Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 28. Bekimet e premtuara

28

1 “Nėse do ta dėgjosh vėrtet zėrin e Zotit, Hyjit tėnd, pėr t’i mbajtur e pėr t’i zbatuar tė gjitha urdhėrimet e tija, qė unė po t’i urdhėroj sot, Zoti, Hyji yt, do tė tė lartėsojė mbi tė gjithė popujt qė jetojnė mbi tokė, 2 mbi ty do tė bien tė gjitha kėto bekime dhe do tė tė mbulojnė, nė qoftė se vėrtet ke pėr ta dėgjuar zėrin e Zotit, Hyjit tėnd.

3 I bekuar do tė jesh nė qytet e i bekuar nė fushė.

4 I bekuar do tė jetė fryti i kraharorit tėnd, fryti i tokės sate, fryti i bagėtive tė tua, pjella e gjedhėve tė tu dhe shtimi i deleve tė tua.

5 I bekuar ēarraniku yt dhe magjja jote!

6 I bekuar do tė jesh kur tė dalėsh e kur tė kthehesh!

7 Zoti vetė do t’i shtrojė tė mundur para teje armiqtė e tu qė do tė ēohen kundėr teje: do tė dalin kundėr teje nga njė rrugė e vetme e do tė ikin para teje nėpėr shtatė rrugė tė ndryshme.

8 Zoti do tė ēojė bekimin mbi drithnikėt e tu e nė tė gjitha veprat e duarve tė tua: do tė tė bekojė nė tokėn qė Zoti, Hyji yt, do tė ta japė.

9 Zoti do tė tė bėjė popull tė shenjtė pėr vete, po ashtu sikurse t’u pėrbetua, nė qoftė se do t’i mbash urdhėrimet e Zotit, Hyjit tėnd, dhe do tė ecėsh udhėve tė tija. 10 Tė gjithė popujt do tė shohin se mbi ty ka qenė thirrur emri i Zotit e do tė kenė frikė prej teje.

11 Zoti do tė tė mbushė me njė mijė tė mirat, me frytin e kraharorit tėnd, me frytin e bagėtive tė tua, me frytin e tokės sate pėr tė cilėn Zoti iu pėrbetua etėrve tė tu se do tė ta japė. 12 Zoti do tė hapė pėr ty visarin e begatshėm tė vetin ‑ qiellin ‑ pėr t’i dhėnė shi nė kohėn e pėrshtatshme tokės sate, pėr t’i bekuar tė gjitha veprat e duarve tė tua. Shumė popujve do t’u huajosh, kurse ti s’do tė kesh nevojė huajimi. 13 Krye do tė tė bėjė Zoti e jo bisht, gjithmonė do tė jesh lart e jo poshtė, nė qoftė se do t’i dėgjosh urdhėrimet e Zotit, Hyjit tėnd, qė unė sot po t’i parashtroj t’i kryesh e t’i zbatosh, 14 nėse nuk do t’u shmangesh fjalėve qė unė po ju urdhėroj sot as djathtas, as majtas, nėse nuk do tė shkosh pas hyjnive tė tjera e nuk do t’i adhurosh.”

Mallkimet

15 “Por nė qoftė se nuk do ta degjosh zėrin e Zotit, Hyjit tėnd, duke mos i mbajtur e zbatuar tė gjitha urdhėrimet e tija e ligjet qė unė sot po t’i urdhėroj, mbi ty do tė bien tė gjitha kėto mallkime e do tė tė mbulojnė:

16 I mallkuar do tė jesh nė qytet e i mallkuar nė fushė.

17 I mallkuar do tė jetė ēaraniku yt dhe magjja jote.

18 I mallkuar do tė jetė fryti i kraharorit tėnd, fryti i tokės sate, pjella e gjedhėve tė tu dhe shtimi i deleve tė tua.

19 I mallkuar do tė jesh kur tė dalėsh e kur tė kthehesh.

20 Zoti do tė ēojė mbi ty mallkimin, shqetėsimin e tė mbrapshtėn nė tė gjitha punėt e tua qė tė prekėsh me dorė, derisa tė tė shfarosė e tė tė zhdukė shpejtė pėr shkak tė veprave tė tua shumė tė kėqija me tė cilat mė le mua. 21 Zoti do tė ngjeshė murtajėn derisa ta tresė farėn prej tokės, nė tė cilėn do tė hysh pėr ta trashėguar. 22 E Zoti do tė tė godasė me shfarosje, me ethe, me djegie, me zjarrmi, me thatėsi, me kllogjėn, me ndryshk e do tė tė pėrndjekė derisa tė tė tresė fara.

23 Qielli qė ėshtė mbi kokėn tėnde do tė bėhet i bronztė, kurse toka qė shkel me kėmbė, e hekurt. 24 Zoti do ta kthejė shiun e tokės sate nė pluhur, hi do tė bjerė prej qiellit mbi kokėn tėnde derisa tė zhdukesh prej faqes sė dheut.

25 Tė dėrrmuar, Zoti do tė tė dorėzojė para armiqve tė tu: nėpėr njė rrugė do tė dalėsh kundėr tyre dhe nėpėr shtatė do tė ikėsh. Dordolec do tė bėhesh pėr mbarė mbretėritė e botės. 26 Kufoma jote do tė jetė pre e shpendėve tė ajrit dhe e egėrsirave tė tokės: s’do tė ketė as kush t’i dėbojė!

27 Do tė tė godasė Zoti me ēiban tė Egjiptit, me brith, me strokė e me urth, prej tė cilėve s’do tė mund tė shėrohesh. 28 Marrėzi, verbėsi e ēmendje mbi ty do tė ēojė Zoti: 29 nė pikė tė ditės do tė endesh verbėrisht nė errėsirė siē endet i verbėti, e nuk do ta gjesh rrugėn tėnde. Do tė jesh gjithmonė i ndrydhur dhe i shfrytėzuar, dhe s’do ta kesh atė qė tė tė shpėtojė.

30 Tani martohesh, por dikush tjetėr do tė flejė me tė!

Tani e ndėrton shtėpinė, e dikush tjetėr do tė banojė nė tė!

Tani mbjell vreshtin, por s’do ta vjelėsh ti!

31 Ndėr sy tė tu do tė pritet kau yt, por ti s’do tė hash prej tij! Ndėr sy tė tu do tė rrėmbehet gomari yt, e nuk do tė tė kthehet mė. Delet e tua do t’u jepen armiqve tė tu, e nuk do tė gjendet kush tė tė ndihmojė.

32 Bijtė e tu e bijat e tua do t’i jepen nje populli tjetėr. Sytė e tu do shikojnė pas tyre e nė lot do tė shkrihen gjithė ditėn e lume, por asgjė s’do tė mund tė bėjė dora jote. 33 Njė popull qė ti s’e njeh, do t’i hajė frytet e tokės sate dhe djersėn tėnde dhe pėrherė do tė jesh i ndrydhur i dėrrmuar si njė ditė pėr ditė. 34 Mendtė do tė tė dalin prej mjerimit qė do tė shohin sytė e tu.

35 Me ēibanė tė tmerrshėm nė gjunjė e nė pulpa Zoti do tė tė godasė, prej shputės sė kėmbės e nė majė tė kresė dhe nuk do tė mund tė shėrohesh.

36 Ty dhe mbretin qė do ta vėsh tė sundojė mbi ty, Zoti do t’ju tresė nė njė popull qė s’e njohe ti as tė parėt e tu dhe atje do t’u shėrbesh hyjnive tė huaja ‑ drurit e gurit.

37 Do tė bėhesh surrat, lojė e pėrrallė pėr tė gjithė popujt ndėr tė cilėt tė treti Zoti.

38 Shumė farė do tė mbjellėsh e pak do tė korrėsh, sepse karkaleci do t’i pėrpijė tė gjitha. 39 Vreshta do tė mbjellėsh e do t’i punosh, por verė s’do tė pish dhe asgjė s’do tė vjelėsh, sepse do t’i hajė krimbi. 40 Ullinj do tė kesh gjithkund nė tokėn tėnde, por me vaj s’do tė lyhesh, sepse do t’i derdhin kokrrat tė papjekura. 41 Bij e bija do tė tė lindin, por ti s’do t’i gėzosh, sepse do tė merren skllevėr. 42 Tė gjitha pemėt e tua dhe frytet e tokės do t’i hajė karkaleci. 43 Njė ardhacak qė tė ndodhet nė mesin tėnd, do tė dalė mbi ty e do tė lartėsohet, kurse ti do tė biesh poshtė e mė poshtė. 44 Ai do tė tė huajojė ty e ti s’do t’i huajosh atij. Ai do tė jetė krye e ti do tė jesh bisht.

45 Tė gjitha kėto mallkime do tė bien mbi ty e duke tė pėrndjekur, do tė tė pushtojnė derisa qė tė asgjėsohesh, sepse nuk e dėgjove zėrin e Zotit, Hyjit tėnd, dhe nuk i mbajte urdhėrimet e ligjet e tija, qė t’i ka dhėnė. 46 Ato do tė shėrbejnė si shenjė emnese mbi ty e mbi pasardhėsit e tu pėr jetė tė jetėve.”

Parakallėzim luftėrash dhe mėrgimi

47 “Meqė nuk i shėrbeve Zotit, Hyjit tėnd, me gėzim e me hare tė zemrės pėr shkak tė brusnisė, 48 do t’i shėrbesh armikut tėnd qė do tė ta ēojė Zoti, nė uri, nė etje, nė zhveshje dhe nė skamje tė plotė. Mbi zverkun tėnd zgjedhė hekuri do tė tė mbėrthejė derisa tė ta marrė shpirtin.

49 Mbi ty Zoti do tė sjellė njė popull prej sė largu, prej skajit tė tokės, qė do tė fluturojė porsi shqiponja, njė popull, tė cilit nuk do tė mund t’ia marrėsh vesh gjuhėn; 50 njė popull tė pashpirt qė s’nderon plak e s’mėshiron tė ri. 51 Ai do ta hajė frytin e bagėtive tė tua e frytin e tokės sate derisa tė tė asgjėsojė. Nuk do tė tė lėrė as drithė, as verė, as vaj, as kėmbė viēi as shtėrri derisa tė mos bėjė qė tė zhdukesh. 52 Ai do tė tė rrethojė nė tė gjitha qytetet e tua derisa tė shpartallohen muret e tua tė forta e tė larta, nė tė cilat e kishe vėnė shpresėn, gjithkund nė tokėn tėnde. Do tė mbetesh i ngujuar brenda dyerve tė tua nė mbarė tokėn tėnde, tė cilėn do tė ta japė Zoti, Hyji yt. 53 E gjatė rrethimit, prej gjendjes sė mjerueshme nė tė cilėn do tė tė shtrėngojė armiku yt, do tė hash frytin e kraharorit tėnd, mishin e bijve e tė bijave tė tua, qė do tė t’i ketė dhėnė Zoti, Hyji yt. 54 Njeriu, edhe mė i ndjeshmi dhe mė i buti ndėr ju, do ta shikojė me sy tė keq vėllanė e vet, gruan e vet dhe fėmijėt e vet qė do t’i kenė mbetur ende gjallė, 55 qė tė mos i japė asnjėrit prej tyre nga mishi i bijve tė vet qė do ta hajė, sepse s’i ka mbetuar asgjė tjetėr gjatė rrethimit nė mjerim qė do tė shtrėngojnė armiqtė e tu brenda tė gjitha qyteteve tė tua. 56 Gruaja, edhe mė e ndjeshmja dhe mė e buta ndėr ju, qoftė dhe aq e ndjeshme dhe aq e butė saqė tė mos i bėhej as ta vinte shputėn e kėmbės mbi tokė, do tė shikojė deri edhe burrin e vet qė e ka shtrėnguar pėr zemėr, tė birin e tė bijėn 57 edhe do tė fshihet pėr ta ngrėnė tinėz tyre deri edhe shtratin qė del prej kraharorit tė saj edhe fėmijėt qė posa lindin pėr tė mos u bėrė pjesė atyre, sepse i mungon gjithēka pėr shkak tė rrethimit nė mjerim, qė do tė ngrehin armiqtė e tu brenda qyteteve tė tua.

58 Nėse nuk do t’i mbash dhe nuk do t’i zbatosh tė gjitha fjalėt e kėtij Ligji, qė janė tė shkuara nė kėtė libėr, e nėse nuk do ta druash kėtė Emėr tė lavdishėm e tė tmerrshėm ‑ Zotin, Hyjin tėnd, 59 atėherė Zoti do t’i shtojė pėrtej mase plagėt e tua e plagėt e pasardhėsve tė tu, plagė tė mėdha e tė pashėrueshme, sėmundjet mė tė rėndat e tė pėrhershme. 60 Mbi ty do t’i ēojė tė gjitha tė kėqijat e Egjiptit, qė i ke drashtur dhe ty do tė tė mbulojnė. 61 Pėr mė tepėr edhe tė gjitha sėmundjet e plagėt e tjera, qė nuk janė tė shkruara nė librin e kėtij Ligji, mbi ty do t’i ēojė Zoti derisa tė tė ketė shqimur fare. 62 Prej jush s’do tė mbesė veēse njė numėr i vogėl njerėzish, prej jush qė ishit shumė porsi yjet e qiellit, sepse nuk e dėgjove zėrin e Zotit, Hyjit tėnd.

63 Siē kėnaqej Zoti mė parė duke ju bėrė mirė e duke ju shtuar, kėshtu do tė gėzohet mbi ju duke ju humbur e duke ju shkatėrruar, qė tė zhdukeni prej tokės, nė tė cilėn do tė hyni pėr ta trashėguar.

64 Do tė tė tresė Zoti nėpėr popuj prej njė skaji nė skajin tjetėr tė tokės dhe atje do t’u shėrbesh zotave tė huaj qė s’i njohe ti as etėrit e tu ‑ idhujve tė drunjtė e tė gurtė.

65 Madje mes kėtyre popujve njė herė s’do kesh pushim e nuk do tė kesh vend pėr tė pushuar shputėn e kėmbės sate. Atje Zoti do tė tė japė njė zemėr frikacake, sy tė humbur, shpirt tė dėrrmuar. 66 Jeta jote do tė jetė gjithmonė nė rrezik: do tė trembesh natė e ditė e s’do tė jesh i sigurt pėr jetėn tėnde. 67 Nė mėngjes do tė thuash: ‘A do ta pres mbrėmjen?’ E nė mbrėmje: ‘A do tė ndjeh nė mėngjes?’ pėr shkak tė frikės sė madhe tė zemrės sate e pėr shkak tė gjėrave tė tmerrshme qė do t’i shikosh me sytė e tu.

68 Nė Egjipt nė barka do tė tė kthejė Zoti, udhės pėr tė cilėn tė kam pasė thėnė: ‘Kurrė s’do ta shikosh mė!’ Atje do t’u shiteni armiqve tuaj pėr skllevėr e skllave, por s’do t’ju blejė kush!”

FJALIMI I TRETĖ

69 Kėto janė fjalėt e bėsėlidhjes qė Zoti i urdhėroi Moisiut ta lidhė me bijtė e Izraelit nė tokėn Moab pėrveē asaj besėlidhjeje qė lidhi me ta nė Horeb.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Bekimet e premtuara