Kapitujt

2 i Samuelit: 6. Arka e Besėlidhjes nė Jerusalem

6

1 Pėrsėri Davidi i bashkoi tė gjithė tė zgjedhurit e Izraelit ‑ tridhjetė mijė vetė. 2 U ngrit Davidi e shkoi bashkė me ushtrinė qė ishte me tė nė Baalė tė Judės pėr ta sjellė prej andej Arkėn e Hyjit, mbi tė cilėn qe thirrur Emri i Zotit tė ushtrive, qė rri mbi kerubinė. 3 Pasi e morėn Arkėn e Hyjit nga shtėpia e Abinadabit, qė ishte mbi kodėr, e vunė nė karrocė tė re. Oza dhe Ahioi, bijtė e Abinadabit, e pėrcillnin karrocėn: 4 Oza ecte pėrskaj Arkės, kurse Ahioi i printe. 5 Ndėrkaq Davidi dhe mbarė Izraeli kėrcenin nė praninė e Zotit, kėndonin gjithsa kishin fuqi tė pėrcjellė me cetra, lira, tupana, dajre e cimbale.

6 Porse kur arritėn te lėmi i Nakonit, Oza shtriu dorėn nga Arka e Hyjit dhe u mbajt, sepse qetė, duke u ngutur, gati e rrėzuan. 7 Por zemėrimi i Zotit u ndez kundėr Ozės dhe e goditi pėr shkak tė guximit tė tepruar dhe vdiq po aty pėrskaj Arkės sė Hyjit. 8 Davidit i erdhi keq qė Zoti e shitoi Ozėn. Ai vend u quajt Faresoza /d. m. th. JaOzės/ deri nė ditėn e sotme.

9 Atė ditė Davidin e kapi frika e Zotit e tha: “Si do tė hyjė tek unė Arka e Zotit”? 10 E nuk e ēoi Arkėn e Zotit te vetja nė qytetin e Davidit, por e ēoi nė shtėpinė e Obededom Geteut. 11 Kėshtu Arka e Zotit qėndroi nė shtėpinė e Obededom Geteut tre muaj dhe Zoti e bekoi Obededomin dhe mbarė familjen e tij.

12 E lajmėruan Davidin mbret: “Zoti e bekoi Obededomin me gjithēka ka pėr shkak tė Arkės sė Zotit”. Atėherė shkoi Davidi dhe e solli prej shtėpisė sė Obededomit Arkėn e Zotit nė qytetin e Davidit me gėzim tė madh. 13 Posa bėnė gjashtė hapa, ata qė bartnin Arkėn e Zotit, Davidi flijoi njė ka dhe njė viē tė majmė. 14 Davidi vallėzonte gjithsa kishin fuqi para Zotit. Porse Davidi ishte i mbėshtjellė vetėm me shpinor tė linjtė. 15 Kėshtu Davidi dhe mbarė Izraeli e bartnin Arkėn e Zotit duke brohoritur e duke i rėnė borisė.

16 Kur Arka e Zotit hyri nė qytetin e Davidit, Mikola, bija e Saulit, duke kėqyrur nėpėr dritare, e pa Davidin tek hidhej e kėrcente para Zotit dhe e pėrbuzi nė zemrėn e vet.

17 Atėherė e shtinė Arkėn e Zotit dhe e vendosėn nė vendin e saj nė mes tė tendės qė kishte ngrehur Davidi pėr tė. Atėherė Davidi kushtoi para Zotit fli shkrumbimi dhe fli pajtimi. 18 Kur mbaroi sė flijuari flinė e shkrumbimit dhe flitė e pajtimit, e bekoi popullin nė emėr tė Zotit tė ushtrive. 19 Atėherė i ndau shumicės sė Izraelit, secilit burrė e secilės grua nga njė bukė, nga njė copė mish dhe nga njė ėmbėlsirė rrushi. U shpėrnda mbarė populli dhe secili shkoi nė shtėpinė e vet.

20 Kur u kthye Davidi pėr tė bekuar edhe familjen e vet, i doli para Mikola, bija e Saulit, e i tha Davidit: “Oh, sa i madhėrishėm qe sot mbreti i Izraelit duke e zbuluar veten para shėrbėtoreve tė shėrbėtorėve tė vet sikurse zbulohet njė rrugaē”! 21 Davidi iu pėrgjigj Mikolės: “Unė vallėzoj para Zotit. Qoftė bekuar Zoti qė mė zgjodhi mua nė vend tė tėt eti e tė mbarė shtėpisė sė tij, pėr tė mė bėrė prijėsin e mbarė popullit tė Zotit, Izraelit. 22 Do tė luaj para Zotit e do tė bėhem edhe mė i pėrvuajtur se ē’u bėra e do ta pėrul vetveten para syve tė mi, por para shėrbėtoreve, pėr tė cilat ti po thua, do tė dukem edhe mė i madhėrishėm”. 23 Prandaj Mikola, e bija e Saulit, nuk pati fėmijė deri nė ditėn e vdekjes sė vet.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Arka e Besėlidhjes nė Jerusalem