Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 7. Izraeli popull i veēuar pėr Zotin

7

1 “E kur Zoti, Hyji yt, tė tė ketė futur nė tokėn qė do tė hysh pėr ta pushtuar dhe kur tė ketė dėbuar para teje kombe tė shumta: hetenjtė, gergezenjtė, amorrenjtė, kananenjtė, ferisenjtė, hevenjtė e jebusenjtė, shtatė kombe shumė tė mėdha nė numėr e mė tė forta se ti, 2 e t’i ketė dorėzuar ty Zoti, Hyji yt, goditi deri nė shfarosje. Mos bėj marrėveshje me ta dhe mos ki mėshirė pėr ta. 3 Mos lidh me ta martesė: vajzė tėnden mos u jep bijve tė tyre, dhe vajzė tė tyren mos e merr pėr djalin tėnd, 4 sepse ajo do ta ngashnjejė djalin tėnd tė mos mė ndjekė mua, por t’u shėrbejė hyjnive tė huaja, e atėherė do tė ndizet flakė zemėrimi i Zotit kundėr jush dhe shpejt do tė tė qesė fare. 5 Por pėrkundrazi me ta veproni kėshtu: lterėt e tyre rrėnoni, copėtoni gurngulurit dhe trupat e shenjtė tė tyre, lėndėt e shenjta pritni e digjni idhujt. 6Sepse ti je popull i kushtuar Zotit, Hyjit tėnd; e njėmend, prej tė gjithė popujve qė janė pėrmbi tokė, Zoti, Hyji yt, ty tė ka zgjedhur tė jesh pėr tė popull qė veēanėrisht i pėrket. « 

Zgjedhja dhe pėrkrahja hyjnore

7 »Arsyeja qė Zoti ju ka pėr zemėr dhe ju ka zgjedhur, nuk ėshtė pse ju ua kaloni tė gjithė popujve tė tjerė pėr nga numri; jo, pasi ju jeni mė tė pakėt se tė gjithė popujt e tjerė: 8 Por pse Zoti ju do dhe pse e mban pėrbetimin qė u bėri etėrve tuaj. Kjo qe arsyeja qė ju nxori me dorė tė fuqishme dhe tė shpėtoi prej shtėpisė sė skllavėrisė, prej dorės sė faranit, mbretit tė Egjiptit.

9 Prandaj, dije sė Zoti, Hyji yt, ėshtė Hyj i vėrtetė. Ai ėshtė Hyj besnik qė e mban Besėlidhjen e vet dhe qė i mėshiron ata qė e duan dhe qė i zbatojnė urdhėrimet e tija nė mijėra brezni. 10 E atyre qė e urrejnė, ua kthen drejtpėrsėdrejti mu atyre e s’do te vonojė mė t’ua kthejė mu atyre atė qė meritojnė: i bėn tė zhduken.

11 Ti, pra, ruaji urdhėrimet e tija, ligjet dhe rregulloret, qė unė po tė urdhėroj sot t’i zbatosh. 12 Nėse ju do t’i dėgjoni kėto urdhėrime dhe do t’i vini nė zbatim e do t’i mbani, edhe Zoti, Hyji yt, do ta ruajė Besėlidhjen e vet dhe mėshirėn tė cilėn ua premtoi me pėrbetim etėrve tė tu. 13 Ai do tė tė duajė, do tė tė bekojė. Do tė tė shtojė. Do ta bekojė frytin e tokės sate: drithin tėnd, verėn tėnde, vajin tėnd, pjellėn e gjedhit tėnd, shtimin e deleve tė tua pėrmbi tokė pėr tė cilin iu pėrbetua etėrve tė tu se do tė ta japė ty. 14 Do tė jesh me i bekuar se tė gjithė popujt. S’do tė jetė beronjė as grua as burrė, as shterpė ndėr bagėtitė tuaja. 15 Prej teje Zoti do tė largojė ēdo sėmundje. Mbi ty nuk do tė ēojė asnjė prej tė kėqijave tė tmerrshme tė Egjiptit qė ti i di , por do t’ua ēojė armiqve tė tu.

16 Do t’i pėrpish tė gjithė popujt qė do tė t’i lėshojė nė dorė Zoti, Hyji yt. Mos ki mėshirė pėr ta dhe ruaj se u shėrben hyjnive tė tyre, sepse ajo gjė do tė tė rrėnonte ty.”

Fuqia hyjnore

17 “Nėse tė shkon ndėr mend tė thuash: ‘Kėta popuj janė mė tė shumtė sė unė, si do tė mund t’i pushtoj?’, 18 mos i druaj, por tė tė bjerė ndėr mend se ēfarė i bėri Zoti, Hyji yt, faraonit e mbarė egjiptianėve: 19 tė vėshtirat e tmerrshme, qė i panė sytė e tu, shenjat e mrekullitė, dora e fuqishme dhe krahu i shtrirė i Zotit, Hyjit tėnd, kur tė nxori nga Egjipti. Kėshtu do t’ua bėjė tė gjithė popujve qė tani i ke frikė. 20 Pėr mė tepėr Zoti, Hyji yt, do tė dėrgojė kundėr tyre edhe grethat derisa tė mos i zhbijė e t’i zhdukė edhe ata qė do tė mund tė tė ikin ty e tė fshihen.

21 Mos i druaj, sepse Zoti, Hyji yt, ėshtė nė mesin tėnd, Hyj i madh e i tmerrshėm. 22 ai do t’i shuajė kėto kombe para syve tė tu pak nga pak e pjesė‑pjesė. Mos i shfaros ato menjėherė qė tė mos shumohen kundėr teje egėrsirat e pyllit. 23 Zoti, Hyji yt, do tė t’i dorėzojė ty dhe do t’ua fusė frikėn prej teje nė palcė derisa tė zhduket krejtėsisht. 24 Nė duar tė tua do tė dorėzohen mbretėrit e tyre dhe do t’i zhdukėsh emrat e tyre nėn qiell: asnjė nuk do tė mund tė tė qėndrojė ty pėrballė dhe tė gjithėve do t’ua tretėsh farėn.

25 Digji nė zjarr idhujt e tyre! Mos i lakmo arit e argjendit me tė cilin janė tė veshur: mos merr asgjė prej tyre pėr vete, qė tė mos ngashnjehesh prej tyre, sepse janė ndyrėsi pėr Zotin, Hyjin tėnd. 26 Mos shtjer ndyrėsi nė shtėpinė tėnde qė tė mos jesh edhe ti i ngarkuar me “mallkim” siē janė ata. Pėrbuzi nga fundi i zemrės e mbaji pėr tė fėlliqur e tė ndytė, sepse janė tė ngarkuar me “mallkim.”

 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Izraeli popull i veēuar pėr Zotin