Kapitujt

Levitiku: 21. Shenjtėria e Priftėrisė

21

1 Zoti i tha Moisiut:

“Fol me priftėrinj, bijtė e Aronit dhe thuaju:

Prifti tė mos bėhet i papastėr duke prekur kufomėn e bashkėvendasve; 2 pėrveē tė farefisnisė (afėrisė) sė vet mė tė ngushtė: d. m. th. t’ėmės sė vet, t’et, djalit tė vet, vajzės sė vet, tė vėllait tė vet 3 edhe tė motrės sė vet, virgjėr, qė ėshtė edhe ajo e afėrme, sepse nuk ėshtė e martuar, mund tė bėhet i papastėr. 4 Por le tė mos bėhet i papastėr si i martuar, duke prekur kufomėn e afėrisė sė vet, qė tė mos e pėrdhosė shugurimin.

5 Mos ta rruajnė kokėn as mjekrrėn dhe tė mos bėjnė prerje nė trup tė vet me shkrime. 6 Le tė jenė tė shuguruarit e Hyjit tė vet dhe tė mos e ēnderojnė emrin e tij: ata kushtojnė fli qė digjen nė nder tė Zotit dhe shujtėn e Hyjit: prandaj le tė jenė tė shenjtė.

7 Tė mos marrin pėr grua: lavirėn, tė dhunuarėn dhe gruan qė e lėshon burri: sepse prifti ėshtė i shuguruari i Hyjit tė vet.

8 Mbaje pėr tė shenjtė, sepse prifti ia kushton Hyjit tėnd bukėn. Pra, le tė jetė pėr ty shenjt, sepse unė jam shenjt, Zoti, qė ju shenjtėroj.

9 Bija e priftit, nėse e ēnderon veten me lavirėsi, ēnderon tė atin: le tė digjet nė flakė”!

B. Kryeprifti

10 “Prifti, ai mė i madhi ndėr vėllezėrit e vet, mbi kokė tė tė cilit qe derdhur vaji i shugurimit, duart e tė cilit qenė shuguruar, qė ėshtė veshur me petkat e shenjta, tė mos i shprishė flokėt e vet as tė mos i shqyejė petkat e veta; 11 dhe tė mos hyjė assesi te kurrnjė i vdekur e tė mos bėhet i papastėr as pėr tė atin as pėr t’ėmėn e vet; 12 as tė mos dalė nga Shenjtėrorja qė tė mos e pėrdhosė Shenjtėroren e Zotit: ėshtė i shuguruar me vajin e lyerjes sė Hyjit tė vet. Unė jam Zoti.

13 Pėr grua le tė marrė vajzė qė ėshtė ende virgjėr. 14 Tė mos marrė, pra, pėr grua: as vejushėn, as tė lėshuarėn, as tė dhunuarėn, as lavirėn, por pėr grua tė marrė njė vajzė ende virgjėr prej popullit tė vet; 15 kėshtu nuk do ta ēorodisė trashėgiminė e vet nė popullin e vet. Unė jam Zoti qė e shenjtėroj atė”.

C. Pengesat qė ndalojnė priftėrinė

16 Zoti foli me Moisiun e tha:

17 “Fol me Aronin: asnjė prej pasardhėsve tė tu, brez pas brezi, nėse ka ndonjė tė metė nė trupin e vet, tė mos afrohet pėr t’ia kushtuar bukėn Hyjit tė vet. 18 Askush qė ka ndonjė tė metė, tė mos afrohet: i verbėti, i shqepti, hundėshėmtuari ose gjymtyrėshėmtuari, 19 duarthyeri ose kėmbėthyeri, 20 i kėrrusuri, shkurtabiqi, sysėmuri, i lijosuri, truppuēėrrosuri ose i tredhuri. 21 Kėshtu, pra, askush prej pasardhėsve tė Aronit prift qė ka ndonjė tė metė trupore tė mos afrohet t’i kushtojė flitė e shkrumbimit Zotit as bukėn Hyjit tė vet.

22 Mund tė hajė veē prej flive mė tė shenjta e tė shenjta tė Hyjit tė vet; 23 por tė mos hyjė te koltrina, as tė mos i afrohet lterit, sepse ka tė metė, e nuk guxon t’i pėrdhosė gjėrat e shenjtėruara tė miat, sepse unė jam Zoti qė i shenjtėroj ato”.

24 Moisiu ia tregoi kėto Aronit, bijve tė tij dhe mbarė izraelitėve.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Shenjtėria e Priftėrisė