Kapitujt

2 i Samuelit: 5. Davidi i shuguruar mbret i Izraelit

5

1 Atėherė erdhėn tė gjitha fiset e Izraelit

te Davidi nė Hebron dhe i thanė: “Ja, ne jemi ashti yt dhe mishi yt. 2 Po edhe mė parė, kur Sauli ishte mbreti ynė, ishe ti ai qė i drejtoje tė gjitha lėvizjet e Izraelit. Edhe Zoti tė ka thėnė: ‘Ti do ta kullotėsh popullin tim Izraelin dhe ti do tė jesh prijės mbi Izraelin’”.

3 Po ashtu erdhėn edhe tė gjithė pleqtė e Izraelit te mbreti nė Hebron, dhe Davidi mbret lidhi besėlidhje me ta nė Hebron nė praninė e Zotit. Ata e lyen Davidin mbret pėrmbi Izraelin. 4 Davidi kishte tridhjetė vjet kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi pėr dyzet vjet: 5 nė Hebron mbretėroi mbi Judėn shtatė vjet e gjashtė muaj, kurse nė Jerusalem mbretėroi tridhjetė e tri vjet mbi mbarė Izraelin e Judėn.

Pushtimi i Jerusalemit

6 U ēua mbreti dhe tė gjithė njerėzit qė ishin me tė e shkoi nė Jerusalem kundėr jebusenjve qė popullonin vendin. Ata i thanė Davidit: “Ti s’do tė hysh kėtu, por do tė tė dėbojnė tė verbėrit e tė ēalėt”, qė donin tė thoshin: “S’do tė mund tė hyjė kėtu Davidi”. 7 Por Davidi e pushtoi kėshtjellėn Sion: d. m. th. qytetin e Davidit. 8 Davidi kishte thėnė atė ditė: “Secili qė do t’i vrasė jebusenjtė, le t’i kapė nėpėr kanal tė kroit... ndėrsa tė ēalėt dhe tė verbėrit i urren shpirti i Davidit”. Kėndej edhe u trajtua thėnia: “I verbėri dhe ēalamani tė mos hyjnė nė shtėpi”. 9 Davidi banoi nė kėshtjellė dhe e quajti Qyteti i Davidit. Atėherė Davidi i ndėrtoi muret rrethuese prej Milos e brenda. 10 Davidit gjithnjė i rritej pushteti, sepse Zoti, Hyji i ushtrive, ishte me tė.

11 Po edhe mbreti i Tirit Hirami dėrgoi te Davidi delegatė me dru cedri, gdhendės e muratorė mjeshtėr muri dhe ia ndėrtuan shtėpinė e Davidit. 12 Atėherė Davidi e mori vesh se Zoti e kishte pėrforcuar mbret mbi Izraelin dhe se e kishte lartėsuar mbretėrinė e tij prej dashurisė qė kishte ndaj popullit tė vet Izraelit.

Djemtė e Davidit nė Jerusalem

13 Pasi erdhi Davidi prej Hebronit, mori edhe ja e gra tė tjera prej Jerusalemit. Kėshtu i lindėn Davidit edhe tė tjerė djem e vajza. 14 Dhe ja, emrat e atyre qė i lindėn Davidit nė Jerusalem: Samuai, Sobabi, Natani, Salomoni, 15 Jebahari, Elisuai, Nafegu, 16 Jafiai, Elisama, Elioda dhe Elifaleti.

Fitorja kundėr filistenjve

17 Kur morėn vesh filistenjtė se Davidin e kishin shuguruar mbret mbi Izraelin, dolėn tė gjithė pėr ta kapur Davidin. Kur dėgjoi Davidi pėr kėtė gjė, zbriti nė kėshtjellė. 18 Kurse filistenjtė u shpėrndanė nėpėr luginėn Rafaim. 19 Davidi e pyeti Zotin e tha: “A t’i sulmoj filistenjtė? A do t’i lėshosh nė dorėn time”? Zoti iu pėrgjigj Davidit: “Sulmoji, sepse me siguri do t’i lėshoj filistenjtė nė dorėn tėnde”. 20 Kėshtu, pra, Davidi erdhi nė Baalfarasim /d. m. th. Zoti i depėrtimeve/, i mundi dhe tha: “Depėrtoi Zoti nėpėr armiqtė e mi para meje siē depėrton uji”. Pėr kėtė arsye atij vendi iu vu emri Baalfarasim. 21 I lanė aty idhujt e vet e Davidi dhe njerėzit e tij i morėn.

22 Filistenjtė u ngjitėn pėrsėri dhe u shpėrndanė nėpėr luginėn e refaimėve. 23 Davidi e pyeti pėrsėri Zotin. Zoti iu pėrgjigj: “Mos i sulmo ballė pėr ballė, por sillu pas shpinės sė tyre e dilu nė sulm nga ana e pyllit tė balsamėve. 24 Kur ta dėgjosh krismėn e hapave pėrmbi majat e balsamėve, atėherė sulu nė pėrleshje, sepse atėherė Zoti do tė dalė para teje pėr t’i goditur ushtritė e filistenjve”.

25 Davidi veproi siē i kishte urdhėruar Zoti dhe i shfarosi filistenjtė qė nga Gabaoni deri nė hyrje tė Gezerit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Davidi i shuguruar mbret i Izraelit