Kapitujt

Levitiku: 17. Kushtimet e flitė

17

1 Zoti foli me Moisiun e tha:

2 “Fol me Aronin, me bijtė e tij e me tė gjithė bijtė e Izraelit dhe thuaju:

Ja fjala qė Zoti urdhėroi:

3 Secili njeri i shtėpisė sė Izraelit nėse e pret kaun ose delen ose dhinė nė zemėrimiė ose jashtė zemėrimiės, 4 e nuk i bie nė hyrje tė Tendės sė takimit qė t’i kushtohet dhuratė Zotit nė Banesėn e Zotit, do tė vlerėsohet fajtor i gjakderdhjes: ka derdhur gjakun dhe le tė zhduket prej gjirit tė popullit tė vet. 5 Prandaj, bijtė e Izraelit, nė vend qė t’i kushtojnė flitė e veta nė fushė, le t’i sjellin te Zoti e le t’ia paraqesin priftit te hyrja nė Tendėn e takimit, e le t’i kushtojnė Zotit si fli pajtimi. 6 Prifti le ta derdhė gjakun mbi lterin e Zotit te hyrja nė Tendėn e takimit dhe le ta djegė dhjamin nė erė tė kėndshme Zotit. 7 Kėshtu, pra, tė mos u kushtojnė mė assesi flitė e veta djajve, me tė cilėt bėjnė lavirėsi, le tė jetė ky ligj i pandryshueshėm pėr ta dhe pėr breznitė e tyre tė ardhshme”.

8 E atyre thuaju:

“Ai izraelit ose edhe ai i ardhur qė banon ndėr ju, i cili tė kushtojė fli shkrumbimi ose ēdo fli, 9 dhe nuk e sjell theroren te hyrja e Tendės sė takimit me qėllim qė t’i kushtohet Zotit: le tė zhduket prej popullit tė vet.

10 Po edhe cilido njeri i shtėpisė sė Izraelit ose prej tė ardhurve qė banojnė ndėr ta qė do tė guxojė tė hajė gjakun, unė do tė kthehem kundėr njeriut tė tillė e do ta humbas prej popullit tė tij. 11 Sepse jeta e gjallesės ėshtė nė gjak. Kjo ėshtė arsyeja qė unė jua kam dhėnė ta vėni mbi lter pėr tė shpėrblyer jetėn tuaj; gjaku shpėrblen, sepse ėshtė jetė. 12 Prandaj, edhe u kam thėnė izraelitėve: askush prej jush as prej tė huajve, qė jetojnė ndėr ju, tė mos e hajė gjakun.

13 Nė qoftė se njė njeri, pjesėtar i bijve tė Izraelit ose prej atyre tė huajve qė banojnė ndėr ju, nėse zė nė gjueti ndonjė kafshė tė egėr ose ndonjė shpend, qė guxohet tė merren pėr ushqim, le t’ia derdhė gjakun e tij e le ta mbulojė me dhe. 14 Sepse jeta e ēdo gjallese, gjaku i saj ėshtė, prandaj edhe u thashė bijve tė Izraelit: mos e hani gjakun e asnjė qenie tė gjallė, sepse jeta e ēdo gjallese ėshtė gjaku i saj. Kushdo qė ta hajė, duhet tė mbarojė.

15 Njeriu qė do ta hajė mishin e bagėtisė sė ngordhur natyrisht ose tė copėtuar nga egėrsira, qoftė ai vendas ose i ardhur ndėr ju, le t’i lajė petkat e veta dhe vetė le tė lahet me ujė le tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje. Atėherė do tė bėhet i pastėr. 16 Por, nėse nuk i lan petkat e veta e nuk lahet vetė me ujė, le ta mbartė peshėn e paudhėsisė sė vet”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Kushtimet e flitė