Kapitujt

Levitiku: 5. Disa raste tė flisė pėr mėkat

5

1 “Kur njė njeri mėkaton pse nuk dėshmon pasi ta ketė dėgjuar formulėn e pėrbetimit e ka mundur tė jetė dėshmitar, pasi vetė ka parė ose ka qenė vėnė nė dijeni, e nuk shpall ēka di, atėherė ai e mbart peshėn e fajit tė vet;

2 ose, kur njė njeri, pa u kujtuar, prek ndonjė gjė tė papastėr qoftė ngordhėsirė, egėrsire, bagėtie shtėpiake, ose zvarraniku, atėherė ai bėhet i papastėr dhe fajtor;

3 ose edhe prek, prapė me padije, ndonjė gjė tė papastėr tė njeriut ‑ ēfarėdo fėlliqėsie qė e bėn tė papastėr ‑ atėherė, qė kur vihet nė dijeni, ai bėhet fajtor;

4 ose prapė, kur dikush, me padije, pa paramendim, bėn ndonjė be, qoftė pėr tė mirė e qoftė pėr tė keq, nė ēdo rast kur njė njeri mund tė pėrbehet pa u menduar mirė ‑ atėherė, si tė vihet nė dijeni pėr kėtė gjė, bėhet fajtor. 5 Nėse, pra, ndokush bėhet fajtor nė ndonjė, ndėr kėto raste, le ta rrėfejė fajin e vet, 6 e atėherė le ta sjellė, nė emėr tė shpagimit nė nder Zotit pėr mėkat qė ka bėrė, njė femėr prej bagėtive tė imėta qengje ose edhe dhi si fli pėr mėkat; atėherė prifti do ta bėjė mbi tė ritin e zgjidhjes pėr mėkatin e tij”.

Flia e mėkatimit tė njeriut tė thjeshtė tė popullit /vazhdim/

7 “Nėse ndokush nuk ėshtė nė gjendje pėr shkak tė skamjes tė kushtojė njė kokė bagėtie tė imėt, atėherė le t’i kushtojė Zotit pėr fajin e vet dy turtuj ose dy pėllumba: njėrin si fli mėkatimi e tjetrin fli shkrumbimi. 8 Le t’ia japė ata priftit, i cili tė parin ta kushtojė fli mėkatimit. T’ia pėrdredhė qafėn, por tė mos ia kėputė kokėn, por ajo tė jetė e kapur me qafė; 9 me gjakun e tij tė stėrpikė anėt e lterit, e aq sa tepron, le ta shtrydhė nė rrėzė. Kjo ėshtė fli pėr mėkat. 10 Tjetrin le ta djegė fli shkrumbimi, ashtu si bėhet zakonisht. Atėherė prifti le tė kryejė mbi tė ritin e zgjidhjes pėr mėkatin qė ka bėrė, dhe ai do t’i falet.

11 Nėse nuk i ka ndoresh dy turtuj ose dy pėllumba, le tė kushtojė pėr fajin e vet tė dhjetėn pjesė tė efit miell tė mirė si fli mėkatimi. Nė tė, tė mos qesė vaj, as tė mos vėrė kem, sepse ėshtė fli mėkatimi. 12 Le t’ia japė priftit, e ky le ta mbushė plot grushtin me tė si fli pėrkujtuese e le ta djegė nė lter mbi flitė e shkrumbimit nė nder tė Zotit: kjo ėshtė fli mėkatimi. 13 Prifti kėshtu le ta kryejė mbi tė ritin e zgjidhjes pėr mėkat qė e ka bėrė nė cilindo rast prej tė pėrmendurve mė sipėr, dhe Zoti do ta falė. Pjesa tjetėr i takon priftit, si nė kushtimin e flisė kushtimore bimore”.

Flia e shpėrblimit

14 Zoti foli me Moisiun e i tha: 15 “Kur ndokush mėkaton me padije, duke iu shmangur detyrės nė tė drejtat e shenjta tė Zotit, i duhet tė sjellė nė emėr tė shpėrblimit bėrė Zotit njė dash tė patėmetė, tė marrė nga bagėtitė e imėta, me vlerė tė disa siklave tė argjendtė sipas peshės sė siklit tė shenjtėrores, pėr ta kushtuar si fli shpėrblimi. 16 Dėmin qė ka bėrė le ta shpaguajė e le tė shtojė edhe tė pestėn pjesė mbi tė e t’ia japė priftit. Prifti atėherė le ta kryejė mbi tė ritin e zgjidhjes me anė tė flisė sė shpėrblimit duke kushtuar dashin, dhe mėkati do t’i falet.

17 Nėse ndokush mėkaton me padije e bėn diēka qė Zoti e ka ndaluar, ėshtė fajtor dhe le tė pėrgjigjet pėr fajin e vet. 18 Le tė sjellė te prifti njė dash tė patėmetė prej grigjės, sipas ēmimit tė vet, pėr fli shpėrblimi e prifti do tė kryejė mbi tė ritin e zgjidhjes pėr mėkatin e bėrė me padije, dhe ai do t’i falet: 19 ėshtė fli shpėrblimi; njeriu kishte rėnė nė faj para Zotit”.

20 Zoti i tha pėrsėri Moisiut: 21 “Kur ndokush mėkaton e bėn paudhėsi ndaj Zotit duke gėnjyer shokun lidhur me njė gjė qė i lihet ta ruajė, ose e shfrytėzon dhe i nxjerr ndonjė gjė me dredhi ose me dhunė;

22 ose gjen ndonjė gjė tė humbur dhe e mohon, ose nėse bėn dėshmi tė rreme duke u betuar rrejshėm pėr ēfarėdo mėkati qė mund tė bėjė njeriu;

23 nėse mėkaton e bėhet kėshtu pėrgjegjės, le tė kthejė gjithēka qė ka marrė me dhunė ose me dredhi, sendin qė i ėshtė lėnė ta ruajė, sendin qė e ka gjetur 24 dhe krejt ato gjėra pėr tė cilat bėn be rrejshėm. Pėr mė tepėr le t’ia shtojė mbi dėm atij qė ia ka bėrė edhe njė tė pestėn e vlerės ditėn kur e kushton flinė e shpėrblimit. 25 Nė emėr tė shpėrblimit ndaj Zotit, le tė sjellė njė dash prej grigjės, tė pa tė metė si tė ēmohet. 26 Kur prifti ta ketė bėrė mbi tė ritin e zgjidhjes para Zotit, do t’i falet ēfarėdo qė tė ketė bėrė pėr ēka ėshtė fajtor”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Disa raste tė flisė pėr mėkat