qė tė jetė zotėria im, mbreti, qoftė nė vdekje dhe qoftė nė jetė, po aty do tė jetė edhe shėrbėtori yt”.

22 Atėherė Davidi i tha Etait: “Mirė, pra kalo!” Dhe Etai Geteasi kaloi me tė gjithė trimat e tij e me tė gjithė fėmijėt qė ishin me tė.

23 Tė gjithė qanin me zė tė lartė dhe mbarė populli kalonte. Po edhe mbreti po e kalonte pėrroin Cedron e mbarė populli ecte pėrpara udhės drejt shkretėtirės.

Fati i Arkės sė Besėlidhjes

24 Erdhi edhe Sadoku dhe mbarė levitėt me tė duke bartur Arkėn e Besėlidhjes sė Hyjit. Ata e ulėn Arkėn e Hyjit dhe Abiatari kushtoi fli ndėrkohė qė mbarė populli po dilte prej qytetit. 25 Atėherė mbreti i tha Sadokut: “Ktheje Arkėn e Hyjit nė qytet. Nėse do tė gjej hir nė sytė e Zotit, ai do tė mė kthejė prapė dhe do tė ma dėftojė atė dhe banesėn e saj. 26 Po nėse thotė: ‘Nuk mė pėlqen’, jam gati: le tė bėjė me mua siē ėshtė mirė para syve tė tij”. 27 Atėherė mbreti i tha Sadokut prift: “Dėgjo kėtu: kthehu nė paqe nė qytet! Le tė kthehet edhe Akimaasi, yt bir, dhe Jonatani, djali i Abiatarit: kėta dy bijtė tuaj me ju. 28 Kurse unė do tė ndalem te shtigjet e shkretėtirės, derisa tė mė vijė ndonjė lajm prej jush”. 29 Kėshtu Sadoku dhe Abiatari e kthyen Arkėn e Hyjit nė Jerusalem dhe qėndruan atje.

Davidi siguron pėrkrahjen e Kusait

30 Davidi po ngjitej pėrpjetės sė Malit tė Ullinjve duke qarė, me kokė zbuluar e me kėmbė tė zbathura. Po ashtu edhe mbarė populli qė ishte me tė me kokė zbuluar ngjitej duke qarė. 31 E lajmėruan Davidin se edhe Akitofeli ishte nė pėrbetim me Absalomin. Davidi u lut: “Po tė lutem, o Zot, bėji tė marra kėshillat e Akitofelit”!

32 Sapo doli Davidi nė majėn e malit, ku adhurohet Hyji, kur ja, i doli nė takim Kusai Arakiti. I kishte shqyer petkat dhe kokėn e kishte bėrė me pluhur. 33 Atėherė Davidi i tha: “Nėse do tė vish me mua, do tė mė bėhesh barrė; 34 por nėse kthehesh nė qytet dhe i thua Absalomit: ‘Do tė jem shėrbėtori yt, o mbret! Mė parė isha shėrbėtori i tėt eti, por tani do tė jem shėrbėtori yt’, kėshtu do tė mund t’i sjellėsh kėshillat e Akitofelit nė tė mirėn time. 35 Me ty janė priftėrinjtė Sadoku dhe Abiatari. Gjithēka tė dėgjosh se flitet nė pallatin e mbretit, tregoji Sadokut e Abiatarit, priftėrinjėve. 36 Me ta janė edhe dy tė bijtė e tyre: Akimaasi i Sadokut dhe Jonatani i Abiatarit: me anė tė tyre mė ēo fjalė pėr gjithēka tė dėgjoni”.

37 Kėshtu, pra, ndėrsa Kusai, miku i Davidit, arriti nė qytet, po ashtu edhe Absalomi hyri nė Jerusalem.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Rebelimet e Absalomit