Kapitujt

Levitiku: 22. Shenjtėria nė pjesėmarrje tė ushqimeve tė shenjtėruara

22

1 Zoti foli me Moisiun e tha:

2 “Fol me Aronin e me bijtė e tij pėr raste ku, pėr tė mos e pėrdhosur emrin tim, u duhet tė mos marrin pjesė nė disa kushte tė shenjta qė m’i paraqesin bijtė e Izraelit. Unė jam Zoti.

3 E thuaju:

Ēdo njeri prej pasardhėsve tuaj, brez pas brezi, qė do tė guxojė t’u afrohet nė gjendje tė papastėr kushteve tė shenjta qė ia kushtojnė bijtė e Izraelit Zotit, do tė dėbohet prej pranisė simė. Unė jam Zoti.

4 Asnjė pasardhės i Aronit qė tė jetė i gėrbulur ose pėson derdhjen, tė mos hajė prej dhuratave tė shenjta, derisa tė shėrohet. Ai qė prek ēdo gjė qė ėshtė e papastėr pėr shkak se preket me kufomėn, ose ai njeri qė pėson derdhjen e farės, 5 ose ai qė prek zvarranik prej tė cilit bėhet i papastėr, ose njeriun prej tė cilit bėhet i papastėr prej ēfarėdo papastrie tė tij, 6 le tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje dhe tė mos hajė prej dhuratave tė shenjta; por vetėm pasi tė jetė larė me ujė 7 e pasi tė ketė perėnduar dielli; vetėm atėherė i pastruar le tė hajė prej tė shenjtėruarave: sepse janė ushqimi i tij. 8 Mishin e bagėtisė sė ngordhur ose tė shqyer prej egėrsirės tė mos e hanė qė tė mos bėhen tė papastėr.

9 Le ta mbajnė urdhėrin tim qė tė mos ngarkohen me mėkat lidhur me ushqim e kėshtu tė sharrojnė pse e pėrdhosin gjėnė e shenjtėruar. Unė jam Zoti qė i shenjtėroj ata”.

B. Laikėt

10 “Asnjė laik nuk guxon tė hajė prej gjėrave tė shenjtėruara. As miku i priftit as mėditėsi i tij tė mos hajė asgjė prej tyre. 11 Prej tyre mund tė hajė ai qė prifti e ka blerė me para si edhe shėrbėtori qė i lind nė shtėpi. 12 Bija e priftit, qė ėshtė martuar me laik, tė mos hajė prej dhuratave qė janė kushtuar; 13 por nė qoftė se ėshtė e vejė ose e lėshuar e pa fėmijė e kthyer nė shtėpinė e t’et, ashtu siē hante kur ishte vajzė, le tė ushqehet me shujtėn e t’et. Porse asnjė laik nuk guxon tė hajė prej kėtyre ushqimeve.

14 Nėse ndokush ha gjė, prej padijes, prej kushteve tė shenjta, le t’ia kthejė priftit aq sa hėngri dhe le t’ia shtojė tė pestėn.

15 Tė mos pėrdhosėn kushtet e shenjta qė izraelitėt ia paraqesin Zotit; 16 duke i ngrėnė do tė merrnin mbi vete peshėn e njė gabimi qė kėrkon shpagim. Unė jam Zoti qė shenjtėroj”.

C. Kafshėt e flijimit

17 Zoti foli me Moisiun e tha:

18 “Fol me Aronin e me bijtė e tij dhe me tė gjithė izraelitėt dhe thuaju: Ēdo njeri prej shtėpisė sė Izraelit, ose i huaj qė banon ndėr ju, qė sjell dhuratėn e vet apo pėr tė ēuar nė vend njė kusht ose si dhunti vullnetare qė t’i paraqitet Zotit si fli shkrumbimi, 19 ‑ qė tė jetė i pėlqyer ‑i duhet tė kushtojė mashkull, tė pa tė metė qoftė prej lopėve, prej deleve e prej dhive; 20 mos paraqitni asgjė me tė metė, sepse nuk do t’ju pranohet.

21 Ai qė do tė kushtojė, flinė e pajtimit nė nder tė Zotit apo pėr tė kryer njė kusht ose vullnetarisht e paraqet qoftė prej gjedhit qoftė prej bagėtive tė imėta, le tė kushtojė bagėti tė patėmetė, qė t’i pranohet: tė mos ketė asnjė tė metė. 22 Mos prano asnjė bagėti tė verbėt, tė ēalė, tė gjymtuar, tė lythėt, tė shogėt, ose me dregėza t’ia paraqesėsh Zotit si dhuratė dhe mos vėr asgjė prej tyre mbi lter si fli tė erėndshme nė nder tė Zotit. 23 Si fli vullnetare mund tė paraqesėsh bagėti tė trashė ose tė imėt qė ka ndonjė gjymtyrė tė deformuar ose ėshtė e ligshtė; porse me tė tillė, pėr tė kryer flinė e kushtimit, nuk ėshtė e mundur. 24 Mos i kushtoni Zotit asnjė kafshė me kokrra tė shtypura, tė ndrydhura, tė prera ose tė hequra, dhe nė vendin tuaj kėtė punė mos e bėni assesi, 25 as mos pranoni prej tė huajve ndonjė kafshė tė tillė pėr tė kushtuar si ushqim Hyjit tuaj prej tė huajve, sepse tė gjitha janė tė prishura dhe tė gjitha me tė metė. Prandaj, as nuk do t’ju pranohen”.

26 Zoti foli me Moisiun dhe shtoi:

27 “Kur lopa, delja dhe dhia tė pjellė, viēi, qengji dhe edhi, le tė rrinė me t’ėmėn pėr shtatė ditė; tė tetėn ditė e mė tutje do tė jenė tė pėlqyeshėm si dhuratė e djegur nė nder tė Zotit. 28 As lopa as delja tė mos priten pėr njė ditė me pjellėn e vet.

29 Kur t’i kushtoni Zotit flinė e lavdit, kushtojeni ashtu qė tė jetė e pėlqyeshme: 30 hajeni po atė ditė: mos lini asgjė prej saj pėr tė nesėrmen nė mėngjes! Unė jam Zoti”!

Ē. Porosia pėrfundimtare

31 “Mbani ligjet e mia dhe zbatoni! Unė jam Zoti! 32 Mos e pėrdhosni emrin tim tė shenjtė me qėllim qė unė tė jem i shpallur shenjt ndėr bijtė e Izraelit. Unė jam Zoti qė ju shenjtėroj 33 dhe ju nxora nga dheu i Egjiptit qė tė jem Hyji juaj. Unė jam Zoti”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Shenjtėria nė pjesėmarrje tė ushqimeve t...