Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 22. Zėri i mirė i gruas sė re

22

1 Kur ta shohėsh kaun ose delen e humbur tė vėllait tėnd, mos kalo, por ēoja vėllait tėnd. 2 E nėse vėllai yt nuk ėshtė afėr, ose nuk e njeh, ēoje nė shtėpinė tėnde derisa t’i kėrkojė vėllai yt e t’i marrė. 3 Po kėshtu vepro edhe me gomarin, me petkun e me ēfarėdo gjėje qė t’i ketė humbur vėllait tėnd: nėse i gjen, mos bėj sikur s’i pashė. 4 Nėse sheh se ėshtė rrėzuar gomari ose kau i vėllait tėnd nė rrugė, mos u shmang, por ngrije bashkė me tė.

5 Gruaja tė mos vishet me petka burrash as burri tė mos i pėrdorė tė vėshmet e grave: sepse kushdo bėn kėshtu i velet Zotit, Hyjit tėnd.

6 Nėse, duke bėrė rrugė, nė njė dru ose nė tokė gjen njė ēerdhe tė ndonjė shpendi dhe nėnėn duke ndenjur mbi zogj ose mbi vezė, mos ua merr zogjve nėnėn, 7 por lėre nėnėn tė shkojė e merri zogjtė. Kėshtu do tė jesh fatmirė e jetėgjatė.

8 Kur tė ndėrtosh shtėpi tė re, bėji mur pėrreth tarracės qė e mbulon dhe kėshtu nuk do tė biesh nė gjak nėse ndokush thyen qafėn prej saj.

9 Mos mbill tjetėr gjė nė vreshtin tėnd qė tė mos shugurohet njėherėsh e ēka mbolle e fryti i vreshtit.

10 Mos lėvro me njė ka e me njė gomar sė bashku.

11 Mos vish petk tė punuar me lesh e me li pėrzier.

12 Bėji thekė nė katėr kėndet petkut me tė cilin mbulohesh.”

Zėri i mirė i gruas sė re

13 “Kur ndokush martohet dhe bashkėjeton me gruan, por pastaj e urren, 14 i shpifet pėr punė tė liga e ia merr nderin duke thėnė: ‘Unė e mora kėtė pėr grua, por kur iu afrova nuk e gjeta tė virgjėr’, 15 atėherė i ati dhe e ėma e vajzės le t’i marrin e le t’i ēojnė me vete shenjat e virgjėrisė sė vajzės te pleqtė e qytetit, te dera. 16 I ati le tė thotė:’ Kėtij burri ia dhashė bijėn time pėr grua. Ky, pasi e urren, 17 ia qiti zėrin e keq saqė thotė: ‘Nuk e gjeta vajzėn tėnde tė virgjėr’; e pra, ja shenjat e virgjėrisė sė vajzės sime’. Atėherė le ta shtrijnė petkun para pleqve tė qytetit. 18 Atėherė pleqtė e qytetit le ta marrin burrin e saj dhe le ta rrahin 19 e pėr mė tepėr le ta dėnojnė me njėqind sikla tė argjendtė, tė cilėt do t’ia japin babait tė vajzės, sepse u pėrhap njė zė tejet i keq pėr njė virgjėreshė tė Izraelit dhe i duhet ta marrė pėr grua dhe nuk do tė mund ta lėshojė pėrjetė.

20 Por nėse ėshtė e vėrtetė ē’thotė ai, nėse vajza vėrtet nuk u gjete e virgjėr, 21 le ta qesin te dera e babait tė saj dhe burrat e atij qyteti le ta vrasin me gurė dhe le tė vdesė, sepse bėri poshtėrsi nė Izrael: fėlligėshtoi nė shtėpinė e t’et. Kėshtu do ta ērrėnjosėsh tė keqen prej mesit tėnd.”

Kurorėshkelja dhe fėlligėshtia

22 “Nėse gjendet ndonjė njeri qė fle me gruan e tjetėrkujt, le tė vriten tė dy, burri dhe gruaja. Kėshtu do ta ērrėnjosėsh tė keqen nga Izraeli.

23 Nėse njė vajzė tė virgjėr, tė fejuar pėr burrė, e gjen ndokush nė qytet dhe fle me tė, 24 ēoni tė dy te dera e atij qyteti dhe vritni me gurė derisa tė vdesin: vajzėn, sepse nuk lėshoi kushtrimin, pasi ishte nė qytet, trimin, sepse e dhunoi gruan e tė afėrmit tė vet, Kėshtu do ta ērrėnjosėsh tė keqen prej mesit tėnd. 25 Por, nėse trimi e gjen nė fushė vajzėn e fejuar, e kap dhe e dhunon, ai le tė vritet vetėm; 26 vajzės mos i bėj asnjė tė keqe, s’ėshtė fajtore pėr vdekje, sepse, sikur kur dikush ēohet kundėr vėllait tė vet dhe e vret, po kėshtu pėsoi edhe ajo vajzė: 27 ishte vetėm nė fushė, kishte bėrtitur vajza e fejuar, por s’qėlloi askush qė t’i ndihmonte.

28 Nėse njė njeri gjen njė vajzė tė virgjėr tė pafejuar, e kap dhe mėkaton me tė, dhe ēėshtja del para gjykatėsve, 29 ai qė ka fjetur me tė, le t’i japė t’et tė vajzės pesėdhjetė sikla tė argjendtė e le ta marrė pėr grua, sepse ai e ka dhunuar: nuk ka mundėsi ta lėshojė pėr sa tė jetė gjallė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Zėri i mirė i gruas sė re