Kapitujt

Levitiku: 16. Dita e madhe e pajtimit

16

1 Zoti foli me Moisiun pasi vdiqėn dy bijtė e Aronit, tė cilėt qenė vrarė kur u afruan nė praninė e Zotit, 2 dhe i urdhėroi:

“Thuaj Aronit, vėllait tėnd, tė mos hyjė nė ēdo kohė nė Shenjtėrore qė ėshtė pas tisit, para Pajtimores me tė cilėn mbulohet Arka, qė tė mos vdesė. Unė do tė dėftohem nė re pėrmbi Pajtimore.

3 Le tė hyjė nė kėtė mėnyrė: le tė marrė njė mėzat pėr fli pėr mėkat dhe njė dash pėr fli shkrumbimi. 4 Le tė veshė kėmishėn e shenjtėruar tė linjtė, le t’i veshė edhe tė linjtat e linjta, tė ngjeshet me brez tė linjtė e nė kokė le tė vėrė kėsulėn e linjtė. Kėto janė petkat e shuguruara qė duhet t’i veshė tė gjitha pasi tė jetė larė me ujė.

5 Le tė marrė prej bashkėsisė sė izraelitėve dy cjep pėr fli mėkatimi e njė dash pėr fli shkrumbimi.

6 Pasi Aroni ta ketė kushtuar mėzatin fli pėr mėkat tė vet e ta ketė kryer ritin e zgjidhjes pėr vete e pėr shtėpinė e vet, 7 le t’i vėrė nė praninė e Zotit dy cjeptė nė hyrje tė Tendės sė takimit. 8 Atėherė Aroni le tė qesė short mbi dy cjeptė: njėrin short “Pėr Zotin” e shortin tjetėr “Pėr Azazelin”. 9 Cjapin qė me short t’i ketė rėnė Zotit, le ta kushtojė fli mėkatimi, 10

kurse atė qė me short do t’i bjerė Azazelit, le ta vėrė tė gjallė nė praninė e Zotit pėr tė kryer mbi tė ritin e zgjidhjes e pėr t’ia shpėnė Azazelit nė shkretėtirė.

11 Le ta marrė, pra, Aroni mėzatin pėr fli mėkatimi e pasi ta ketė kryer ritin e zgjidhjes pėr vete e pėr shtėpinė e vet, le ta therė. 12 Le ta marrė kemoren, le ta mbushė me prush prej lterit qė ėshtė nė praninė e Zotit, le tė marrė njė parė grushta temjam tė erėndshėm pėr kemim nė praninė e Zotit e tė hyjė pėrtej tisit nė Shenjtėrore. 13 Le ta qesė kemin e erėndshėm nė zjarr nė praninė e Zotit qė reja e tymit tė tij ta mbulojė Pajtimoren qė ėshtė mbi Dėshminė. 14 Pastaj tė marrė ca prej gjakut tė mėzatit e me gisht tė stėrpikė shtatė herė pėrballė tė Pajtimores.

15 Pasi ta ketė prerė capin fli pėr mėkat tė popullit, le ta shtjerė gjakun e tij brenda tisit siē u urdhėrua pėr gjakun e mėzatit pėr ta stėrpikur Pajtimoren pėrballė. 16 Atėherė le ta kryejė ritin e zgjidhjes mbi Shenjtėrore pėr papastritė, pėr padėgjesat e pėr tė gjitha mėkatet e izraelitėve. Po kėshtu le tė veprojė edhe pėr Tendėn e takimit qė ėshtė e ngrehur ndėr ta, mes papastrisė tė banimit tė tyre. 17 Asnjė njeri tė mos jetė nė Tendėn e takimit kur kryeprifti tė hyjė nė Shenjtėrore pėr tė bėrė ritin e zgjidhjes pėr vete, pėr shtėpinė e vet e pėr mbarė bashkėsinė e izraelitėve derisa ai tė dalė. 18 Kur tė ketė dalė te lteri qė ėshtė para Zotit, le ta kryejė edhe mbi tė ritin e zgjidhjes: le tė marrė gjakun e mėzatit e tė cjapit e le ta qesė mbi brirėt e tij gjithkund pėrreth, 19 le ta stėrpikė shtatė herė me gjak me gisht, le ta pastrojė prej papastrive tė bijve tė Izraelit e le ta shenjtėrojė.

20 Pasi ta ketė kryer ritin e zgjidhjes tė Shenjtėrores, tė Tendės sė takimit e tė lterit, atėherė ta sjellė cjapin e gjallė. 21 Atėherė Aroni le t’ia vėrė tė dy duart e veta mbi kokė cjapit, pėrmbi tė le t’i rrėfejė tė gjitha paudhėsitė, fajet e mėkatet e bijve tė Izraelit. Pasi t’i ketė shkarkuar kėshtu mbi kokėn e cjapit, le ta ēojė atė me anė tė njė njeriu tė pėrshtatshėm nė shkretėtirė.

22 Pasi cjapit t’ia ketė ngarkuar mbi vete tė gjitha fajet e izraelitėve e ta ketė shpėnė nė vend tė pabanuar e pasi tė ketė qenė lėshuar nė shkretėtirė, 23 atėherė le tė hyjė Aroni nė Tendėn e takimit, le t’i heqė petkat e linjta, me tė cilat u vesh mė parė, kur hyri nė Shenjtėrore, le t’i lėrė aty, 24 atėherė nė vendin e shenjtė le ta lajė trupin e vet me ujė dhe le t’i veshė petkat e veta. Atėherė le tė dalė pėr tė kushtuar flinė e vet tė shkrumbimit e tė popullit, dhe le ta kryejė ritin e zgjidhjes pėr vete e pėr popull. 25 Dhjamin e flisė sė mėkatimit le ta djegė mbi lter.

26 Kurse ai qė e shpuri capin e lėshuar pėr Azazelin, le t’i lajė petkat e veta e trupin e vet me ujė e atėherė le tė hyjė nė zemėrimiė.

27 Kurse mėzatin e cjapin qė qenė kushtuar fli tė mėkatimit, gjaku i tė cilėve qe shpėnė nė Shenjtėrore qė tė kryhej riti i zgjidhjes, le t’i ēojnė jashtė zemėrimiės e le tė digjen nė zjarr lėkurat, mishi dhe uti i tyre. 28 Ai qė t’i djegė le t’i lajė petkat e veta, le ta lajė trupin e vet me ujė e vetėm atėherė le tė hyjė nė zemėrimiė.

29 Ky ligj le tė jetė pėr ju i pandryshueshėm: tė shtatin muaj, tė dhjetėn ditė tė muajit, agjėroni e mos bėni asnjė punė: as vendasi as i ardhuri qė banon ndėr ju. 30 Kėtė ditė do tė bėhet mbi ju riti i zgjidhjes me qėllim qė tė pastroheni. Ju do tė jeni tė pastėr para Zotit prej tė gjitha mėkateve tuaja. 31 Le tė jetė pėr ju pushim shtunor, kur agjėroni. Ligj i pėrhershėm.

32 Ritin e zgjidhjes le ta kryejė prifti i shuguruar qė ka qenė veshur me pushtet pėr tė kryer shėrbesėn priftėrore nė vend t’et. Le tė vishet me petkat e linjta tė shuguruara 33 le ta kryejė ritin e zgjidhjes mbi Shenjtėroren tejet tė shenjtė, Tendėn e takimit, lterin, priftėrinjtė, dhe mbarė bashkėsinė e popullit. 34 Kėshtu le tė jetė pėr ju ligj i pėrhershėm lidhur me ritin e zgjidhjes, njė herė nė vit, tė gjitha mėkateve tė bijve tė Izraelit”.

E u bė si i kishte urdhėruar Zoti Moisiut.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Dita e madhe e pajtimit