Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 5. Dhjetė urdhėrimet

5

1 Moisiu e bashkoi mbarė Izraelin dhe u tha:

“Dėgjoji, o Izrael, urdhėrimet dhe ligjet, qė po i shpall sot para jush: mėsoni dhe vini nė veprim!

2 Zoti, Hyji ynė, bėri me ne besėlidhje nė Horeb. 3 Kėtė besėlidhje Zoti nuk e lidhi me etėrit tanė, por me ne, qė jemi sot kėtu, me tė gjithė ne qė jemi gjallė. 4 Zoti ka folur me ju faqefaqas nė mal prej mjedisit tė zjarrit. 5 Unė qėndrova ndėrmjet jush dhe Zotit asokohe qė t’jua shpallja fjalėt e tija, sepse ju e kishit frikė zjarrin dhe nuk u ngjitėt nė mal.

Ai tha:

6 ‘Unė jam Zoti, Hyji yt, qė tė nxora nga dheu i Egjiptit, prej shtėpisė sė skllavėrisė.

7 Mos ki tjetėr zot pos meje!

8 Mos bėj idhull as figurė tė gjėrave qė janė lart nė qiell, as poshtė nė tokė, as tė atyre qė janė nė ujė nėn dhe!

9 Mos i adhuro ato as mos u shėrbe: sepse vetėm unė jam Zoti, Hyji yt, unė jam Hyj ziliqar, qė e ndėshkoj fajin e etėrve ‑ tė atyre qė mė urrejnė ‑ nė fėmijė deri nė tė tretin e tė katėrtin brez, 10 por edhe qė nuk kursej mėshirė nė mijėra brezni ndaj atyre qė mė duan e qė i zbatojnė urdhėrimet e mia.

11 Mos e merr nėpėr gojė kot emrin e Zotit, Hyjit tėnd, sėpse Zoti nuk do ta lėrė tė pandėshkuar atė qė merr nėpėr gojė emrin e tij pėr punė tė kota.

12 Mbaje ditėn e shtunė dhe shenjtėroje ashtu siē tė ka urdhėruar Zoti, Hyji yt. 13 Puno gjashtė ditė dhe kryeji tė gjitha punėt e tua. 14 Por e shtata ditė ėshtė e shtuna e Zotit, Hyjit tėnd. Atė ditė mos bėj asnjė punė as ti, as djali yt, as vajza jote, as shėrbėtori, as shėrbėtorja, as kau as gomari dhe asnjė bagėti jotja, as i ardhuri yt qė e ndryn dera jote: le tė pushojė shėrbėtori yt dhe shėrbėtorja jote sikurse edhe ti. 15 Tė tė bjerė ndėr mend se edhe ti ke qenė skllav nė Egjipt dhe se prej andej tė ka nxjerrė me dorė tė fuqishme e me krah tė tendur Zoti, Hyji yt: dhe kjo ėshtė arsyeja qė tė urdhėroi ta mbash ditėn e shtunė.

16 Nderoje babain tėnd dhe nėnėn, sikurse tė urdhėroi Zoti, Hyji yt, qė ta kesh jetėn tė gjatė e tė kalosh mirė pėrmbi tokėn, qė Zoti, Hyji yt, do tė ta japė.

17 Mos vra!

18 Mos bėj kurorėshkelje!

19 Mos vidh!

20 Mos dėshmo rrejshėm kundėr tė afėrmit tėnd!

21 Mos i lakmo pėr tė keq gruas sė tė afėrmit tėnd.

Mos i lakmo shtėpisė sė tė afėrmit tėnd, as arės, as shėrbėtorit, as shėrbėtores, as kaut, as gomarit dhe asnjė sendi qė i pėrket atij.’

22 Kėto janė fjalėt qė jua ka drejtuar Zoti juve e tė gjithėve kur ishit tė tubuar nė mbledhje nė mal. Ai ju foli prej zjarrit nė re e nė errėsirė me njė zė tė lartė. Ai nuk shtoi asgjė tjetėr, por i shkroi nė dy rrasa tė gurta qė m’i dha mua.”

Ndėrmjetėsimi i Moisiut

23 “Porse ju, pasi e dėgjuat zėrin nga errėsira dhe pasi e patė malin se si digjej, u afruat tek unė tė gjithė ju prijėsit e fiseve dhe krerėt 24 dhe mė thatė: ‘Ja, na e dėftoi Zoti, Hyji ynė, madhėrinė dhe madhorinė e vet: prej mesit tė zjarrit e dėgjuam zėrin e tij dhe sot e sprovuam se Zoti mundka tė flasė me njerėz e njeriu tė mos vdesė. 25 Porse tani, pėrse tė vdesim tė pėrpirė nga zjarri? Sepse, qebesa, po e dėgjuam edhe herė tė tjera zėrin e Zotit, Hyjit tonė, do tė vdesim! 26 Sepse ē’ėshtė njeriu, cilido qoftė, qė tė dėgjojė zėrin e Hyjit tė gjallė se si flet prej mjedisit tė zjarrit, siē e dėgjuam ne, e tė mund tė mbesė gjallė? 27 Kėshtu, pra, afrohu ti pėr t’i dėgjuar tė gjitha fjalėt e Zotit, Hyjit tonė, dhe atėherė na trego ti gjithēka tė ketė thėnė Zoti, Hyji ynė, dhe ne do tė dėgjojmė e do t’i vėmė nė zbatim.’

28 Kur i dėgjoi Zoti fjalėt tuaja, mė tha:’I dėgjova tė gjitha fjalėt qė ky popull t’i drejtoi: kanė folur krejt mirė. 29 Oh, sikur ta kishin vėrtet atė mendje: tė mė kishin frikė e t’i zbatonin tė gjitha urdhėrimet e mia gjithherė! Tė lumė do tė ishin ata dhe bijtė e tyre pėr jetė tė jetės! 30 Shko e thuaju: Kthehuni nė tendat tuaja! 31 Kurse ti qėndro kėtu me mua dhe do tė t’i tregoj tė gjitha urdhėrimet, ligjet e rregulloret qė t’ua mėsosh atyre pėr t’i zbatuar nė tokėn qė do t’ua jap pėr pronė. ’“

Dashuria e Hyjit, thelbi i Ligjit

32 “Mbani, pra, e zbatoni tė gjitha ato qė jua ka urdhėruar Zoti, Hyji juaj. Mos e shmangni rrugėn as djathtas as majtas, 33 por ecni drejt udhės qė jua ka urdhėruar Zoti, Hyji juaj, qė tė jetoni e tė kaloni mirė e tė shumohen ditėt e jetės suaj nė tokėn e trashėgimit tuaj.

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Dhjetė urdhėrimet