Kapitujt

Levitiku: 26. Pėrmbledhje. Pėrfundim

26

1 “Mos bėni idhuj e trupore as mos ngulni gur as mos vendosni nė gurė fytyra tė gdhendura pėr t’i adhuruar nė vendin tuaj. Sepse unė jam Zoti, Hyji juaj.

2 Ruani tė shtunat e mia e nderojeni Shenjtėroren time. Unė jam Zoti”.

Bekimet

3 “Nėse do tė jetoni sipas ligjeve tė mia dhe nėse do t’i mbani urdhėrimet e mia e do t’i shtini nė veprim ato, 4 do t’ju jap shira nė stinėn e tyre dhe toka do tė japė prodhimet e veta dhe pemėt do tė mbushen me fruta. 5 Shirja e tė korrave do ta zėrė vjeljen e vjelja mbjelljen. Do tė hani bukėn tuaj e do tė ngopeni. Do tė jetoni nė vendin tuaj pa farė frike.

6 Do ta vendos paqen brenda kufijve tuaj, do tė flini e s’do tė ketė kush t’ju trembė. Kafshėt dėmtuese do t’i zhduk nga vendi juaj dhe shpata nuk do tė pėrshkojė brenda kufijve tuaj. 7 Do t’i vini nė ikje armiqtė tuaj dhe ata do tė bien para jush nga shpata. 8 Pesė prej jush do t’i ndjekin njėqind prej tyre, ndėrsa njėqind jush dhjetė mijė tė tilla: armiqtė tuaj do tė bien nga shpata para syve tuaj.

9 Unė do t’ju kėqyr ju e do tė bėj tė shtoheni e ju do tė shumoheni dhe do ta pėrforcoj besėlidhjen time me ju.

10 Do tė hani prodhimet e vjetra tė grumbulluara prej tė korrave tė mėparshme; e kur tė vijnė tė rejat, do t’i hidhni prodhimet e vjetra.

11 Ndėr ju do ta ngul Banesėn time dhe nuk do t’ju pėrbuz. 12 Do tė jetoj ndėr ju dhe do tė jem Hyji juaj e ju do tė jeni populli im. 13 Jam unė Zoti, Hyji juaj, qė ju nxora prej dheut tė Egjiptit qė tė mos jeni mė skllevėrit e tyre. Unė e theva zgjedhėn tuaj qė tė ecni kryelartė”.

Mallkimet

14 “Por, nėse nuk do tė mė dėgjoni e nuk do t’i zbatoni tė gjitha kėto urdhėrime, 15 nėse do t’i pėrbuzni ligjet e mia e do t’i vini nėn kėmbė vendimet e mia pėr tė mos i vėnė nė veprim urdhėrimet e mia e do ta zhbėni besėlidhjen time, 16 por, ja, edhe ēka do t’ju bėj unė juve: do t’jua fus frikėn nė palcė, do t’ju ēoj rraskapitje dhe ethe qė t’jua shterin sytė e t’jua brejnė jetėn. Kot do tė mbillni farėn tuaj, armiqtė do t’jua hanė! 17 Unė vetė do tė jem kundėr jush: do tė bini para armiqėve tuaj, do t’ju nėnshtroheni atyre qė ju urrejnė e do tė ikni pa ju pasė ndjekur kush.

18 E nė qoftė se edhe kėshtu nuk do tė mė dėgjoni, do t’i shtoj shtatėfish ndėshkimet ndaj jush pėr shkak tė mėkateve tuaja 19 e do ta pėrul madhėshtinė e kryeneēėsisė tuaj. Hekur do ta bėj qiellin pėrmbi ju e tokėn bronz. 20 Kot do tė shkojė fuqia juaj: toka s’do tė japė prodhime e pemėt nuk do tė japin fruta.

21 E nėse do tė jetoni kundėr meje e nuk do tė doni tė mė dėgjoni, shtatėfish do t’jua shtoj varrėt tuaja pėr shkak tė mėkateve tuaja: 22 do t’i lėshoj mbi ju egėrsirat e malit, tė cilat do t’ju lėnė pa fėmijė, do t’i shfarosin bagėtitė tuaja edhe ju do t’ju pakėsojnė qė udhėt tuaja tė mbeten shkretė.

23 Po nė qoftė se as kėshtu nuk do t’ju bjerė nė fije qortimi im, por pėrkundrazi do tė jetoni nė kundėrshtim me mua, 24 edhe unė do tė vihem kundėr jush dhe do t’ju godas shtatė herė pėr shkak tė mėkateve tuaja: 25 do tė sjell mbi ju shpatėn hakmarrėse tė besėlidhjes sime; kur tė strehoheni nė qytetet tuaja, unė do tė ēoj ndėr ju murtajėn e ju do t’u lėshoheni nė duar armiqve. 26 E kur ta thyej pėr ju shkopin e bukės: dhjetė gra do ta pjekin bukėn tuaj nė njė furrė tė vetme, do t’jua japin me masė, do tė hani, por nuk do tė ngiheni.

27 Nė qoftė se as kėshtu nuk do tė mė dėgjoni, por do tė vazhdoni tė jetoni kundėr vullnetit tim, 28 edhe unė do t’ju kundėrshtoj plot zemėrim: unė do t’ju ndėshkoj shtatėfish pėr shkak tė mėkateve tuaja: 29 kėshtu qė do tė hani mishin e bijve tuaj e mishin e bijave tuaja. 30 Unė do t’i rrafshoj kodrat e idhujve tuaj, do t’i rrėnoj lterėt e kemimit, meitet tuaj do t’i vė mbi meitet e idhujve tuaj, e do t’ju pėrbuzė shpirti im. 31 Ndėrkaq, qytetet tuaja do t’i shndėrrojė nė gėrmadha, shkretė do t’i bėjė shenjėroret tuaja, dhe nuk do ta marr mė erėn e kėndshme tė flive tuaja. 32 Do ta shkretoj vendin tuaj: mbi tė do tė mbesin shtang tė habitur armiqtė tuaj kur tė vijnė tė banojnė nė tė. 33 Kurse ju do t’ju shpėrndaj ndėr paganė, e pas jush do ta nxjerr shpatėn prej millit: toka juaj do tė mbetė e shkretė e qytetet tuaja gėrmadha.

34 Atėherė tokės do t’i pėlqejnė tė shtunat e saja, gjatė krejt kohės sė vetmimit tė saj. Kur ju tė gjendeni nė dheun e armiqve, ajo do tė shtunojė, do t’i ēojė nė vend tė shtunat e veta.

35 Gjatė tėrė kohės sė shkretimit do tė shtunojė, sepse nuk pati pushim nė tė shtunat tuaja, kur ju banonit nė tė.

36 E ndėr ata prej jush qė tė mbesin gjallė, do t’u fus nė zemrat e tyre tmerrin nė vendet e armiqve: do t’i trembė edhe fėrshellima e gjethit qė bie, do tė ikin si prej shpatės; do tė bien pa i pasė ndjekur kush. 37 Do tė bien njėri mbi tjetrin sikur tė iknin prej luftės, pa i pasė ndjekur njeri. Asnjėri prej jush nuk do tė ketė guxim t’i dalė pėrballė armikut. 38 Do tė sharroni nė mes tė paganėve dhe do t’ju shkrijė toka e armikut. 39 Po edhe nė qoftė se disa prej jush do tė mbesin gjallė, do tė kalben nė paudhėsitė e veta nė dheun e armiqve tuaj edhe pėr shkak tė mėkateve tė etėrve do tė shkrihen bashkė me ta. 40 Atėherė do t’i pranojnė paudhėsitė e veta e tė tė parėve tė vet e do tė thonė se bėnė shenjtdhunim kundėr meje e jetuan kundėr vullnetit tim.

41 Edhe mua m’u desh tė sillem kėsodore kundėr tyre e t’i tres nė dheun e armiqve tė tyre”.

Mundėsia e kthimit

“Ndoshta atėherė zemra e tyre e parrethprerė do tė pėrulet e do tė bėjnė pendesė pėr paudhėsitė e veta. 42 Atėherė edhe unė do tė kujtohem pėr besėlidhjen time qė e lidha me Jakobin, Izakun e me Abrahamin. Do tė mė kujtohet gjithashtu edhe Vendi 43 qė, pasi tė ketė qenė lėnė prej tyre, do tė kėnaqet nė vetvete nė tė shtunat e veta kur tė mbesė i shkretė pėr shkak tė tyre. Kurse ata do tė bėjnė pendesė pėr mėkatet e veta pėr shkak se i flakėn urdhėrimet e mia e i pėrbuzėn ligjet e mia.

44 E, madje, edhe kur tė jenė nė dheun e armiqve tė tyre, nuk do tė heq krejtėsisht dorė prej tyre as qė do t’i pėrbuz deri nė atė masė qė t’u tresė fara e ta zhbėj besėlidhjen time me ta. Sepse unė jam Zoti, Hyji i tyre. 45 E do t’ua pėrkujtoj atyre besėlidhjen me tė parėt e tyre, tė cilėt i nxora nga dheu i Egjiptit nė sy tė paganėve qė tė jem Hyji i tyre. Unė, Zoti”.

46 Kėto janė urdhėresat, urdhėrimet dhe ligjet qė i dha Zoti ndėrmjet vetes e bijve tė Izraelit nė malin Sinai me anė tė Moisiut.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Pėrmbledhje. Pėrfundim