Kapitujt

Levitiku: 2. Flia bimore

2

1 “Kur ndokush dėshiron t’i kushtojė Zotit fli bimore, kushti i tij le tė jetė prej mė tė mirit miell, le ta njomė me vaj e le t’i qesė kem. 2 Le t’ua sjellė priftėrinjve, bijve tė Aronit. Prifti le ta mbushė grushtin me asi mielli tė njomur me vaj, le ta marrė tėrė kemin e le ta djegė tė tėrin nė lter si fli pėrkujtuese: ėshtė fli e bėrė shkrumb nė zjarr, erė tejet e mirė pėr Zotin. 3 Aq sa tepron prej flisė, i takon Aronit dhe bijve tė tij: pjesė tejet e shenjtė, qė vjen prej flive tė shkrumbuara nė zjarr, nė nder tė Zotit.

4 Nėse dėshiron tė kushtosh fli bimore kushtimore, nė nder tė Zotit, tė pjekur nė furrė, le tė jenė kėto bukė prej mė tė mirit miell, pa tharm tė njomura me vaj e pite tė pabrume tė lyera me vaj. 5 Nėse dhurata jote do tė jetė fli kushtimore e pjekur nė tepsi, le tė jetė prej mė tė mirit miell, tė njomur me vaj, por pa tharm. 6 Ndaje nė copa dhe njome me vaj: kjo ėshtė fli kushtimore mielli. 7 Po qe se kushton fli bimore tė gatitur nė fultere, le tė jetė prej mė tė mirit miell tė pėrgatitur me vaj. 8 Sille flinė kushtimore tė kushtuar Zotit tė pėrgatitur me kėto gjėra dhe jepja nė dorė priftit, 9 i cili le ta vendojė nė lter, le ta ndajė nga flia kushtimore pjesėn si fli pėrkujtuese e le ta djegė mbi lter: fli tė shkrumbuar nė zjarr, erė e kėndshme pėr Zotin. 10 Gjithė sa tė teprojė, i takon Aronit dhe bijve tė tij: pjesė tejet e shenjtė qė vjen prej flive tė shkrumbuara nė zjarr nė nder tė Zotit.

11 Ēdo fli kushtimore bimore qė do t’i kushtoni Zotit, le tė jetė pa tharm, sepse nuk guxoni tė digjni as tharm as mjaltė si fli shkrumbimi. 12 Edhe kėto mund t’ia kushtoni Zotit si fli frytesh tė para, por s’do tė vihen assesi nė lter si erė e kėndshme.

13 Kripe secilėn fli kushtimore bimore. Mos e lėr flinė tėnde kushtimore bimore pa kripė tė Besėlidhjes me Hyjin tėnd: me ēdo fli kushtimore bimore kushto edhe kripėn.

14 Nėse i kushton Zotit flinė e fryteve tė para, kushtoji kallinj tė fėrguar nė zjarr e miell prej kokrrave tė bluara trashė tė fryteve tė para tė tua, 15 njomi me vaj e qitu kem: kjo ėshtė fli kushtimore bimore. 16 Prifti le ta djegė njė pjesė si fli pėrkujtuese, njė pjesė tė kokrrave tė bluara, e pak vaj dhe tėrė kemin.”

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Flia bimore