Kapitujt

2 i Samuelit: 8. Luftėrat e Davidit

8

1 Pas kėsaj Davidi i mundi filistenjtė dhe i nėnshtroi. Prej duarve tė filistenjve Davidi mori Getin dhe qytetet e tija. 2 I mundi edhe moabėt dhe i mati me litar duke i shtrirė pėr tokė: i mati dy litarė pėr t’i vrarė e njė litar tė plotė pėr t’i lėnė nė jetė. Kėshtu Moabi u bė skllav i nėnshtruar pėr t’i paguar tė dhjetat.

3 Davidi e mundi edhe Adadezerin, birin e Rohobit, mbretin e Sobės, kur doli pėr ta shtrirė sundimin e vet mbi lumin Eufrat. 4 Davidi i zuri robėr lufte njė mijė e shtatėqind kalorės dhe njėzet mijė kėmbėsorė. Tė gjithė kuajve tė karrocave ua preu dizgoret; por prej tyre kurseu njėqind karroca. 5 Erdhėn edhe sirianėt e Damaskut pėr t’i ndihmuar Adadezerit, mbretit tė Sobės, dhe Davidi vrau njėzet e dy mijė vetė prej sirianėve. 6 Davidi vuri qeveritarė nė Sirinė e Damaskut dhe sirianėt u bėnė skllevėr tė Davidit dhe i paguanin tė dhjetat.

Ēkado qė ndėrmerrte Davidi, Zoti i ndihmonte nė tė gjitha.

7 Davidi i mori armėt e arta qė i kishin ushtarėt e Adadezerit dhe i solli nė Jerusalem. 8 Po ashtu edhe prej Tebahut e prej Berotait, qytete tė Adadezerit, mbreti David solli bronz me shumicė tė madhe fort.

9 Kur dėgjoi mbreti i Ematit, Tou, se Davidi i kishte thyer tė gjitha fuqitė e Adadezerit, 10 Tou e dėrgoi birin e vet Adoramin te Davidi mbret, pėr t’i shprehur pėrgėzimet e tija e pėr t’i dhėnė nder qė kishte luftuar kundėr Adadezerit dhe e kishte mundur, sepse Adadezeri ishte armik lufte i Tout. Adorami i solli enė tė argjendta, enė tė arta e enė tė bronzta. 11 Edhe kėto Davidi mbret ia kushtoi Zotit bashkė me arin e argjendin qė ia kishte kushtuar mė parė e qė kishte marrė prej tė gjithė popujve qė i kishte nėnshtruar: 12 prej sirianėve, moabėve, prej bijve tė Amonit e filistenjve, prej amalekasve dhe prej duarve tė Adadezerit, birit tė Rohobit, mbretit tė Sobės.

13 Davidi gjithashtu ia rriti vetes zėrin edhe kur, ndėrsa po kthehej ngadhėnjimtar mbi Idumenė, i vrau tetėmbėdhjetė mijė vetė nė luginėn e Kripės. 14 Nė Idumé caktoi qeveritarėt: kėshtu mbarė Idumeja ra nėn sundimin e Davidit.

Ēkado qė ndėrmerrte Davidi, Zoti i ndihmonte nė tė gjitha.

Qeverisja e mbretėrisė

15 Davidi mbretėronte mbi mbarė Izraelin. Vinte nė zbatim tė drejtėn dhe drejtėsinė kundrejt mbarė popullit tė vet. 16 Joabi, biri i Sarvisė, ishte nė krye tė ushtrisė, kurse Jozafati, biri i Ahiludit, ditarmbajtės. 17 Sadoku, biri i Akitobit dhe Abiatari, biri i Akimelekut, ishin priftėrinj, kurse sekretar ishte Sarajai. 18 Banaja, biri i Jojadės, sundonte keletėt dhe feletėt. Kurse bijtė e Davidit ishin priftėrinj.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Luftėrat e Davidit