Kapitujt

2 i Samuelit: 18. Shpartallimi i partisė sė Absalomit

18

1 Pastaj Davidi e numėroi popullin qė ishte me tė dhe caktoi mbi tė mijėtarė e urdhėrqindės. 2 Pastaj Davidi e ndau ushtrinė nė tri pjesė: njė tė tretėn e ushtrisė nėn udhėheqjen e Joabit, njė tė tretėn nėn udhėheqjen e Abisait, birit tė Sarvisė, vėllait tė Joabit, njė tė tretėn nėn udhėheqjen e Etait, qė ishte nga Geti. Mbreti i tha popullit: “Edhe vetė po vij nė luftė me ju”. 3 Mbarė ushtria iu pėrgjigj: “Jo, ti s’do tė vish nė luftė. Sepse, nėse do tė na duhet tė ikim, askush nuk do t’i japė rėndėsi; po edhe nėse mbetemi tė vrarė gjysma prej nesh, askush nuk do t’i japė rėndėsi, kurse ti vetėm ēmohesh sa dhjetė mijė vetė. Prandaj ėshtė mė mirė qė tė jesh i gatshėm tė na gjendesh nė ndihmė prej qytetit”. 4 Atėherė mbreti u tha: “Si t’ju duket se ėshtė mė mirė, ashtu do tė bėj”. Kėshtu edhe mbreti qėndroi pranė derės sė qytetit. Ushtria dilte nė grupe nga njėqind e nga njė mijė. 5Mbreti u urdhėroi Joabit, Abisait dhe Etait e u tha: “Pėr hatrin tim, mos e vritni djaloshin Absalom”! Mbarė ushtria dėgjoi se mbreti u urdhėroi kėshtu krerėve lidhur me Absalomin.

6 Kėshtu ushtria doli nė fushim e gatshme pėr t’u pėrleshur me Izraelin dhe pėrleshja u nis nė pyllin e Efraimit. 7 Dhe aty ushtria e Davidit e preu ushtrinė e Izraelit. Qe njė humbje e rėndė atė ditė: mbetėn njėzet mijė vetė. 8 Pėrleshja u shtri nėpėr mbarė krahinėn dhe mė shumė qenė nga ata qė i pėrpiu pylli sesa nga ata qė i preu shpata atė ditė.

Vdekja e Absalomit

9 Por ndodhi qė Absalomi tė takohej me ushtarėt e Davidit. Ishte nė majė tė mushkut. Kur mushku hyri nėn njė qarr tė madh me gema, iu ngatėrrua koka Absalomit nė gema dhe mbeti i varur mes qiellit e tokės, kurse mushku, nė tė cilin ishte, kaloi. 10 E pa dikush dhe i lajmėroi Joabit: “E pashė Absalomin tė varur nė qarr”.

11 Joabi i tha atij burri qė i lajmėroi: “Nėse e pe, pse nuk e mbėrtheve pėr tokė? Unė do tė tė jepja dhjetė sikla tė argjendtė dhe njė brez”. 12 Ai iu pėrgjigj Joabit: “Po edhe sikur tė m’i hidhje kėtu nė shuplakė tė dorės njė mijė sikla tė argjendtė, unė assesi nuk do tė ēoja dorė mbi djalin e mbretit. Sepse me veshėt tanė e kemi dėgjuar kur mbreti tė urdhėroi ty, Abisait dhe Etait: ‘Ma ruani, kushdo qė ta takojė, djaloshin Absalom’! 13 Po ta kisha bėrė njė punė tė tillė me pabesnikėri kundėr ndėrgjegjes sime, kjo gjė assesi nuk do tė mbetej e fshehtė pėr mbretin, e ti atėherė s’do tė mė kishe mbrojtur”. 14 Joabi tha: “Kot po humb kohė pranė teje”! I mori pra, tri heshta nė dorė dhe ia nguli nė zemėr Absalomit qė ishte ende gjallė nė gemat e qarrit. 15 Vrapuan dhjetė djelmosha, armėmbajtės tė Joabit, e goditėn dhe e vranė.

16 Atėherė Joabi i ra borisė dhe ushtria pushoi tė ndjekė mė tutje Izraelin, sepse Joabi e ndali popullin. 17 Atėherė e morėn Absalomin, e hodhėn nė njė shpellė tė thellė nė pyll dhe mbi tė hodhėn njė mogilė tė madhe gurėsh. Atėherė mbarė Izraeli shkoi nė ēadrat e veta.

18 Absalomi, qė kur ishte gjallė, kishte ngritur pėr vete njė pėrmendore nė luginėn e Mbretit; sepse thoshte: “S’kam djalė qė tė ruajė kujtimin e emrit tim”. Dhe atė pėrmendore e quajti me emrin e vet dhe ajo quhet deri mė sot Pėrmendorja e Absalomit.

Davidit i tregojnė pėr vdekjen e Absalomit

19 Akimaasi, biri i Sadokut, tha: “Po vrapoj e po i tregoj mbretit sihariqin se Zoti i ka bėrė drejtėsi duke e shpėtuar prej armiqve tė tij”. 20 Joabi i tha: “Nuk je sot sihariqtar, por lajmėroje njė ditė tjetėr. Sot nuk i ēon lajme tė mira, sepse ka mbetur djali i mbretit”. 21 Por Joabi i tha etiopiasit: “Shko e tregoji mbretit ē’ke parė”! Etiopiasi i bėri nderim Joabit dhe u nis vrap. 22 Por Akimaasi, biri i Sadokut, pėrsėri i tha Joabit: “Ēkado qė tė mė ndodhė, edhe vetė po shkoj pas etiopiasit”! Por Joabi i tha: “Pse po nxiton, biri im? S’do ta marrėsh dhuratėn e sihariqtarit”! 23 E ai iu pėrgjigj: “Tė ndodhė ē’tė ndodhė, unė do tė shkoj”! I tha: “Vrapo”! Akimaasi vrapoi udhės sė rrafshtė dhe e kaloi etiopiasin.

24 Davidi rrinte ndėrmjet dy dyerve. Rojtari vrojtues kishte dalė mbi tarracė pėrmbi derė nė mur dhe, kur ngriti sytė, pa se njė njeri po vraponte 25 dhe thirri e i tregoi mbretit. Mbreti i tha: “Nėse ėshtė vetėm, sjell lajm tė mirė”. Pasi ai po shpejtonte e po afrohej gjithnjė, 26 vrojtuesi pa se po afrohej edhe njė tjetėr dhe i thirri vrojtuesi dertarit: “Po shoh se po vrapon njė njeri vetėm”. Mbreti tha: “Edhe ky ėshtė lajmėtar i mirė”. 27 Atėherė vrojtuesi tha: “E njoh vrapimin e tė parit: mė duket se ėshtė Akimaasi, biri i Sadokut”. Mbreti tha: “Ėshtė njeri i mirė dhe sjell sihariq”.

28 Akimaasi e pėrshėndeti mbretin me zė tė lartė: “Gjithēka mirė”! Dhe u pėrkul me fytyrė pėrdhe e tha: “Qoftė bekuar Zoti, Hyji yt, qė u dha fund njerėzve, tė cilėt u ngritėn kundėr zotėrisė tim mbretit”! 29 Mbreti e pyeti: “A ėshtė gjallė djaloshi Absalom”? Akimaasi iu pėrgjigj: “Pashė njė pėrleshje tė madhe kur Joabi e dėrgoi shėrbėtorin e mbretit dhe mua shėrbėtorin tėnd, por nuk di si mori fund puna”. 30 Atėherė mbreti i tha: “Kalo e qėndro atje”! Pasi u largua ai dhe qėndroi nė anė, 31 ia behu etiopiasi dhe, kur arriti, tha: “Ju sjell sihariq, imzot mbret! Zoti sot tė ka dhėnė tė drejtėn dhe tė ka shpėtuar prej duarve tė tė gjithė armiqve qė u ngritėn kundėr teje”. 32 Por mbreti i tha etiopiasit: “A ėshtė mirė djaloshi Absalom”? Etiopasi u pėrgjigj: “I gjettė porsi djaloshin tė gjithė armiqtė e mbretit, zotėrisė tim, qė u ngritėn pėr t’i bėrė tė keqen mbretit”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Shpartallimi i partisė sė Absalomit