Kapitujt

2 i Samuelit: 17. Kusai e pengon planin e Akitofelit

17

1 Atėherė Akitofeli i tha Absalomit: “Mė lejo t’i zgjedh dymbėdhjetė mijė ushtarė e ta ndjek Davidin po kėtė natė. 2 Do ta sulmoj mu atėherė kur do tė jetė i lodhur e i kėputur. Do t’ia fus tmerrin. Kur mbarė ushtria qė do tė jetė me tė do tė ikė, atėherė do ta godas mbretin e lėnė vetėm, 3 kurse mbarė popullin do ta sjell tek ti siē bihet nusja te burri i saj: ti kėrkon jetėn e njė njeriu tė vetėm, atėherė mbarė populli do tė jetė i qetė”. 4 Fjala e tij i pėlqeu Absalomit dhe mbarė krerėve tė Izraelit.

5 Por Absalomi tha: “Thirreni edhe Kusai Arakitin dhe tė degjojmė ē’thotė edhe ai”. 6 Kur erdhi Kusai tek Absalomi, Absalomi e pyeti: “Akitofeli ka thėnė kėshtu. A na duhet tė bėjmė si ka thėnė ai apo jo? Fol ti”! 7 Kusai i tha Absalomit: “Kėshilla qė ka dhėnė Akitofeli kėsaj here nuk ėshtė e mirė”. 8 Dhe Kusai vazhdoi: “Ti e njeh mirė babain tėnd dhe njerėzit qė janė me tė. E di se janė trima tė fortė dhe zemėrplasur porsi arusha nė mal kur i kanė rrėmbyer kėlyshėt. E yt atė ėshtė mjeshtėr lufte, ai nuk rri me popull: 9 ai tani fshihet nė ndonjė pritė ose nė ndonjė vend tjetėr. E, po tė vritet nė fillim ndonjė, kushdo qoftė, me siguri do tė dėgjohet e do tė thonė: ‘U bė emnesa nė ushtrinė qė shkon pas Absalomit’! 10 E atėherė do tė ligėshtohet prej frike edhe mė trimi qė e ka zemrėn si luani: sepse mbarė Izraeli e di se yt atė ėshtė trim i fortė dhe se janė trima edhe tė gjithė ata qė janė me tė. 11 Por unė mendoj se kėshtu duhet kėshilluar: le tė bashkohet mbarė Izraeli rreth teje prej Danit e deri nė Bersabe ‑ i panumėrueshėm porsi rėra nė bregun e detit ‑ dhe ti vetė ēaj nė luftė. 12 Atėherė do tė sulemi mbi tė nė cilindo vend tė gjendet e do ta mbulojmė porsi vesa kur bie mbi tokė dhe s’do tė mbesė gjallė as ai as trimat qė janė me tė ‑ asnjė pėr be. 13 Po nė qoftė se do tė hyjė nė ndonjė qytet, mbarė Izraeli do t’ia qesė atij qyteti litarėt dhe do ta ngrehim nė pėrrua derisa tė mos mbesė as guralec nė tė”.

14 Atėherė Absalomi dhe tė gjithė izraelitėt thanė: “Mė e mirė ėshtė kėshilla e Kusai Arakitit se kėshilla e Akitofelit”. Zoti kishte vendosur tė shkonte kot kėshilla e dobishme e Akitofelit pėr t’ia sjellė tė keqen Absalomit.

15 Atėherė Kusai u ēoi fjalė priftėrinjve Sadokut dhe Abiatarit e tha: “Akitofeli kėshtu e kėshtu e kėshilloi Absalomin dhe krerėt e Izraelit, kurse unė i dhashė kėtė e kėtė kėshillė. 16 Prandaj dėrgoni e lajmėroni me nxitim Davidit e thoni: ‘Mos e kalo assesi natėn nė vatė e shkretėtirės, por pa vonesė kalo nė anėn tjetėr qė tė mos mbarrojė mbreti dhe mbarė ushtria qė ėshtė me tė’”.

I vėnė nė dijeni, Davidi e kalon Jordanin

17 Jonatani dhe Akimaasi qėndronin te burimi Rogel. Njė shėrbėtore shkonte tek ata e u sillte lajme. Ata shkuan dhe i treguan Davidit lajmin. Ata nuk mund tė hynin nė qytet qė tė mos i hetonin. 18 Megjithatė i pa njė djalosh dhe i tregoi Absalomit. Por ata e shpejtuan hapin dhe arritėn nė shtėpinė e njė burri tė Bahurimit, i cili kishte njė pus nė oborrin e vet. Kėta zbritėn nė pus. 19 Njė grua mori njė mbulesė dhe e qiti mbi grykėn e pusit e mbi tė qiti grurė tė shtypur kėshtu qė s’hetuan gjė. 20 Kur erdhėn ushtarėt e Absalomit nė shtėpi te gruaja, thanė: “Ku janė Akimaasi dhe Jonatani”? Gruaja u pėrgjigj: “Kanė kaluar nė drejtim tė ujit”. Kėta qė i kėrkonin, pasi nuk i gjetėn, u kthyen nė Jerusalem.

21 Pasi u larguan ushtarėt, ata dolėn prej pusit, shkuan, e lajmėruan Davidin dhe i thanė: “Ngrihuni dhe kalojeni me tė shpejtė lumin, sepse kėshtu i ka kėshilluar Akitofeli kundėr jush”. 22 U ēua, pra, Davidi dhe mbarė populli qė ishte me tė, dhe e kaluan Jordanin. Nė tė zbardhur tė dritės s’mbeti asnjė qė nuk e kishte kaluar lumin.

23 Akitofeli, kur pa se kėshilla e tij nuk u mor parasysh, e shaloi gomarin e vet, u ēua dhe shkoi nė shtėpi, nė qytetin e vet. Dhe, si ia dha porositė e fundit familjes sė vet, shkoi e u var nė litar dhe vdiq. Qe varrosur nė varrezėn e tė atit.

Absalomi e kalon Jordanin. Davidi nė Makanaim

24 Kur arriti Davidi nė Makanaim, Absalomi e kaloi Jordanin, ai dhe mbarė izraelitėt qė ishin me tė. 25 Absalomi e kishte vėnė pėr kryetar ushtrie Amasėn nė vend tė Joabit. Amasa ishte bir i njė farė burri qė quhej Jetėr, ismaelit, i cili kishte hyrė tek Abigajla, bija e Isait, motra e Sarvisė, qė ishte nėna e Joabit. 26 Dhe Izraeli me Absalomin nė krye nguli fushimin nė tokėn Galaad.

27 Kur arriti Davidi nė Mahanaim, Sobiu, biri i Naasit, prej Rabės sė bijve tė Amonit, e Mahiri, biri i Amihelit, nga Lodabari, dhe Berzelai i Galaadas nga Rogelimi 28 i sollėn shtroja, mbulesa, gota, enė dheu, grurė, elb e miell, grurė tė pjekur, qiqėr, thjerrė, 29 mjaltė, gjalp, dele e viēa tė majmė. Ia dhanė Davidit dhe popullit qė ishte me tė, pėr t’i ngrėnė. Ua kishte marrė mendja se populli ishte lodhur nga uria e mundi nė shkretėtirė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Kusai e pengon planin e Akitofelit