Kapitujt

Levitiku: 1. Flitė e shkrumbimit holokaustet

1

1 Zoti e thirri Moisiun dhe, prej Tendės sė takimit, iu drejtua me kėto fjalė: 2 “Fol me bijtė e Izraelit e thuaju: Kur ndokush prej jush ka nė mendje t’ia kushtojė Zotit ndonjė fli prej bagėtive shtėpiake, mund t’i kushtojė prej bagėtive tė trasha ose prej bagėtive tė imėta.

3 Nėse kushti i tij ėshtė prej bagėtive tė trasha pėr fli shkrumbimi, le tė kushtojė mashkull pa tė meta. Le ta kushtojė te dera e Tendės sė takimit pėr ta fituar pėrkrahjen e Zotit. 4 Le ta vėrė dorėn e vet mbi krye tė flisė, e kėshtu do tė jetė e pėlqyeshme dhe do t’i vlejė kushtuesit pėr shpėrblim. 5 Le ta therė mėzatin nė praninė e Zotit dhe priftėrinjtė, bijtė e Aronit, le ta kushtojnė gjakun e tij e le ta qesin tė rrjedhė nė rrethin e lterit qė ėshtė nė hyrje tė Tendės sė takimit. 6 Kushtuesi le ta rrjepė e le ta ndajė nė pjesė. 7 Bijtė e Aronit, prift, le ta vėnė zjarrin nė lter e le t’i vėnė drutė mbi zjarr. 8 Atėherė le t’i vėnė rende‑ rende pjesėt pėrmbi dru qė janė nė zjarr mbi lter, me kokė e me dhjamė. 9 Kushtuesi le t’i lajė me ujė rropullitė dhe kėmbėt e pastaj prifti le t’i djegė e t’i bėjė shkrumb mbi lter si fli shkrumbimi, fli e shkrumbuar nė zjarr, erė e kėndshme nė nder tė Zotit.

10 Nėse ėshtė fjala se do tė kushtojė fli shkrumbimi njė nga bagėtitė e imėta ‑ dele ose dhi ‑ duhet tė kushtojė mashkull e tė pa tė metė. 11 Le ta presė para Zotit nė krahun e veriut tė lterit. Gjakun e tij le ta derdhin bijtė e Aronit, priftėrinjtė, gjithreth lterit. 12 Kushtuesi le ta ndajė nė pjesė, kurse prifti kokė e dhjamė le t’i vėrė mbi dru qė janė tė vėna nė zjarr mbi lter. 13 Kushtuesi le t’i lajė me ujė rropullitė e kėmbėt e atėherė prifti le t’i kushtojė tė gjitha dhe le t’i djegė nė lter: ėshtė fli shkrumbimi, fli e djegur nė zjarr, erė e kėndshme pėr Zotin.

14 Nėse dėshiron t’i kushtojė Zotit si fli shkrumbimi shpendė, atėherė le tė kushtojė turtull ose pėllumb. 15 Prifti le ta sjellė te lteri, t’ia pėrdredhė qafėn, t’ia kėpusė kokėn e ta djegė nė lter, kurse gjakun e tij t’ia shtrydhė nė anė tė lterit. 16 Le t’ia dėlirė puplat e t’ia heqė gushėn dhe ercokun e le t’i qesė nė anėn e lindjes tė lterit nė vendin e mbeturinave, aty ku hidhet hiri. 17 Le ta shpojė ndėrmjet krahėve, por mos ta ndajė dhe prifti le ta djegė nė lter duke e vėnė pėrmbi drurėt qė janė nė zjarr: ėshtė fli shkrumbimi, erė e kėndshme pėr Zotin”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Flitė e shkrumbimit holokaustet