Kapitujt

2 i Samuelit: 23. Fjalėt e fundit tė Davidit

23

1 Kėto janė fjalėt e fundit tė Davidit:

“Fjala e Davidit, birit tė Isait,

fjalėt e burrit qė qe lartėsuar shumė,

tė Shuguruarit tė Hyjit tė Jakobit,

kėngėtarit tė ėmbėl tė Izraelit.

2 Nėpėr mua flet Shpirti i Zotit,

fjala e tij pėrmbi gjuhėn time.

3 Foli Hyji i Izraelit,

mė tha Qeta e Izraelit:

“Kush i sundon njerėzit me drejtėsi,

kush sundon me frikėn e Hyjit,

4 ėshtė si drita e agimit, sapo tė ketė lindur dielli,

nė mėngjes kur re nuk ka,

qė bėn tė xixėllojė pas shiut

barin qė nga toka mbin”.

5 Pse a s’ėshtė e tillė shtėpia ime me Hyjin?

Njė besėlidhje tė amshueshme Ai lidhi me mua,

krejt nė rregull e pikė pėr pikė tė forcuar!

Pse a s’do tė bėjė tė ngallitė

i tėrė shpėtimi im, ēdo gjė e dėshirueshme?

6 Kurse keqbėrėsit tė gjithė

janė tė pėrbuzur porsi ferrat

qė s’kapen me dorė;

7 kush i prek, pėrdor hekur ose dorėzėn e heshtės,

dhe krejtėsisht digjen nė zjarr”.

Trimat e pėrmendur tė Davidit

8 Kėta janė emrat e trimave tė Davidit:

Jesbaal Hakamonasi, prijėsi ndėr tė Tre. Ky ngriti heshtėn e vet kundėr tetėqind vetėve dhe i vrau nė njė sulm.

9 Pas tij vjen Eleazari, biri i Dodo Ahohitit, njėri prej tre trimave. Ky ishte me Davidin nė Afesdomim, kur atje u bashkuan pėr tė luftuar filistenjtė. 10 Kur u tėrhoqėn izraelitėt ai qėndroi dhe i preu filistenjtė derisa nuk iu ngri dora e nuk iu kap pėr shpate si tė ishte njė copė me tė. Zoti dha atė ditė njė fitore tė madhe dhe ushtria u kthye vetėm pėr tė bashkuar prenė.

11 Pas kėtij vjen Sema, biri i Age Araritit. Kur filistenjtė u bashkuan nė Lehi, fusha ishte plot me thjerrė. Pasi iku mbarė ushtria prej frikės sė filistenjve, 12 ky zuri vend nė mes tė fushės, e mbrojti dhe i vrau filistenjtė. Zoti dhuroi fitore tė madhe.

13 Njė herė Tre prej Tridhjetė vetėve u nisėn pėr rrugė nė kohėn e korrjes e erdhėn te Davidi, qė ishte nė shpellėn Odolam. Llogori i filistenjve ishte i ngulur nė luginėn Rafaim. 14 Asohere Davidi gjendej nė kullėn e vet, kurse posta e filistenjve ishte nė Betlehem. 15 Davidi shprehu kėtė dėshirė: “Oh sikur tė gjendej dikush tė mė jepte tė pi ujė nga pusi qė ėshtė te dera e Betlehemit”! 16 Atėherė u lėshuan kėta tre trima e i pėrshkuan llogoret e filistenjve, mbushėn ujė nga pusi i Betlehemit, qė ishte te dera, e ia sollėn Davidit. Por Davidi s’deshi ta pinte, por e kushtoi si ujė njomjeje pėr nder tė Zotit 17 e tha: “Mos e thėntė Zoti tė bėj njė punė tė tillė! Si tė pi gjakun e kėtyre burrave qė shkuan me kokė nė gėrshėrė”? Prandaj nuk deshi ta pinte. Ja, kėtė bėnė kėta tre trima!

18 Abisai, vėllai i Joabit, birit tė Sarvisė, ishte nė krye tė tė tridhjetėve. Ky ėshtė ai qė ngriti heshtėn e vet kundėr treqind vetėve dhe i vrau. 19 I emėruar ndėr tė tridhjetėt dhe mė i pėrmenduri ndėr tė tridhjetėt, ai ishte kryetari i tyre, por me trimėri nuk arriti te tre tė parėt.

20 Banaja, biri i Jojadės, trim i fortė pėr vepra tė mėdha, nga Kabseeli. Ky i vrau dy bijtė e Arielit prej Moabit dhe ky njė ditė me borė zbriti nė shpellė dhe vrau luanin. 21 Po ky e vrau egjiptianin, njė njeri tejet trupmadh qė nė dorė kishte heshtėn. Ky e sulmoi egjiptianin me shkop e nė dyluftim egjiptianit ia nxori heshtėn prej dorės dhe me heshtėn e tij e vrau. 22 Kėto trimėri i bėri Banaja, biri i Jojadės, edhe ky njihet ndėr Tridhjetėt trimat e fortė. 23 Ishte mė bujari ndėr tė Tridhjetėt, megjithatė nuk arriti tė radhitet ndėr tė Tre. Davidi e bėri prijės tė truprojės sė vet.

24 Asaeli, vėllai i Joabit, ishte ndėr tė Tridhjetėt. Elkanani, biri i Dodos prej Betlehemit, 25 Sama prej Harodit, Elika prej Harodit, 26 Helesi prej Faletit, Hira, biri i Akcesit, prej Tekuesė, 27 Abiezeri prej Anatotit, Sobokai prej Husės, 28 Selmoni prej Ahohitit, Maharai Netofatiti, 29 Heledi, biri i Baanė Netofatitit, Ithai, biri i Ribait, nga Gabaa e bijve tė Beniaminit, 30 Banajė Faratoniti, Hedai prej pėrrenjve Gaas, 31 Abibaal Arbatiti, Azmaveti nga Bahurimi, 32 Eliabai prej Saalbonit, Jaseni prej Gunit, 33 Jonatani, biri i Samės prej Ararit, Akiami, biri i Sarar Araritit. 34 Elifaleti, biri i Asbai Makatitit, Eliami, biri i Akitofelit Gelonit, 35 Hesrai prej Karmelit, Farai prej Arabit, 36 Igaali, biri i Natanit prej Sobės, Baniu prej Gadit, 37 Seleku prej Animonit, Naharai prej Berotit, armėmbajtėsi i Joabit, birit tė Sarvisė, 38 Irė Jetriti, Garebi, edhe ky Jetrit, 39 dhe Uri Heteu.

Gjithsej tridhjetė e shtatė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Fjalėt e fundit tė Davidit