Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 2. Prej Kadesit nė Amon

2

1 “Atėherė u ēuam dhe morėm rrugėn e shkretėtirės nė drejtim tė Detit tė Kuq, siē mė kishte dhėnė urdhėr Zoti.

Pėr njė kohė tė gjatė u sollėm rreth malit Seir. 2 Atėherė Zoti mė tha: 3 ‘Mjaft u sollėt pėrreth kėtij mali! Nisuni nė drejtim tė veriut. 4 Popullit jepi kėtė urdhėr: Do tė kaloni nėpėr tokėn e vėllezėrve tuaj, tė bijve tė Ezaut qė banojnė nė Seir. Ata do t’ju kenė frikė, 5 por ju ruhuni fort e mos i sulmoni assesi, sepse unė nuk do t’ju jap prej tokės sė tyre as njė kėmbė dhe, sepse malin Seir ia dhashė pėr pronė Ezaut. 6 Bukėn qė tė hani blijeni prej tyre me pare; edhe ujin blijeni e atėherė nxirreni e pijeni. 7 Sepse Zoti, Hyji yt, tė ka bekuar nė ēdo vepėr tė duarve tė tua, tė ka pėrcjellė nė udhėtime tė tua nėpėr kėtė shkretėtirė tė madhe duke banuar me ty Zoti, Hyji yt, pėr dyzet vjet dhe nuk tė ka munguar asgjė.’

8 Pasi i kaluam vėllezėrit tanė, bijtė e Ezaut, qė banonin nė Seir, rrugės sė Arabės prej Elatit e prej Asiongaberit, u kthyem dhe erdhėn udhės nė drejtim tė shkretėtirės Moab. 9 Atėherė Zoti mė tha: ‘Mos i sulmo moabitėt dhe mos bėj luftė kundėr tyre! Sepse prej tokės sė tyre nuk do tė tė jap asnjė grimė, sepse bijve tė Lotit ua dhashė pėr pronė Arin. ‑ 10 Mė parė aty jetonin emitėt, njė popull i madh e i shumtė dhe aq i lartė me shtat si enacitėt. 11 Po edhe vetė refaitėt mbaheshin porsi enacitėt; moabitėt ata i quajnė emitė. 12 Kurse nė Seir mė parė banonin horimėt. Kėta u dėbuan dhe u zhdukėn prej bijve tė Ezaut qė banonin nė vendin e tyre, po ashtu siē bėnė edhe izraelitėt nė tokėn e pronės sė vet qė ua dha Zoti. ‑ 13 Ngrihuni, pra, e kalojeni pėrroin Zared!’ Dhe e kaluam pėrroin Zared.

14 Koha e shtegtimit prej Kadesbarnesė deri nė kalimin e pėrroit Zared zgjati tridhjetė e tetė vjet derisa u shfaros mbarė breznia e luftėtarėve tė llogorit, ashtu sikurse u qe pėrbetuar Zoti. 15 Dora e Zotit qe kundėr tyre derisa i shfarosi prej zemėrimiės.

16 E pasi vdiqėn tė gjithė kėta luftėtarė prej mesit tė popullit, 17 atėherė Zoti foli me mua e tha: 18 ‘Sot po kalon kufijtė e Moabit, qytetin qė quhet Ar. 19 Kur t’u afrohesh amonėve, ruaj se i sulmon ose ngre luftė me ta, sepse nuk do tė tė jap prej tokės sė tyre, tė bijve tė Amonit, sepse atė ua dhashė bijve tė Lotit pėr pronė.’ ‑ 20 Edhe ajo ēmohet tokė e refaitėve: dikur nė tė banonin refaitėt, tė cilėt amonitėt i quajnė zomzomitė. 21 Ata ishin popull i madh e i shumtė dhe me shtat tė lartė si enacitėt. Zoti i shfarosi para faqes sė tyre dhe ua dha atyre tė banojnė nė vend tė tyre, 22 siē bėri me bijtė e Ezaut, qė banojnė nė Seir, duke i shfarosur horimėt e duke ua dhėnė tokėn pėr pronė qė e kanė deri nė ditėt e tashme. 23 Po edhe hevenjtė, qė jetonin nėpėr fshatra deri te Gaza, kaftoritėt, qė kishin ardhur nga Kaftori, i zhdukėn ata dhe u vendosėn nė vendin e tyre.

24 Ngrihuni! Nisuni e kalojeni pėrruan Arnon: ja, ta lėshova nė dorė Sehonin, mbretin e Hesebonit amorreas! Fillo ta pushtosh! Filloje luftėn me tė! 25 Sot do tė filloj ta shtie tmerrin dhe frikėn tėnde nė popuj qė janė kudo nėn qiell, qė, posa ta dėgjojnė emrin tėnd, tė tremben e tė dridhen para teje. ’“

Pushtimi i mbetėrisė sė Sehonit

26 “Kėshtu, pra, dėrgova prej shkretėtirės Kademot lajmėtarė te Sehoni, mbreti i Hesebonit, me fjalė paqeje. I thashė: 27 Do tė kaloj nėpėr tokėn tėnde. Do tė bie rrugės botore, dhe nuk do tė shmangem as djathtas as majtas. 28 Ushqimet m’i shit me para qė tė ushqehem pėr sa tė kaloj, edhe ujin pėr tė pirė ma shit. Nuk kėrkoj tjetėr, pos sa tė kaloj, 29 siē mė lejuan bijtė e Ezaut qė banojnė nė Seir si dhe moabitėt, qė jetojnė nė Ar. Dua tė mbėrrij deri te Jordani e tė kaloj nė tokėn qė Zoti, Hyji ynė, do tė na e dhurojė.

30 Por Sehoni, mbreti i Hesebonit, nuk deshi tė na lejojė tė kalojmė, sepse Zoti, Hyji yt, ia kishte bėrė shpirtin tė ngurtė dhe ia nguroi zemrėn, qė ta lėshonte nė duar tė tua, siē e ke edhe sot.

31 Atėherė Zoti mė tha: ‘Ja, fillova tė ta dorėzoj Sehonin dhe tokėn e tij. Fillo ta pushtosh!’

32 Edhe Sehoni me mbarė popullin e vet na doli para dhe nisi luftėn nė Jasė. 33 E Zoti, Hyji ynė, na e dorėzoi: e goditėm atė dhe bijtė e tij e mbarė popullin e tij.

34 Asohere i pushtuam tė gjitha qytetet e tija dhe secilin qytet me burra, gra e fėmijė e ngarkuam me “mallkim”: askėnd nuk e lamė gjallė, 35 me pėrjashtim tė bagėtive qė i morėm pre bashkė me prenė e qyteteve qė pushtuam. 36 Qė prej Aroerit, qė ėshtė nė bregun e pėrroit Arnon, dhe qytetin qė ėshtė nė luginėn e tij, e deri nė Galaad, s’pati asnjė qytet qė i shpėtoi dorės sonė: tė gjitha na i dorėzoi Zoti, Hyji ynė. 37 Nuk e preke vetėm tokėn e bijve tė Amonit, krahinės pėrgjatė pėrroit Jabok dhe qytetet e rrafshnaltės e viset qė Zoti, Hyji ynė, na i ndaloi.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Prej Kadesit nė Amon