Kapitujt

Levitiku: 20. Ndėshkimet

20

1 Zoti foli me Moisiun e tha: 

2 “Thuaju kėshtu bijve tė Izraelit: Ai njeri, prej bijve tė Izraelit ose prej tė ardhurve, qė jeton nė Izrael, i cili t’ia flijojė idhullit Molok ndonjė fėmijė tė vet, le tė vritet: populli i vendit le ta vrasė me gurė. 3 Edhe vetė do tė sillem kundėr kėtij njeriu e do ta shfarosė prej popullit tė vet pse ia dhuroi fėmijėn e vetė Molokut, e fėlliqi Shenjtėroren time dhe e pėrdhosi emrin tim tė shenjtė. 4 E nėse populli i atij vendi do t’i mbyllė sytė e vet pėr tė mos e parė atė njeri qė ia dhuron fėmijėn e vet Molokut, e nuk e mbyt, 5 unė vetė do ta sjell fytyrėn time kundėr tij dhe kundėr farefisit tė tij, do ta mbys atė dhe tė gjithė ata prej popullit tė tij qė ia miratuan tė lavirėsohet me Molokun.

6 Ai njeri qė t’u sillet shortarėve dhe magjistarėve e tė lavirėsojė me ta, unė do tė jem kundėr tij dhe do ta zhduk nga gjiri i popullit tė vet.

7 Shenjtėrohuni dhe jini tė shenjtė! Unė jam Zoti, Hyji juaj”!

B. Mėkatet kundėr familjes

8 “Mbani ligjet e mia dhe zbatoni ato: Unė jam Zoti qė dua t’ju shenjtėroj”.

9 Njeriu qė e pėrbuz tė atin dhe t’ėmėn, le tė vritet: ai e pėrbuz tė atin e vet ose t’ėmėn e vet: gjaku i tij u derdhtė mbi tė.

10 Kush bėn kurorėthyerje me gruan e njė tjetri:

njeriu qė bėn kurorėthyerje me gruan e tė afėrmit tė vet: le tė vritet kurorėthyesi dhe kurorėthyesja.

11 Kush tė flejė me njerkėn e vet dhe kėshtu e zbulon lakuriqėsinė e t’et, le tė vriten tė dy: gjaku i tyre rėntė mbi ta.

12 Nėse ndokush fle me renė e vet, tė dy le tė ndėshkohen me vdekje: ata bėjnė gjaktrazim: gjaku i tyre rėntė mbi ta.

13 Nėse mashkulli bie me mashkull si bihet me femėr, tė dy bėjnė vepėr tė urryer: le tė ndėshkohen me vdekje: gjaku i tyre rėntė mbi ta.

14 Ai qė martohet me bijėn dhe me nėnėn e saj, bėn poshtėrsi: le tė digjet gjallė me to nė zjarr: qė ndėr ju tė mos ketė shėmti kaq tė madhe.

15 Ai qė mban marrėdhėnie seksuale me kafshė, le tė dėnohet me vdekje! Vriteni edhe kafshėn. 16 Gruaja qė i afrohet cilėsdo kafshė pėr t’u fėlliqur me tė: vritie atė dhe atė: gjaku i tyre u derdhtė mbi to!

17 Kush tė ketė marrė motrėn e vet: bijėn e t’et ose tė s’ėmės e t’ia ketė parė lakuriqėsinė e saj dhe ajo tė atij: ėshtė vepėr e turpshme: le tė vriten nė sytė e popullit tė vet. Pasi e zbulon lakuriqėsinė e motrės sė vet: le t’i mbartė edhe rrjedhimet e fajėsisė sė vet.

18 Kush bie me grua, ndėrsa ka rrjedhjen mujore dhe ia zbulon lakuriqėsinė e saj ‑ zbulon burimin e saj, po edhe ajo ia zbulon burimin e gjakut te vet ‑ le tė zhduket prej gjirit tė popullit tė vet.

19 Mos e zbulo lakuriqėsinė e motrės sė nėnės sate as tė motrės sė babait tėnd: kush bėn gjė tė tillė zbulon turpėsinė e mishit tė vet, le t’i mbartin edhe rrjedhimet e fajėsisė sė vet.

20 Kush bie me gruan e vėllait tė t’et ose me gruan e vėllait tė s’ėmės zbulon turpėsinė e gjinisė sė vet: tė dy le t’i mbartin edhe rrjedhimet e mėkatit tė vet: le t’u shuhet fara.

21 Kush merr gruan e vėllait tė vet, ėshtė fėlliqėsi, zbulon lakuriqėsinė e vėllait tė vet: le t’u humbasė fara”.

Porositė pėrfundimtare

22 Mbani tė gjitha ligjet e mia e zbatoni urdhėrimet e mia, qė edhe ju tė mos ju vjellė toka nė tė cilėn do tė hyni e do tė banoni. 23 Mos jetoni sipas ligjeve tė popujve qė unė do t’i dėboj para jush. Ata i bėnė tė gjitha kėto, e prandaj edhe mė janė neveritur. 24 Kurse juve unė ju kam thėnė: Ju do ta merrni pronė tokėn e tyre e unė do t’jua jap nė trashėgim njė tokė nė tė cilėn rrjedh qumėsht e mjaltė. Unė Zoti, Hyji juaj, qė ju kam ndarė veēmas nga popujt e tjerė.

25 Dallojeni, pra, edhe ju kafshėn e pastėr prej tė papastrės, shpendin e pastėr prej shpendit tė papastėr, qė tė mos i fėlliqni shpirtrat tuaj me kafshė, me shpend e me ēdo gjė qė zvarrit pėrmbi tokė dhe qė pėr ju i ndava veēmas si tė papastra.

26 T’ju kem, pra, shenjtėr, sepse i shenjtė jam unė Zoti dhe ju ndava veēmas prej popujve tė tjerė qė tė jeni tė mitė.

27 Njeriu ose gruaja qė ka nė vete shpirtin e shortisė ose tė magjisė, le tė ndėshkohet me vdekje: le tė vriten me gurė: gjaku i tyre rėntė mbi ta”!

Shenjtėria e Priftėrisė

A. Priftėrinjtė

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Ndėshkimet