Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 21. Vrasėsi ne moh

21

1 “Kur tė gjendet nė tokėn qė Zoti, Hyji yt, do tė ta japė pėr pronė, kufoma e njeriut tė vrarė ‑ e nuk dihet se kush do ta ketė vrarė ‑ 2 le tė dalin pleqtė e gjykatėsit e tu dhe le ta masin prej vendit tė kufomės largėsinė e secilit qytet pėrreth, 3 dhe, kur ta gjejnė se cilin qytet e ka mė afėr i vrari, pleqtė e atij qyteti le ta marrin njė mėshqerrė qė nuk ėshtė mbrehur nė zgjedhė e nuk e ēau tokėn me pallė, 4 dhe le ta ēojnė te njė pėrrua i pėrhershėm, nė njė vend ku kurrė nuk ėshtė lėruar as mbjellė dhe aty le t’i presin qafėn mėshqerrės.

5 Atėherė le tė afrohen priftėrinjtė, bijtė e Levit, tė cilėt Zoti, Hyji yt, i ka zgjedhur t’i shėrbesojnė dhe tė bekojnė nė emėr tė tij dhe fjala e tyre i jep fund ēdo ēėshtjeje e ngatėrrese.

6 Tė gjithė pleqtė e qytetit qė e ka mė afėr i vrari, le t’i lajnė duart pėrmbi mėshqerrėn e prerė pėrbri pėrroit 7 e le tė thonė: ‘Duart tona nuk e derdhėn kėtė gjak as sytė tanė nuk e panė. 8 Fale popullin tėnd qė e shpėrbleve, o Zot, e mos kėrko gjak tė pafajshėm nė mes tė popullit tėnd, Izraelit.’ Kėshtu ata do tė jenė tė lirė nga gjakmarrja. 9 Kurse ti do ta mėnjanosh derdhjen e gjakut tė pafajshėm, nėse do tė bėsh atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit.”

Robėrit e luftės

10 “Kur tė kesh dalė pėr tė luftuar armiqtė e tu dhe Zoti, Hyji yt, t’i lėshon nė duar tė tua t’i zėsh robėr 11 dhe nė numrin e tė zėnėve rob sheh ndonjė grua tė bukur qė tė pėlqen dhe dėshiron ta marrėsh pėr grua, 12 merre e ēoje nė shtėpinė tėnde. Ajo le t’i rruajė flokėt e le t’i presė thonjtė. 13 Le ta heqė petkun e skllavėrisė dhe pėr njė muaj le tė qėndrojė nė shtėpinė tėnde e le t’i qajė babain e nėnėn e vet. Atėherė afroju asaj si burrė e le tė bėhet gruaja jote. 14 Por, nėse mė vonė nuk tė pėlqen mė, lėshoje tė lirė: nuk ke tė drejtė ta shesėsh me para ose tė sillesh me tė si me njė skllave, sepse e ke pasur grua.”

E drejta e parėlindėsisė

15 “Nėse njė njeri ka dy gra e njėra i pėlqen e tjetra nuk i pėlqen, dhe tė dyja i lindin fėmijė; por i parėlinduri ėshtė i asaj qė nuk i pėlqen, 16 dhe nėse do t’ua ndajė pasurinė fėmijėve, nuk guxon ta bėjė tė parėlindur birin e asaj qė i pėlqen e ta parapėlqejė nė vend tė birit tė asaj qė nuk i pėlqen, 17 por le ta pranojė pėr tė parėlindur djalin e asaj qė nuk i pėlqen dhe le t’i japė dyfishin e gjithė pasurisė qė ka, sepse ky ėshtė fryti i parė i fuqisė sė tij, kėtij i pėrkasin tė drejtat e parėlindėsisė.”

Djali i pabindur

18 “Nėse ndokujt i lind ndonjė djalė kryekėcyer e i pabindshėm, qė nuk merr vesh as pėr babė as pėr nėnė dhe ‑ i qortuar pėrbuz tė dėgjojė ‑ 19 le ta marrin e le ta ēojnė te pleqtė e qytetit tė vet, nė vendin e gjyqit 20 dhe le t’u thonė:’ Ky, djali ynė, ėshtė i padėgjueshėm dhe kryekėcyer: qortimet tona i pėrbuz, ėshtė i shfrenuar nė qejfe e nė fėlligėshti dhe pijanec.’ 21 Le ta vrasin me gurė burrat e qytetit e le tė vdesė. Le tė zhduket e keqja prej mesit tuaj, le ta dėgjojė mbarė Izraeli e le tė trembet.”

Rregullore tė ndryshme

22 “Kur ndokush bėn ndonjė mėkat pėr tė cilin meriton dėnimin me vdekje dhe vritet me varje nė dru, 23 le tė mos lihet kufoma e tij nė dru, por po atė ditė le tė varroset, sepse i varuri ėshtė mallkim i Zotit. Mos e bėj tė papastėr tokėn qė Zoti, Hyji yt, ka pėr tė ta dhėnė pėr pronė.

Kapitujt

Kapitujt