Kapitujt

2 i Samuelit: 10. Fyerje tė dėrguarve tė Davidit

10

1 Pas kėtyre ngjarjeve, vdiq mbreti i amonėve dhe nė vend tė tij mbretėrimin e mori i biri Hanoni. 2 Atėherė Davidi tha: “Dua tė dėftohem i njerėzishėm me Hanonin, birin e Naasit, sikurse edhe i ati i tij u dėftua i njerėzishėm me mua”. Kėshtu pra, Davidi dėrgoi disa njerėz qė nė emėr tė tij t’i shprehnin ngushėllimet pėr vdekjen e t’et. Por kur shėrbėtorėt e Davidit arritėn nė tokėn e bijve tė Amonit, 3 prijėsit e bijve tė Amonit i thanė Hanonit, zotėrisė sė tyre: “A ta thotė mendja se Davidi i nisi kėta tė tė shprehin ngushėllime pėr nderim tė babait tėnd? A thua s’i dėrgoi Davidi shėrbėtorėt e vet tek ti qė tė vėzhgojnė e tė marrin hetime mbi qytet pėr ta shkatėrruar”? 4 Atėherė Hanoni i kapi shėrbėtorėt e Davidit, ua rroi gjysmėn e mjekrrės, ua shkurtoi petkat pėrgjysmė ‑ deri nė mollaqe dhe i ktheu prapa. 5 Kur e lajmėruan Davidin, ky dėrgoi disa vetė para tyre ‑ sepse njerėzit ishin tė ēnderuar tepėr rėndė ‑ me kėtė porosi: “Qėndroni nė Jerikon derisa t’ju rritet mjekrra e pastaj kthehuni”.

Lufta e parė kundėr amonėve

6 Duke parė amonėt se kishin shkaktuar kundėr vetes mėrinė e Davidit, ēuan e morėn me pagesė sirianė prej Betrohobit, sirianė prej Sobės njėzet mijė kėmbėsorė, prej mbretit Maakės njė mijė dhe njerėz prej Tobit dymbėdhjetė mijė. 7 Kur e mori vesh kėtė gjė Davidi, dėrgoi Joabin me mbarė ushtrinė ‑ trimat mė tė zgjedhur. 8 Dolėn, pra, bijtė e Amonit dhe u vunė nė rreshtin e pėrleshjes mu para derės sė qytetit, kurse sirianėt prej Sobės e prej Rohobit dhe ushtarėt e Tobit e tė Maakės qėndronin veēan nė fushim. 9 Joabi kur pa se do t’i duhej ta pėrballonte pėrleshjen ballė pėr ballė dhe pas shpine, zgjodhi prej mė tė zgjedhurve tė mbarė Izraelit dhe renditi rreshtin e luftės kundėr sirėve: 10 pjesėn tjetėr tė popullit ia dha vėllait tė vet Abisait, i cili e renditi rreshtin e luftės kundėr amonėve. 11 Joabi tha: “Nėse sirėt do tė jenė mė tė fortė se unė, atėherė ti mė eja nė ndihmė, kurse, nė qoftė se amonėt do tė jenė mė tė fortė se ti, unė do tė tė vij nė ndihmė. 12 Ji burrė i fortė e tė luftojmė trimėrisht pėr popullin tonė dhe pėr qytetet e Hyjit tonė! E Zoti le tė bėjė ashtu si t’i pėlqejė Atij”!

13 Atėherė Joabi dhe njerėzit qė ishin me tė, u nisėn drejt sirėve pėr t’i sulmuar, por kėta ikėn para tyre. 14 Por edhe amonėt, kur panė se sirėve iu dha ika, u vunė nė tė ikur edhe ata para Abisait dhe hynė nė qytet. Atėherė Joabi hoqi dorė nga lufta kundėr bijve tė Amonit dhe u kthye nė Jerusalem.

Fitorja kundėr sirėve

15 Sirėt, me tė parė se kishin qenė thyer para Izraelit, u mblodhėn pėrsėri tė gjithė sė bashku. 16 Adadezeri dėrgoi dhe i solli sirėt qė ishin pėrtej Lumit. Ata erdhėn nė Elam. Sobaku, qė ishte prijės i ushtrisė sė Adadezerit, ishte komandanti i tyre. 17 Kur e lajmėruan pėr kėtė Davidin, e mblodhi mbarė Izraelin, e kaloi Jordanin dhe erdhi nė Elam. Sirėt u vunė nė rresht lufte dhe ia filluan pėrleshjes me Davidin. 18 Por sirėt ikėn para Izraelit. Davidi i vrau shtatėqind kuaj tė mbrehur dhe dyzet mijė kėmbėsorė. E vrau edhe Sobakun, prijėsin e ushtrisė, qė mbeti vdekur nė fushėn e pėrleshjes. 19 Kur panė mbretėrit qė i kishin ardhur nė ndihmė Adadezerit, se u mundėn nga Izraeli, bėnė paqe me Izraelin dhe u vunė nėn skllavėrinė e izraelitėve. Sirėt i kapi frika dhe s’guxuan mė t’u vijnė nė ndihmė bijve tė Amonit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > 2 i Samuelit > Fyerje tė dėrguarve tė Davidit