Kapitujt

Levitiku: 4. Zoti i tha Moisiut:

4

1 Zoti i tha Moisiut:

2 “Kėshtu thuaju izraelitėve: Kur njeriu tė mėkatojė prej padijes kundėr cilitdo urdhėr tė Zotit dhe bėn ēka ėshtė e ndaluar tė bėjė, 3 nėse ky ėshtė prifti i shuguruar me lyerje qė mėkaton e kėshtu e sjell fajin mbi mbarė popullin, atėherė pėr mėkat qė bėn le t’ia kushtojė Zotit njė mėzat tė pa tė metė si fli mėkatimi. 4 Le ta sjellė mėzatin te dera e Tendės sė takimit, para Zotit, le ta vėrė dorėn e vet mbi kokė tė tij dhe le ta therė para Zotit. 5 Atėherė prifti i shuguruar me lyerje le tė marrė ca prej gjakut tė mėzatit e ta ēojė nė Tendėn e takimit; 6 le ta ngjyejė gishtin nė gjak, le tė stėrpikė me tė shtatė herė nė praninė e Zotit, nė drejtim tė koltrinės sė shenjtėrores; 7 pastaj prifti le tė vėrė prej atij gjaku nė brirė tė lterit pėr kemim tė erėndshėm nė nder tė Zotit qė ėshtė nė Tendėn e takimit; kurse gjithė gjakun tjetėr le ta derdhė nė themelet e lterit tė flive tė shkrumbimit nė hyrje tė Banesės. 8 Le ta nxjerrė tėrė dhjamin e mėzatit tė kushtuar pėr mėkat, qoftė atė qė mbėshtjell zorrėt, qoftė edhe atė qė ėshtė ndėr zorrė, 9 dy veshkat me dhjamė qė i vesh ai deri nė tė hollė, rizėn e mėlēisė: le ta nxjerrė bashkė me veshkat, 10 po ashtu sikurse nxirret prej mėzatit tė flijuar pėr flinė e pajtimit. Le t’i djegė prifti mbi lterin e flive tė shkrumbimit. 11 Lėkurėn e gjithė mishin me kokė e me kėmbė e me rropulli e me ut, 12 krejt mėzatin le ta nxjerrė jashtė zemėrimiės, nė njė vend tė pastėr, aty ku zakonisht hidhet hiri: le ta djegė me zjarr nė turrė tė druve: le tė digjet nė vendin ku derdhen hirat”.

b/ tė bashkėsisė sė izraelitėve

13 “Nėse mbarė bashkėsia e izraelitėve gabon prej padijes e bėn diēka qė Zoti e ka ndaluar tė bėhet e kėshtu ata bėhen fajtorė, 14 e pastaj e marrin vesh se kanė mėkatuar, mbarė bashkėsia le ta kushtojė njė mėzat pėr mėkat dhe le ta sjellė te dera e Tendės sė takimit. 15 Pleqtė e bashkėsisė sė popullit le t’i vėnė duart mbi kokė tė tij para Zotit, e, pasi tė jetė prerė mėzati para Zotit, 16 prifti, qė ėshtė i shuguruar, le tė shtjerė ca prej gjakut tė tij nė Tendėn e takimit, 17 le ta ngjyejė gishtin nė gjak e le tė stėrpikė me tė shtatė herė nė praninė e Zotit kundėr koltrinės, le tė vėrė po prej kėtij gjaku nė brirėt e lterit qė ėshtė nė praninė e Zotit nė Tendėn e takimit. 18 Pjesėn tjetėr tė gjakut le ta derdhė nė rrėzė tė lterit tė flive tė shkrumbimit qė ėshtė nė hyrje tė Tendės sė takimit. 19 Le ta marrė gjithė dhjamin e tij e le ta djegė nė zjarr. 20 Le tė bėjė edhe me kėtė viē siē bėri me viēin e flijuar pėr mėkat: po ashtu tė bėjė edhe me kėtė. E pasi prifti ta ketė kryer ritin e zgjidhjes pėrmbi bashkėsinė, do tė jenė tė falur prej Zotit. 21 Mėzatin le ta qesė pėrjashta zemėrimiės dhe le ta djegė porsi mėzatin e mėparshėm: kjo ėshtė fli e mėkatimit tė bashkėsisė”.

c/ tė njė kryetari

22 “Nėse njėri ndėr krerėt mėkaton me padije e bėn ndonjė gjė qė Zoti, Hyji i tij, e ka ndaluar e kėshtu bėhet fajtor, 23 atėherė, kur ta kenė vėnė nė dijeni pėr gabimin e bėrė, le ta bjerė si kusht tė vetin njė cjap tė patėmetė 24 dhe le ta vėrė dorėn e vet mbi kokė tė tij e le ta flijojė para Zotit nė vend ku zakonisht theret flia e shkrumbimit: kjo ėshtė fli e mėkatimit. 25 Prifti le ta ngjyejė gishtin e vet nė gjakun e flisė sė mėkatimit, le ta vėrė mbi brirėt e lterit pėr fli shkrumbimi, kurse sa tepron le ta derdhė nė fund tė lterit. 26 Dhjamin le ta djegė mbi lter ashtu si digjet ndėr fli pajtimi: kėshtu prifti le ta kryejė ritin e zgjidhjes pėrmbi kryetarin dhe do t’i falet faji”.

ē/ tė njėrit prej popullit

27 “Nėse gabon prej padijes njeri prej popullit tė thjeshtė dhe bėn ēka ka ndaluar Zoti e kėshtu mėkaton, 28 atėherė, kur ta kenė vėnė nė dijeni pėr gabimin e bėrė, le ta sjellė si kusht pėr gabimin e vet njė dhi tė pa tė metė. 29 Le ta vėrė dorėn mbi kokė tė flisė pėr mėkat, dhe le ta presė nė vendin e flive tė shkrumbimit. 30 Prifti le tė marrė ca prej gjakut nė gishtin e vet dhe le tė vėrė nė brirėt e lterit tė flive tė shkrumbimit, kurse tepricėn le ta derdhė nė rrėzė tė lterit. 31 Pasi ta ketė nxjerrė gjithė dhjamin, ashtu si nxirret nga flitė e pajtimit, atėherė prifti le ta djegė mbi lter si erė tė kėndshme nė nder tė Zotit. Prifti le ta kryejė mbi tė ritin e zgjidhjes e Zoti do t’ia falė fajin.

32 Nėse bie prej deleve si dhuratė pėr mėkat, atėherė tė sjellė njė qengje tė pa tė metė. 33 Le ta vėrė dorėn mbi kokė tė saj e le ta presė nė atė vend ku ėshtė zakon tė theret flia pėr flitė e shkrumbimit. 34 Prifti le tė marrė me gishtin e vet ca prej gjakut e ta vėrė mbi brirėt e lterit tė flive tė shkrumbimit, e sa tepron le ta qesė nė rrėzė tė lterit. 35 Pasi ta ketė nxjerrė gjithė dhjamin, siē nxirret zakonisht dhjami i qengjit qė flijohet pėr flitė e pajtimit, le ta djegė mbi flitė e shkrumbuara nė nder tė Zotit. Kėshtu prifti le ta kryejė mbi atė njeri ritin e zgjidhjes sė mėkatit qė ka bėrė, e do t’i falet”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Zoti i tha Moisiut: