Kapitujt

Levitiku: 27. SHTOJCĖ: shpėrblimi i personave e i gjėrave

27

1 Zoti foli me Moisiun e tha:

2 “Fol me bijtė e Izraelit e thuaju:

Njeriu qė bėri kusht dhe i kushtoi Zotit njė njeri, pėr ta shpėrblyer, le ta japė ēmimin sipas vlerėsimit:

3 pėr mashkull, njėzet deri nė gjashtėdhjetė vjeē, le tė japė pesėdhjetė sikla argjendi ‑ sipas masės sė shenjtėrores; 4 pėr femėr, tridhjetė;

5 pėr mashkull pesė deri nė njėzet vjeē, le tė japė njėzet sikla; pėr femėr dhjetė;

6 pėr mashkull, njė muajsh deri nė pesė vjeē, le tė jipen pesė sikla; pėr femėr tre;

7 mashkulli gjashtėdhjetėvjeēar e pėrpjetė, le tė japė pesėmbėdhjetė sikla, femra, dhjetė;

8 Nė qoftė se ėshtė i varfėr dhe nuk mund ta paguajė vlerėn, le ta sjellė para priftit dhe sa tė ēmojė ai se ėshtė i zoti tė japė, aq le tė japė”.

B. Kafshėt

9 “Nėse ndokush kushton njė kafshė tė pastėr qė mund t’i flijohet Zotit, do tė jetė gjė e shuguruar 10 dhe nuk mund tė ndėrrohet, d. m. th. as e keqja me tė mirėn, as e mira me tė keqen. Po qe se ndokush e ndėrron, atėherė edhe ajo qė u ndėrrua dhe ajo me tė cilėn ndėrrohet, do tė jenė tė dyja tė shuguruara Zotit. 11 Nėse ndokush e bėn kusht njė kafshė tė papastėr qė nuk mund t’i flijohet Zotit, le tė sillet para priftit, 12 i cili le ta vlerėsojė qoftė lirė qoftė shtrenjtė, le t’i rrijė ēmimit qė ai tė caktojė. 13 E nėse, ai qė e kushtoi, dėshiron ta shpėrblejė, le t’i shtojė ēmimit tė pestėn pjesė”.

C. Shtėpitė

14 “Nėse ndokush e bėn kusht shtėpinė e vet si gjė tė kushtuar Zotit, prifti le ta vlerėsojė a ėshtė e mirė ose e keqe e le t’i rrihet vlerėsimit qė prifti t’i bėjė. 15 Por, nėse ai qė e bėri kusht dėshiron ta shpėrblejė, le tė shtojė pėrmbi ēmim tė pestėn pjesė e le t’i mbesė shtėpia”.

Ē. Arat

16 “Po qe se e bėri kusht arėn e pronės sė vet dhe ia ka shenjtėruar Zotit, ēmimi le t’i vlerėsohet sipas masės sė mbjelljes: nėse toka mbillet me tridhjetė homer elb, le tė ēmohet pesėdhjetė sikla argjendi. 17 Nėse e kushtoi tokėn menjėherė pas vitit jubilar, le tė ēmohet aq sa tė vlejė sipas kėtij vlerėsimi. 18 Por, nėse kushtohet pas njė kohe tė caktuar, prifti le t’ia caktojė shumėn e parasė sipas numrit tė viteve qė mbesin deri nė jubile, duke zbritur numurin e viteve tė mėparshme.

19 Po qe se ai qė e kushtoi tokėn do ta shpėrblejė, le ta shtojė tė pestėn e vlerės pėrmbi ēmim, e le ta ketė. 20 Po nėse nuk do ta shpėrblejė, por ia shet njė tjetri, kushdo ai qoftė, nuk do tė mund tė shpėrblehet mė; 21 por, kur tė vijė dita e jubileut, do tė jetė gjė e shuguruar Zotit si arė e kushtuar ‘pėr sosje’: do tė bėhet pronė e priftit.

22 Po nėse i bėhet kusht Zotit njė arė e blerė, qė nuk ėshtė nga prona e tė parėve, 23 prifti le t’i caktojė ēmimin sipas numrit tė vjetėve deri nė jubile dhe po atė ditė le ta paguajė ēmimin si gjė tė shuguruar Zotit. 24 Nė vitin e jubileut toka le t’i kthehet pronarit tė mėparshėm qė e pati shitur, atij prona e tė cilit ishte trashėgim.

25 Tė gjitha vlerėsimet le tė bėhen nė sikla tė Shenjtėrores. ‑ Sikli vlen njėzet gera”.

regulla tė veēanta pėr shpėrblim

a/ Tė parėlindurit

26 “Askush s’mund t’ia shugurojė Zotit me kusht tė parėlindurin e kafshėve, qė edhe ashtu i pėrket Zotit: qoftė bagėti e trashė qoftė e imėt, i pėrket Zotit.

27 Nėse ėshtė prej kafshėve tė papastra, le ta shpėrblejė ai qė e kushtoi sipas ēmimit dhe le ta shtojė tė pestėn e ēmimit; nėse nuk do ta shpėrblejė, le tė shitet sa ėshtė vlerėsuar”.

b/ Gjėja e kushtuar ‘pėr sosje’

28 “Porse asnjė gjė qi i ėshtė kushtuar Zotit “pėr sosje” prej pronės sė ndokujt dhe i ėshtė shuguruar atij: qoftė ai njeri, kafshė ose arė, as s’mund tė blehet as s’mund tė shpėrblehet; ēdo gjė qė t’i jetė shuguruar njėherė Zotit, do tė jetė gjėja mė e shenjtė nė nder tė Zotit. 29 Dhe ēdo njeri qė tė jetė bėrė kusht “pėr sosje”, tė mos shpėrblehet, por tė vritet”.

c/ Tė dhjetat

30 Pėr bagėti merrej e dhjeta vetėm e kafshėve tė pastra. “Tė gjitha tė dhjetat e tokės qofshin drithėra ose fruta tė pemėve, i pėrkasin Zotit, gjė e shenjtė nė nder tė Zotit. 31 Nėse ndokush dėshiron tė shpėrblejė ndonjė pjesė tė dhjetave tė veta, le tė shtojė pėrmbi tė tė pestėn pjesė. 32 Tė gjitha tė dhjetat: lopė, dele, dhi, qė kalojnė nėn shkopin e bariut, d. m. th. ēdo e dhjeta, le tė jetė e shuguruar Zotit. 33 Mos tė shikohet a ėshtė e mirė apo e keqe, dhe tė mos ndėrrohet me tjetėr; po qe se ndokush e ndėrron, atėherė ajo qė u ndėrrua dhe ajo me tė cilėn ndėrrohet, le jetė e shuguruar Zotit dhe tė mos shpėrblehet”.

34 Kėto janė urdhėrimet qė Zoti ia dha Moisiut nė malin Sinai pėr bijtė e Izraelit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > SHTOJCĖ: shpėrblimi i personave e i gjėr...