Kapitujt

2 i Samuelit: 7. Profecia e Natanit

7

1 Tashti, kur mbreti zuri tė banojė nė shtėpinė e vet e kur Zoti i dha paqe gjithkund nga armiqtė e tij pėrreth, 2 i tha Natanit profet: “A po sheh! Unė banoj nė pallat prej cedri, ndėrsa Arka e Hyjit qėndron e vendosur nėn lėkura”!

3 Natani i tha mbretit: “Gjithēka ke nė mend tė bėsh, bėje patjetėr, sepse Zoti ėshtė me ty”.

4 Porse, mu atė natė, Natanit i qe drejtuar kjo fjalė e Zotit: 5 “Shko e thuaji shėrbėtorit tim Davidit: Kėshtu thotė Zoti: Po a thua ti do tė mė ndėrtosh njė shtėpi pėr tė banuar? 6 Por unė nuk kam banuar kurrė nė shtėpi qė prej asaj dite qė nxora Izraelin prej tokės sė Egjiptit deri nė kėtė ditė, por endesha nėn Tendė ja mė ja. 7 Nėpėr tė gjitha ato vende qė i pėrshkova me bijtė e Izraelit, a i kam thėnė ndonjėherė ndonjėrit prej Gjyqtarėve tė Izraelit, tė cilit i kisha urdhėruar tė kullotė popullin tim Izraelin: Pse nuk ma ndėrtuat shtėpinė prej cedri? 8 Tani kėshtu m’i thuaj shėrbėtorit tim Davidit: Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Unė tė kam marrė ty prej kullotave ku ruaje grigjat pėr tė qenė prijės mbi popullin tim Izraelin, 9 dhe qeshė me ty gjithkund ngado udhėtove, i shfarosva tė gjithė armiqtė e tu para fytyrės sate, dhe emrin tėnd e bėra tė madh si emrin e tė mėdhenjve qė janė mbi tokė. 10 Unė do t’ia caktoj popullit tim Izraelit njė vend dhe aty do ta ngul dhe do tė banojė nė tė dhe nuk do tė endet mė prej njė vendi nė njė tjetėr. Tė mbrapshtit nuk do tė guxojnė ta mundojnė mė si mė parė, 11 prej ditės kur i caktova Gjyqtarėt mbi popullin tim, Izraelin, dhe do tė tė jap paqe prej tė gjithė armiqve tė tu. Edhe Zoti tė parakallėzon se Zoti do tė ta ndėrtojė shtėpinė. 12 Kur tė jenė mbushur ditėt e tua e tė kesh pushuar pranė etėrve tė tu, do tė tė ngre njė pinjoll tėnd pas teje, qė do tė rrjedhė prej teje, dhe mbretėrinė e tij unė do ta bėj tė qėndrueshme. 13 Ai do tė m’ia ndėrtojė emrit tim Shtėpinė, kurse unė do ta bėj tė amshueshėm fronin e tij mbretėror. 14 Unė do t’i jem babė e ai do tė jetė bir. Nėse do tė bėjė ndonjė tė keqe, do ta ndėshkoj me thupėr njerėzish e me tė rėna qė japin bijtė e njeriut. 15 Porse pėrkrahjen time s’do t’ia mungoj, siē ia mungova Saulit, tė cilin e hoqa prej fronit para teje. 16 Shtėpia jote dhe mbretėria jote do tė jenė pėrgjithmonė tė qėndrueshme para meje. Edhe froni yt do tė jetė i qėndrueshėm pėr amshim”.

17 Natani ia tregoi Davidit tė gjitha kėto fjalė dhe tėrė kėtė vėgim.

Lutja e Davidit

18 Atėherė mbreti David hyri e u ul para Zotit dhe tha: “Kush jam unė, o Zot Hyj, dhe ē’ėshtė shtėpia ime, qė ti mė bėre tė arrij deri kėtu? 19 Madje edhe kaq t’u duk pak pėr sytė e tu, o Zot Hyj! por ma dhe fjalėn edhe pėr familjen e shėrbėtorit tėnd tė njė ardhmėrie tė largėt: kjo ėshtė njė ligj pėr njeriun, o Zot Hyj! 20 Ēfarė do tė mund tė thoshte tjetėr Davidi? Ti e njeh shėrbėtorin tėnd, o Zot Hyj! 21 Pėr shkak tė fjalės sate e nė saje tė zemrės sate i ke kryer tė gjitha kėto punė tė mrekullueshme duke ia dėftuar shėrbėtorit tėnd. 22 Me tė vėrtetė je i madhėrueshėm, o Zot Hyj, askush nuk ėshtė i ngjashėm me ty dhe pėrveē teje s’ka tjetėr Perėndi, mu ashtu siē e kemi dėgjuar me veshėt tanė! 23 A ka ndokund vetėm edhe njė komb tjetėr pėrmbi tokė porsi populli yt Izraeli, pėr tė cilin tė ketė ardhur Hyji pėr ta shpėrblyer atė pėr popull tė vetin, pėr ta bėrė tė pėrmendur, duke kryer pėr tė vepra tė madhėrishme e tė tmerrshme duke i zhdukur popujt idhujtarė dhe zotat e tyre para popullit tėnd qė e shpėrbleve pėr vete prej robėrisė sė Egjiptit? 24 Ti e bėre popullin tėnd, Izraelin, popull tė pėrhershėm pėr vete dhe ti, o Zot, u bėre Hyji i tyre. 25 Tani, o Zot, fjalėn qė ke dhėnė lidhur me shėrbėtorin tėnd dhe me shtėpinė e tij, ēoje nė vend pėrgjithmonė e bėj siē je zotuar. 26 Le tė madhėrohet Emri yt pėr amshim e le tė thuhet: ‘Zoti i ushtrive ėshtė Hyji i Izraelit’! Dhe shtėpia e shėrbėtorit tėnd Davidit le tė jetė e qėndrueshme pėr amshim para Teje! 27 Nė tė vėrtetė, ti, o Zot i ushtrive, Hyji i Izraelit, i ke bėrė kėtė zbulim shėrbėtorit tėnd dhe i ke thėnė: ‘Unė do tė tė ndėrtoj njė shtėpi’! Prandaj edhe shėrbėtori yt e mori guximin tė ta drejtojė kėtė lutje. 28 E tani, o Zot Hyj, ti je Hyj dhe fjalėt e tua janė tė vėrteta e ti i premtove shėrbėtorit tėnd kėto tė mira. 29 Denjohu, pra, ta bekosh shtėpinė e shėrbėtorit tėnd, qė tė jetė pėrherė e qėndrueshme para teje, sepse ti, o Zot Hyj, e ke dhėnė fjalėn e me bekimin tėnd do tė jetė pėr amshim e bekuar shtėpia e shėrbėtorit tėnd”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Profecia e Natanit