Kapitujt

Levitiku: 12. Pastrimi i gruas pas lindjes

12

1 Zoti foli me Moisiun e i tha:

2 “Fol me bijtė e Izraelit e thuaju:

Kur gruaja shtatzėnė lind djalė, ėshtė shtatė ditė e papastėr, siē ėshtė e papastėr nė kohėn e larjes sė saj mujore. 3 Djali le tė rrethpritet tė tetėn ditė; 4 kurse ajo tė presė edhe tridhjetė e tri ditė pėr tė pastruar gjakun e vet. Tė mos prekė asgjė tė shuguruar as tė mos hyjė nė shenjtėrore derisa tė kryhen ditėt e pastrimit tė saj.

5 Por, nėse lind vajzė, le tė jetė dy javė e papastėr, siē ėshtė e papastėr nė kohėn e larjes sė saj mujore, dhe le tė presė edhe gjashtėdhjetė e gjashtė ditė pėr tė pastruar gjakun e vet.

6 Kur tė kryhen ditėt e pastrimit tė saj pėr djalė ose pėr vajzė, le ta sjellė, te dera e Tendės sė takimit, njė qengj vjetak pėr fli shkrumbimi dhe njė pėllumb ose turtull pėr fli tė mėkatimit e t’ia japė priftit. 7 Prifti le t’i kushtojė para Zotit e, kur tė ketė bėrė mbi tė ritin e zgjidhjes, do tė jetė pastruar prej derdhjes sė gjakut: kjo ėshtė rregullore lidhur me gruan qė lind djalė apo vajzė.

8 Por, nėse nuk ka mjete tė kushtojė njė qengj, le tė marrė dy turtuj ose dy zogj pėllumbash, njėrin pėr fli tė shkrumbimit e tjetrin pėr fli tė mėkatimit; prifti le tė kryejė mbi tė ritin e zgjidhjes dhe ajo do tė pastrohet”.

Gėrbula e njeriut

A. Mėllėri, rrebulli e njolla

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Pastrimi i gruas pas lindjes