Kapitujt

2 i Samuelit: 20. Kryengritja e Sebės

20

1 Aty ndodhi rastėsisht njė burrė i keq me emrin Seba, biri i Bokriut, i beniaminas. Ky i ra borisė dhe tha:

“Ne nuk kemi pjesė nė Davidin,

as trashėgim nė birin e Isait!

Kush ėshtė Izrael nė tendat e veta”!

2 Kėshtu u largua ēdo izraelit prej Davidit e shkoi pas Sebės, birit tė Bokriut; kurse bijtė e Judės qėndruan me mbretin e vet dhe e pėrcollėn prej Jordanit deri nė Jerusalem.

3 Kur arriti mbreti nė shtėpinė e vet nė Jerusalem, i mori dhjetė shemrat e veta qė i kishte lėnė pėr tė ruajtur shtėpinė, dhe i vendosi nė njė banesė nėn rojė. U jepte ē’u duhej pėr jetesė, por nuk hynte mė tek ato. Kėshtu ato jetuan tė mbyllura deri nė vdekjen e tyre, si vejusha, edhe pse me burrė gjallė.

Vrasja e Amasės

4 Mbreti i tha Amasės: “M’i bashko brenda tri ditėsh tė gjithė njerėzit e Judės e ji edhe ti kėtu”. 5 Shkoi, pra, Amasa pėr ta bashkuar Judėn, por u vonua pėrtej kohės qė i ishte caktuar. 6 Atėherė Davidi i tha Abisait: “Tani Seba, biri i Bokriut, do tė na e bėjė mė zi se Absalomi: merri pra, ushtarėt e zotėrisė tėnd dhe ndiqe sa nuk i ka gjetur qytetet e fortifikuara e tė na dalė dore”. 7 Kėshtu, pra, me tė shkuan ushtarėt e Joabit, keretėt e feletėt dhe tė gjithė trimat e fortė. Dolėn prej Jerusalemit pėr ta ndjekur Sebėn, birin e Bokriut.

8 Kur arritėn te Guri i Madh qė ėshtė nė Gabaon, para tyre ia behu Amasa. Joabi ishte i veshur me petkun e luftės, pėrmbi tė cilin kishte brezin e nė tė kishte tė ngjeshur nė ije shpatėn nė mill, tė cilėn e nxori me njė lėvizje tė lehtė tė dorės. 9 Joabi e pėrshėndeti Amasėn: “Si tė kam, or vėlla?”, dhe me dorėn e djathtė e kapi pėr mjekrre Amasėn sikur po e pėrqafonte. 10 Porse Amasa nuk e vuri re shpatėn nė dorėn e Joabit, i cili ia nguli nė baqth dhe ia zbrazi zorrėt pėr fushė. S’pati nevojė t’i binte pėr tė dytėn herė, sepse ra vdekur pėrtokė. Joabi me tė vėllanė Abisain e vazhdoi ndjekjen kundėr Sebės, birit tė Bokriut.

11 Ndėrkaq njė djalosh i Joabit qėndroi pranė kufomės sė Amasės e bėrtiste: “Kush do tė jetė me Joabin e pėr Davidin, le tė shkojė pas Joabit”! 12 Amasa, i larė nė gjak, ishte i shtrirė nė mes tė rrugės. Kur pa ky djalosh se po ndalej mbarė populli pėr ta shikuar, e largoi Amasėn prej rrugės, e qiti nė njė arė dhe e mbuloi me leshnik, pasi pa se tė gjithė ata qė kalonin ndaleshin pėr ta shikuar. 13 Kur qe larguar kufoma nga rruga, tė gjithė u vunė pas Joabit pėr ta ndjekur Sebėn, birin e Bokriut.

Shpartallimi i kryengritjes

14 Seba kishte kaluar nėpėr tė gjitha fiset e Izraelit deri nė Abelbetmaakė. U bashkuan edhe tė gjithė bokritėt dhe shkuan pas tij. 15 Erdhėn, pra, dhe e sulmonin nė Abelbetmaakė. Punuan njė pendė kundėr qytetit. Mbarė populli qė ishte me Joabin, groponte pėr t’i rrėnuar muret e qytetit.

16 Atėherė njė grua e menēur thirri prej qytetit: “Dėgjoni! Dėgjoni! Thuajini Joabit: Afrohu kėtu se dua tė tė them diēka”!

17 Ky, kur u afrua tek ajo, ajo i tha: “A je ti Joabi”? Ai iu pėrgjigj: “Unė”. Ajo i tha kėshtu: “Dėgjoji fjalėt e shėrbėtores sate”. Ky iu pėrgjigj: “Po dėgjoj”. 18 Ajo vijoi: “Dikur thuhej kėshtu: ‘Le tė pyetet pėr kėshillė nė Abel e puna ėshtė e kryer’. 19 Unė jam pėr paqen e besnikėve tė Izraelit, e ti po kėrkon ta pėrmbysėsh e ta rrėnosh qytetin ‑ nėnė nė Izrael. Pse po e pėrmbys trashėgimin e Zotit”?

20 Joabi iu pėrgjigj: “Larg qoftė, larg qoftė kjo gjė prej meje! Unė nuk dėshiroj tė shuaj as tė rrėnoj. 21 Puna nuk qėndron kėshtu! Por ėshtė njė njeri qė quhet Sebė, biri i Bokriut, prej malit tė Beniaminit, qė ka ēuar dorė kundėr mbretit David: dorėzojeni vetėm atė, e unė do tė largohem nga qyteti”. Gruaja iu pėrgjigj Joabit: “Ja, nėpėr mur do tė tė lėshohet koka e tij”. 22 Gruaja u kthye nė qytet dhe i foli popullit me urtėsi. Ata ia prenė kokėn Sebės, birit tė Bokriut, dhe e hodhėn te Joabi. Joabi i ra borisė, u larguan nga qyteti dhe secili shkoi nė tendėn e vet, kurse Joabi u kthye nė Jerusalem te mbreti.

Zyrtarėt e mėdhenj tė Davidit

23 Joabi ishte nė krye tė mbarė ushtrisė sė Izraelit. Banaja, biri i Jojadės, ishte nė krye tė keretėve e tė feletėve. 24 Odonirami ishte nė krye tė punimeve. Jozafati, biri i Akiludit, ishte arkivist. Siva ishte skrib, kurse Sadoku dhe Abiatari ishin priftėrinj. 25 Ira, Jairiti, edhe ai ishte prifti i Davidit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Kryengritja e Sebės