Kapitujt

Levitiku: 9. Hyrja e priftėrinjve nė shėrbim

9

1 Tė tetėn ditė Moisiu i thirri Aronin e bijtė e tij dhe pleqtė e Izraelit e i tha Aronit:

2 “Merre njė viē fli pėr mėkat dhe njė dash pėr fli tė shkrumbimit: tė dy tė patėmetė dhe silli para Zotit. 3 Izraelitėve thuaju kėshtu: ‘Merrni njė cjap fli pėr mėkat, njė viē e njė dash tė njė viti, tė dy tė patėmetė, pėr fli tė shkrumbimit; 4 njė mėzat e njė dash pėr fli tė pajtimit, dhe flijoni para Zotit. Merrni edhe flinė kushtimore bimore tė njomur me vaj: sepse Zoti do t’ju dėftohet sot’”.

5 Sollėn, prandaj, ata gjithė ēka u kishte dhėnė urdhėr Moisiu dhe i prunė para derės sė Tendės sė takimit, ku, pasi u afrua mbarė bashkėsia dhe qėndronte para Zotit, 6 Moisiu tha: “Ja urdhri qė e ka dhėnė Zoti: plotėsojeni qė t’ju dėrftohet lavdia e tij”! 7 I tha edhe Aronit. “Afrohu te lteri e kushtoje flinė tėnde tė mėkatimit dhe flinė e shkrumbimit e kryeje ritin e zgjidhjes pėr ty e pėr popull. Atėherė kushtoje dhuratėn e popullit dhe kryeje pėr tė ritin e zgjidhjes, si urdhėroi Zoti”.

8 Aroni u afrua menjėherė te lteri dhe e theri viēin pėr flinė e vet tė mėkatimit. 9 Bijtė e tij i sollėn gjakun e viēit, nė tė cilin ai ngjeu gishtin, i preku brirėt e lterit dhe tepricėn e tij e derdhi nė fundėsorin e tij. 10 Dhjamin, veshkat dhe rizėn e mėlēisė sė flisė pėr mėkat e dogji nė erė tė kėndshme pėrmbi lter ashtu si i kishte urdhėruar Zoti Moisiut. 11 Ndėrsa mishin dhe lėkurėn e saj e dogji jashtė zemėrimiės nė zjarr.

12 E theri edhe flinė e shkrumbimit. Bijtė e tij i sollėn gjakun e saj, tė cilin ai e derdhi rreth e rreth lterit. 13 Pasi flinė e prenė nė pjesė, ia sollėn bashkė me kokė: tė gjitha sė bashku i dogji nė zjarr pėrmbi lter. 14 Pastaj i lau me ujė zorrėt e kėmbėt dhe i dogji si erė tė mirė nė lter pėrmbi flinė e shkrumbimit.

15 E afroi edhe flinė e popullit, e mori cjapin e flisė pėr mėkat tė popullit, e preu dhe e kushtoi si flinė e parė, fli pėr mėkat. 16 Solli pastaj flinė e shkrumbimit e veproi me tė sipas ritit. 17 Solli pastaj flinė kushtimore bimore, e mbushi me tė grushtin dhe e dogji nė erė tė kėndshme mbi lter pėrveē flisė shkrumbore mėngjesore.

18 Atėherė theri edhe mėzatin e dashin, flitė e pajtimit tė popullit. Tė bijtė i sollėn gjakun, tė cilin e ndikoi gjithreth pėrmbi lter. 19 Dhjamin e mėzatit, bishtin e dashit, veshkat me dhjamin e tyre dhe rizėn e mėlēisė 20 i vunė pėrmbi gjoksa dhe i dogji erė tė mirė pėrmbi lter. 21 Kurse gjoksat e tyre dhe shpatullat e djathta Aroni i lartėsoi me ritin e lartėsimit para Zotit, si kishte urdhėruar Moisiu.

22 Atėherė Aroni i lartėsoi duart mbi popull dhe e bekoi. Kėshtu zbriti pasi e kishte kryer sė flijuari flinė e mėkatimit, flinė e shkrumbimit e flinė e pajtimit. 23 Atėherė Moisiu e Aroni hynė nė Tendėn e takimit. Kur dolėn e bekuan popullin. Mbarė popullit iu dėftua lavdia e Zotit. 24 Dhe, ja, prej pranisė sė Zotit doli njė zjarr dhe e pėrpiu flinė e shkrumbimit dhe dhjamin qė ishin pėrmbi lter. Kur e pa kėtė gjė turma, brohoriti prej gėzimit e ra me fytyrė pėr dhe nė adhurim.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Hyrja e priftėrinjve nė shėrbim