Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 29. Tė cekur historik

29

1 Moisiu bashkoi mbarė Izraelin dhe u tha:

“Ju patė vetė gjithēka u bėri Zoti nė praninė tuaj nė tokėn e Egjiptit faraonit, nėpunėsve tė tij dhe mbarė vendit tė tij: 2 provat e mėdha qė i panė sytė e tu, shenjat e mrekullitė e mėdha. 3 Megjithatė, deri mė sot, Zoti nuk ju dha mendje pėr tė marrė vesh, sy pėr tė parė e veshė pėr tė dėgjuar.

4 Ju priva pėr dyzet vjet nėpėr shkretėtirė. Nuk u shqyen petkat tuaja as s’u shtorėn sandalet tuaja. 5 Bukė nuk hėngrėt, verė as pije dehėse nuk pitė qė ta dinit se unė jam Zoti, Hyji juaj. 6 Atėherė arritėt nė kėtė vend. Rrugės na dolėn para pėr tė luftuar me ne Sehoni, mbreti i Hesebonit, dhe Ogu, mbreti i Basanit, e ne i shpartalluam. 7 E pushtuam tokėn e tyre dhe ua dhamė pėr trashėgim Rubenit, Gadit e gjysmės sė fisit tė Manaseut.

8 Mbani, pra, fjalėt e kėsaj besėlidhjeje dhe vini nė zbatim qė tė dilni me faqe tė bardhė nė gjithēka tė ndėrmerrni.”

Besėlidhja nė Moab

9 “Ju tė gjithė po qėndroni sot para Zotit, Hyjit tuaj: krerėt tuaj, fiset, pleqtė e mbikėqyrėsit, ēdo burrė izraelas, 10 fėmijėt, gratė tuaja dhe ardhacaku yt qė me ty banon nė zemėrimiė, prej druprerėsve deri tek ata qė nxjerrin ujė pėr ty, 11 pėr tė hyrė nė besėlidhje tė Zotit, Hyjit tėnd, tė pėrforcuar me pėrbetim, tė cilėn sot Zoti, Hyji yt, po e lidh me ty, 12 me qėllim qė tė tė bėjė sot popull tė vetin e qė Ai tė jetė Hyji yt, siē tė ka thėnė ty e siē u ėshtė pėrbetuar etėrve tė tu Abrahamit, Izakut e Jakobit. 13 E kėtė bėsėlidhje tė pėrforcuar me pėrbetim nėmėsjellės unė nuk po e lidh vetėm me ju, 14 por edhe me tė gjithė tė pranishmit kėtu me ne para Zotit, Hyjit tonė, e me tė gjithė ata qė sot nuk janė kėtu me ne.

15 Sepse e dini mirė se kemi jetuar nė tokėn e Egjiptit dhe se kaluam nėpėr popuj, dhe duke i pėrshkuar ata, 16 i patė poshtėrsitė dhe idhujt e tyre qė i adhuronin: dru, gur, argjend e ar.

17 Tė mos gjendet nė mesin tuaj kurrsesi asnjė njeri, grua, familje, fis qė ta ketė zemrėn e tij sot tė shkėputur prej Zotit, Hyjit tonė, e tė shkojė t’u shėrbejė zotave tė atyre popujve; tė mos gjendet kurrsesi ndėr ju asnjė rrėnjė qė prodhon helm e pelin! 18

Askush, pasi t’i ketė dėgjuar fjalėt e kėtij pėrbetimi nėmėsjellės, tė mos llastohet nė zemrėn e vet e tė thotė: ‘S’do tė mė mungojė asgjė edhe pse jetoj sipas mendjes sime. Le tė shkojė e njoma nėpėr tė thatėn!’ 19 Zoti atė s’do ta falė! Madje, atėherė edhe mė tepėr do tė turfėllojė zemėrimi i tij e zilia kundėr atij njeriu, mbi tė do tė bien tė gjitha mallkimet qė janė tė shkruara nė kėtė libėr dhe Zoti do ta shlyejė emrin e tij pėr nėn qiell! 20 Zoti do ta ndajė, pėr tė keqen e tij, prej tė gjitha fiseve tė Izraelit, nė pėrkim me tė gjitha nėmėt e besėlidhjes tė shkruara nė kėtė libėr tė Ligjit.”

Synimet e mėrgimit

21 “Dhe, ja, ē’do tė thotė breznia e ardhshme, fėmijėt tuaj, qė do tė vijnė pas jush, dhe i huaji qė do tė vijė prej sė largu, kur tė shohin plagėt e kėsaj toke dhe sėmundjet me tė cilat do ta ndėshkojė Zoti: 22 ‘Mbarė toka s’qenka tjetėr veēse sulfur e kripė! Krejtėsisht e djegur! S’paska pse tė mbillet! Pa blerim! S’u rritka asnjė pemė porsi nė Sodomė e nė Gomorrė, si nė Adamė e nė Seboim, qė Zoti nė zemėrimin e vet i rroposi!’

23 Mbarė popujt do tė pyesin: ‘Pėrse Zoti ia bėri kėshtu kėtij vendi? Pėrse u ndez flakė gjithė ky zemėrim?’

24 Atėherė do tė pėrgjigjen:’Sepse e prishėn besėlidhjen e Zotit, Hyjit tė etėrve tė tyre, qė e lidhi me ta, kur i nxori nga toka e Egjiptit, 25 dhe u shėrbyen hyjnive tė huaja dhe i ardhuruan ato: ‑ hyjni qė nuk i njihnin e qė Zoti nuk ua kishte caktuar. 26 Prandaj u zbraz hidhėrimi i Zotit mbi kėtė vend dhe ia ēoi tė gjitha mallkimet qė janė tė shkruara nė kėtė libėr. 27 Zoti nė hidhėrimin e madh, nė zemėrim dhe me zemėrim i shpėrnguli prej vendit tė tyre dhe i flaku nė dhe tė huaj, siē ėshtė edhe sot.’

28 Fshehtėsitė i takojnė Zotit, Hyjit tonė, kurse gjėrat e zbuluara janė pėr ne e pėr fėmijėt tanė qė tė vihen nė zbatim tė gjitha fjalėt e kėtij ligji.”

Kapitujt

Kapitujt